Përshkrimet
e trajnimi lidhur me trajnimin e vazhdueshëm 2005
Ky
dokument përshkruan përmbajtjen e trajnimit të propozuar
për vitin 2005, i bazuar në vlerësimin e nevojave,
inputi i IGJK-së dhe rezultatet e programit të konferencës
që u mbajt më 18 tetor 2004.
Të
gjitha trajnimet zgjasin dy ditë dhe do të mbahen në
hotele, tërë kohën jashtë Prishtine. Shpenzimet
e transportit, ushqimi dhe akomodimi i pjesëmarrësve do
të ofrohen pa pagesë.
Të
gjithë gjykatësit dhe prokurorët duhet që të
zgjedhin trajnimet në të cilat dëshirojnë të
marrin pjesë. Programi i trajnimit do të vendoset sipas
nevojave të shqiptuara. Dështimi gjatë aplikacionit
do të mund të shkaktonte një ofrim të kufizuar
të trajnimeve.
I.
TRAJNIMI NDER-SEKTORIAL
1.Seminari:
Etika në praktikë: Pavarësia dhe paanësia e
gjyqësorit. Grupi i prekur janë gjykaësit. Qëllimi
i këtij trajnimi është të mësohet më
shumë për ligjin profesional që e rregullon punën
e tyre. Trajnimi do të ofroj një vështrim më
të thellë në gjendjen praktike ku pavarësia
do të mund të rrezikohej. Trajnimi do të shqyrtoj
gjendjen e gjykatësit si një vendim-marrës i vetëm
apo në panel, do të fokusohet në përgjegjësitë
që kanë të bëjnë me Sundimin e Ligjit dhe
rendin social, Kodet e mirësjelljes dhe masat disciplinore.
Ky
seminar do të merrë parasysh përvojën e mbledhur
në seminarin mbi etikën në nëntor 2004, që
është zhvilluar në bashkëpunim me KGJPK-në
dhe ligjeruesin ndërkombëtar Gramman. Një element
i ti do të jetë pyetja se si të trajtohen gazetarët
dhe interesi medial.
Metodat: do të jenë ligjerimet, rastet praktike dhe ushtrime
në grupe punuese.
Data e planifikuar: 11. dhe 12. Tetor 2005.
2.
Punëtori: Interpretimi i ligjeve kondradiktore. Grupi i prekur
i këtij trajnimi janë gjykatësit dhe prokurorët.
Qëllimi i këtij trajnimi është të ofroj
udhëzime lidhur me përdorimin e ligjeve te vjetra apo
atyre të reja / rregulloreve të UNMIK-ut. Punëtoria
gjithashtu diskuton pranimin e ligjeve ndërkombëtare nga
vendorët. P.sh. mbajtja e armës pas skadimit të licencës
dhe mbajtja e kopjeve të armëve janë konsideruar
si krime serioze me ligj por mund të mos konsiderohen kështu
nga vendorët. Pyetje të ngjashme mund të dalin në
fushat e diskriminimit, lirinë e lëvizjes, qasjen në
drejtësi dhe preventivë të dhunës dhe pasojave
në realitetin Kosovar. Pjesëmarrësit duhet që
të para mbajtjes së punëtorisë të dallojnë
temat e konfliktit dhe në fund të krijojnë një
lloj publikimi mbi gjetjen e ligjeve të zbatueshme dhe bindjes
së vendorëve që të respektojnë këtë
ligj.
Data e planifikuar: 3. dhe 4. Mars 2005.
3.
Seminari: Shkenca dhe teknologjia na gjykata: Ky trajnim azhuron
gjykatësit dhe prokurorët për mundësitë
të cilat ekspertët i kanë sot për të gjetur
fakte. Ekspert të ndryshëm në fusha të caktuara
sic janë ndërtimi i ndërtesave, aksidente trafiku,
ADN, IT ose mjekësi do të bëjnë prezantime mbi
teknikat moderne dhe legjislacionin e fundit. Në fund pjesëmarrësit
do të kenë një kuptim më të thellë
të teknikave të mundshme hetimore dhe provave dhe rolit
të ekspertëve.
Data e planifikuar: 4. Shkurt 2005.
4.
Rrethi i seminarit dhe aktiviteti: ligji i Unionit Europian. Rruga
e Kosovës për në UE vecse është hapur.
Gjyqësori duhet të përgatitet që një ditë
behët kandidate, dhe për këtë duhet ti përmbush
Kriteret e Kopenhagës dhe duhet të implementoj "acquis
communautaire". Ky grup trajnues që përbëhet
prej personave të cdo distrikti merrë njësi trajnuese
duke përfshirë një në një qytet Europian
për të thelluar njohuritë e ligjit të UE-së.
Pjesëmarrësit e këtij trajnimi duhet të jenë
të gatshëm të bëhen trajnues ligjor të
UE-së në IGJK dhe gjatë aktiviteteve përcjellëse
trajnuese mund të ju ofrohet një studim trajnimi në
qyetet europiane nesë i kanë shënuar të dy aktivitetet.
4a: Data e planifikuar 20. dhe 21. Prill 2005
4b: Data e planifikuar 31. Maj dhe 1. Qershor 2005
5.
Seminari: Të drejtat e njeriut në procedurat penale në
praktikë. Grupi i prekut i këtij trajnimi janë gjykatësit
që bëjnë dëgjimin e rasteve penale dhe prokurorët.
Qëllimi i këtij trajnimi është që të
fitohet kuptimi i vendosur i konceptit të "procesit të
përshtatshëm" dhe "gjykimit të drejtë".
Pjesëmarrësve do të mundësohet të shohin
se kur janë ligjet e tyre në kundërshtim me konventat
ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të
njeriut, dhe se si të merret vendimi dhe arsyetimi për
gjykimin si rezultat i kundërshtimit të tillë. Metodat
e trajnimit do të fokusohen në situatat e përditshme
praktike për të cilat duhet pjesëmarrje aktive.
Data e planifikuar: 3. dhe 4. Maj 2005
II.
LIGJI PENAL
6.
Seminari: Krime lufte. Trajnimi merret me krimet e luftes në
Kosovë të cilët nuk janë adresuar nga ICTY dhe
rolin që gjykatësit dhe prokurorët vendor duhet të
marrin gradualisht në këto lloj procedurash.
Data e planifikuar: 18. dhe 19. Maj 2005
7.
Seminari: ligji mbi të miturit. Ky trajnim përfshinë
aspekte të të miturve para gjykatave sidomos duke u fokusuar
në aspekte sic janë kompetencat, lirimi me kush dhe masat
edukative.
7a Data: 24 Maj 2005
7b Data: 20 Shtator 2005
8.
Seminari: Larje parash dhe krimet ekomomike. Seminari i parë
kundër larjes së parave është mbajtur më
21 dhe 22 shtator 2004. Grupi i prekur i këtij seminari janë
gjykatësit dhe prokurorët me njohuri të mëhershme
në këtë fushë. Ne seminar poashtu do te prezentohen
edhe crime te tjera ekonomike. Ngjarje e vitit 2005 do të organizohet
në bashkëpunim të ngushtë më ekspertët
ndërkombëtar.
Data e planifikuar: 21 dhe 22 Mars 2005
9.
Seminari: Bashkëpunimi ndërkombëtar në qështjet
penale dhe ekstradimi. Seminari mbi dispozitat e reja sa i përket
ndihmës ndërkombëtare juridike do të mbahet
në Nëntor 2004, përsëritje në 2005. Ngjarje
e vitit 2005 do të organizohet në bashkëpunim të
ngushtë më ekspertët ndërkombëtar.
Data e planifikuar: 15 dhe 16 Nëntor 2005.
10. Punëtoria: Bashkëpunimi me polici në procedurat
e paraburgimit. Grupi i prekut i këti janë 14 prokurorë
dhe gjykatës të paraburgimit si dhe policë gjyqësorë
nga të gjithe qarqet. Seminari do të mbahet në shkollën
e policisë, akomodimi do të ofrohen në një hotel
aty pranë. Qëllimi i seminarit është vendosja
së bashku me trajnuesit e shkollës policore e mirëkuptimit
të përbashkët lidhur me përgatitjen e dokumeteve
gjatë procedurët paraburgosëse dhe trajtimi i hetimit
në vendit ku është bërë krimi. Pjesëmarrësit
do të mësojnë se si të ballafaqohen me rregullat
kontradiktore të ligjit dhe si të ja dalin në krye
pa udhëzime dhe komente ligjore. Metodat janë ligjerimet
dhe grupet punuese. Pjesëmarrësit duhet të marrin
pjesë aktive në një dokument i cili do të duhet
të hartohet gjatë seminarit.
10a: Data e planifikuar: 6 dhe 7 Prill 2005
10b: Data e planifikuar: 25 dhe 26 Tetor 2005 (konferenca me prioritet
për kryetarët, kryeprokurorët, hartuesit e ligjeve)
11.
Punëtoria: Paqartësia dhe kontradiktat në aplikimin
e ligjit të ri penal dhe të procedurës penale. Grupi
i prekur janë prokurorët dhe gjykatësit të cilët
dëshirojnë identifikojnë dhe diskutojnë kundërshtimet
dhe vrimat në legjislacionin e fundit dhe i zgjidhin këto
probleme praktike. Disa tema vecse janë diskutuar në bashkëpunim
me Asociacionet e Gjykatësve, Prokurorëve dhe Avokatëve
për tri tema të ndryshme në tetor të 2004 (konfirmimi
i padisë), nëntor 2004 (shtyerja e arrestimit) dhe dhjetor
2004 (dëgjimi kryesor), duke përfshirë simulimin
e gjykimit. Këto tema duhet që të shtohen në
bazë të nevojës: mbrotja e dëshmitarëve,
dënimi alternativ dhe i kushtëzuar, arresti shtëpiak
si një dënim i ri, roli i viktimës ose personit të
dëmtuar dhe përcakrtimi i datës së burgosjes
në rastin e arrestimit. Sipas kërkeësë tema
do të ndahet në disa aktivitete ose do të ofrohet
disa herë në regjione të ndryshme.
a Data: 26 dhe 27 Janar 2005:
b Data: 10 dhe 11 Shkurt 2005: Mbrojtja Ligjore
c Data: 10 dhe 11 Mars 2005: Ligji per te Mitur
d Data: 26 dhe 27 Prill 2005: paraburgimi dhe te drejtat e njeriut
ne praktike
e Data: 28 dhe 29 Qershor 2005: te zgjidhet tema aktuale, p.sh.
ankesa, pezullimi i denimit, denimi alternativ dhe i kushtezuar
dhe lirimi.
f Data: 27 dhe 28 Shtator 2005: te zgjidhet tema aktuale, p.sh.
mbrojtja e viktimave dhe deshmitareve. Seminari ofron keshilla praktike
se si te arrihet nje mbrojtje efikase e viktimave dhe deshmitareve
ne bashkepunim me polici dhe administraten gjyqesore.
g Data: 29 dhe 30 Nentor: te zgjidhet tema
12.
Seminari: Luftimi i krimit të organizuar, trafikimi i qenjeve
njerëzore, drogës.
Ky trajnim është i hartuar për gjykatësit dhe
prokurorët që bëjnë dëgjimin e rasteve
penale me aspekte të ndryshme të krimit të organizuar
sic janë trafikimi i njerëzve, krimet e lidhura me armë
dhe narkotikë, hetimi, konfiskimi i pronës, ligji i pavarur,
bashkëpunimi ndërkombëtar, mbrojtja e dëshmitarëve
dhe stafit të gjykatës, udhëheqja e gjykimit me avokatë
jokooperues.
12a Data e planifikuar: 22 dhe 23 Shkurt 2005
12b Data e planifikuar: 13 dhe 14 Shtator 2005: duke përshirë
ekspertë të imigrimit.
13.
Punëtoria: Mbi kundërvajtjet: Kjo ngjarje i është
adresuar prokurorëve dhe gjykatësve në gjykatat për
kundërvajtje dhe reflekton zhvillimin e fundit në të
këtë fushë. Pjesëmarrësit do ti shohin
mundësitë e zvogëlimit të barrës së
punës në këtë fushë dhe mund të zhvillojnë
propozime për tu ballafaquar me lloje specifike të rasteve.
Tema shtesë do të vecohen gjatë këtij viti.
13a Data e planifikuar: 17 Shkurt 2005
13b: Data e planifikuar: 26 Maj 2005
13c: Data e planifikuar: 22 Shtator 2005
13d: Data e planifikuar: 17 Nëntor 2005.
14.
Aktiviteti: Vizita në polici: Pjesëmarrësit eksperiencojnë
teknologjinë e fundit duke azhuruar dhe mësuar më
tepër për metodat e hetimit teknik (përgjimi i telefonit,
ADN) dhe zhvillimet e krimit (krimet në internet).
Data e planifikuar: 1 Shator 2005
15.
Seminari: Zhvillimet e fundit në ligjin penal dhe të procedurës
penale. Ky program trajnues do të merret me rregulloret e UNMIK-ut
të aprovuara së fundi. Temat e detajuara janë identifikuar
gjatë vitit në mënyrë që të informohen
pjesëmarrësit lidhur me zhvillimet e fundit (p.sh. procedurat
penale që përfshijnë personat me të meta mendore,
zbatimi i sanksioneve penale, amandamentet e mundshme në Kodin
Penal dhe kodin e procedurës penale).
Data e planifikuar: 7 dhe 8 Qershor 2005 ose data tjera varësish
prej shpalljes së rregulloreve të UNMIK-ut.
III.
LIGJI CIVIL
16.
Seminari: Ligji antidiskriminues. Ky ligj është miratuar
dhe do të zbatohet së shpejti. Seminari jep informata
për ligjin, diskuton ndryshimet relevante për rastet tipike
dhe do të zbatoj ligjin në dimensionet europiane. Ligjeruesit
e OSBE-së sikurse edhe ligjeruesit nga Bullgaria, ku një
ligj i ngjashëm është aprovuar së fundi, do
të marrin pjesë.
Data e planifikuar: 7 dhe 8 Shkurt 2005.
17.
Seminarr: Zhvillimer e fundit apo azhurimi i ligjit civil dhe të
procedutës civile: Kjo ngjarje informon për rregulloren
e aprovuar në fushën e ligjit civil në Kosovës.
Temat do të zgjidhen shkurtimisht paraprakisht në bazë
të zhvillimeve ligjore në terren. Temat në vijim
do të jenë posacërisht ligji mbi pronat, drafti i
ligjit familjar dhe të trashigimisë, ligji mbi obligimet
dhe mbi zhvillimet në nivel të UE-së. GTZ-ja gjermane
është duke punuar në kompletimin e kodit të
ri civil dhe është duke përgatitur trajnimin nevojave
të shumëfishta. Në rast ligji ende nuk është
në dispozicion trajnimi ofron informata lidhur me zhvillimet
e fundit. Për më tepër pjesëmarrësit mësojnë
në ushtrime grupore me raste praktike se si mund të trajtohet
sesioni gjyqësor dhe se si mund të përdoret njohuria
psikologjike në dëgjimin e dëshmitarëve, diskutim
me avokatë, prokurorë dhe palë dhe në gjatë
gjykimit të rasteve civile. Pjesëmarrësit mësojnë
për rregullimet dhe ndërmjetësimin. IGJK-ja është
mirë e njuhor me vlerësimet e nevojave dhe inputin e mundshëm
të projekteve tjera dhe do të shtojë këto përvoja
në trajnim.
17a Data e planifikuar: 24 Shkurt 2005 (ligji familjar/ligji i trashëgimisë)
17b Data e planifikuar: 3 dhe 4 Maj (ligji mbi obligimet)
17c Data e planifikuar: 14 dhe 15 Qershor 2005 (ndërmjetësimi,
rregullimi)
17f Data e planifikuar: 9 dhe 9 Nëntor 2005 (zhvillimet e fundit)
18.
Punëtoria mbi pronën, kadastrin dhe ligjin e hipotekës:
Dëgjimi nga ana e gjykatësve të rasteve të pronës
përmbledhë shumë probleme praktike: Të dhënat
e nevojshme për rregullimin e pronave janë vetën
në Serbi dhe të gjitha informacionet shtesë për
pronësinë mungon. Vështirësitë shfaqen
gjithashtu në bashkëpunim me drejtorinë banesore
dhe të pronësisë. Kjo punëtori do të përblledhë
problemet më të mëdha, do të ofroj një
mundësi që të shkëmbehet përvoja me kolegët
dhe do të përfundoj me një listë pyetjesh që
duhet të zgjidhen në praktikë dhe që do të
paraqesin bazat për punëtoritë dhe trajnimet e ardhshme.
Aspekte praktike do të jenë gjithashtu mjetet për
mbrojtjen e pronës private dhe transferin e pronës shtetërore
në pronë private dhe forma tjera të pronësisë.
Gjykatësit pjesëmarrës janë të udhëzuar
që të mos e ndalojnë regjistrimin e hipotekave në
librat e tyre dhe ti dërgojnë informatat në Kadastër.
Punëtoria do të zhvilloj një formë speciale
për ti dërguar këto informacione dhe siguroj integritetin
dhe kompletimin e informacioneve. Për më tepër, qasja
e gjykatës në informacione të KCIS-së është
kontrolluar dhe mekanizmat e shkëmbimit dhe marrëdhënjëve
në mes të gjykatave dhe entiteteve të ndryshme do
të krijohet në grupet punuese me këta të interesuar
kryesor). Varësisht prej zhvillimeve ligjore dhe disponueshmërinë
e folësve përmbajtja e saktë e trajnimit do të
përcaktohet më vonë.
18a Data e planifikuar: 31 Janar 2005 dhe 1 Shkurt 2005
18b Data e planifikuar: 10 dhe 11 Maj 2005
18c Data e planifikuar: 12 dhe 13 Korrik 2005
18d Data e planifikuar: 6 dhe 7 Dhejtor 2005.
19.
Seminari: Zbatimi i gjykimeve civile: Grupi i prekur janë gjykatësit
që merren me këtë temë. Tekstet e ligjeve dhe
rregulloreve të reja duhet të analizohen para se të
dorëzohen si materiale vetë-mësimi. Në këtë
ngjarje do të trajnohen obligimet e reja dhe përgjegjësitë
nën rregullore dhe do të përshtatet më të
gjithë të interesuarit kryesorë për të
ju mundësuar që të promovohet debati ndër-institucional
dhe të hartojnë mekanizmin e vetë të bashkëpunimit.
Data e planifikuar: 18 dhe 19 Tetor 2005.
20.
Rrethi i seminarit: Ligji komercial. Grupi i prekur i trajnimit
është grupi i gjykatësve që bën dëgjimin
e rasteve civile apo komerciale dhe mund të jetë edhe
avokatët. Pjesëmarrësve ju kërkohet që
të marrin pjesë në rrethin prej pesë trajnimesh,
që do të fusin pjesëmarrësit në botën
e investuesve dhe ti mësoj se si janë duke u zhvilluar
investimet dhe ekonomia në Kosovë. Trajnimi përfshinë
tema sic janë ligji komercial, tregëtia, korporata, investimet,
ligji bankar dhe i financave, antitrusti, e drejta e autorit dhe
konflikti i ligjeve apo letë balansi. Ata do të mësojnë
për perspektivën e "anës tjetër",
do të thotë perspektivën e profesioneve tjera dhe
të investitorëve të huaj. Pjesëmarrësit
e këtij trajnimi duhet të jenë të gatshëm
që të bëhen trajnues në IGJK. IGJK-ja është
e mirë e njoftuar me projektet vijuese të ICON-it dhe
mund të zëvendësoj këtë trajnim me trajnimet
e ardhshme të ICON-it.
20a Data: 8 dhe 9 Mars 2005
20b Data: 5 dhe 6 Korrik 2005
20c Data: 13 dhe 14 Dhjetor.
21.
Seminari: Ligji i punës. Grupi i prekur janë gjykatësit
që bëjnë dëgjimin e rasteve të punës
si njëra prej aktiviteteve të tyre. Seminari ofron informacione
lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe UE duke përshfirë
qështjet anti-diskriminuese.
Data e planifikuar: 6 dhe 7 Shtator 2005
IV.
TRAJNIMI PER AFTESIM
22.
Teknikat e punës në qështjet civile. Ky seminar mëson
se si për organizohet më mirë puna, të rritet
efikasiteti dhe të parandalohet stresi. Gjykatësit civil
mësojnë se si të zvogëlojnë barrën
e rasteve dhe të bëjnë përgatitjen më efektive
të rasteve në mënyrë që ato të trajtohen
mbrenda një sesioni dhe se si bëhet gjykim me to. Pjesëmarrësit
diskutojnë situata tipike të përditshmërisë
gjyqësore sic janë mungesa e dëshmitarëve, ekspetët
joaktiv dhe avokatët jokooperues.
Data e planifikuar: 12 dhe 13 Prill 2005
23.
Gjetja e fakteve dhe vlerësimi i provave: Gjykatësit dhe
prokurorët mësojnë se si të krijojnë evidenca,
prova, evidenca të kontestueshme dhe të pakontestueshme
dhe fitojnë paraqitje psikologjike dhe sociale lidhur me teknikat
e vlerësimit, rolin e ekspertëve dhe vlerësimin e
deklaratave të dëshmitarëve dhe lidhur me sjelljet
e njerëzve në gjykata dhe marrja e një reagimi personal.
Data e planifikuar: 8 dhe 9 Shkurt 2005
24.
Si të shkruhet bindja, gjykimet e parashikueshme në shqyrtimin
e ligjit të rasteve civile: Ky trajnim ofron kuptim më
të plotë se si vendimet bëhen më bindëse,
se si vendimet e mëhershme mund të përdoren dhe se
si vendimet mund të harmonizohen. Në trajnohet edhe skicimi
i letrave ligjore.
Data e planifikuar: 15 dhe 16 Skurt 2005
25.
Si të shkruhet bindja, gjykimet e parashikueshme në shqyrtimin
e ligjit të rasteve penale: Ky trajnim ofron kuptim më
të plotë se si vendimet bëhen më bindëse,
se si vendimet e mëhershme mund të përdoren dhe se
si vendimet mund të harmonizohen. Në trajnohet edhe skicimi
i letrave ligjore. Gjykatësit që bëjnë dëgjimin
e rasteve penale dhe prokurorët mësojnë përmes
rasteve praktike, cilat elemente mund të merren në konsiderim
kur duhet të vendoset lloji dhe kohëzgjatja e dënimit.
Gjykatësit mësojnë se si të zvogëlojnë
barrën e rasteve dhe të bëjnë përgatitjen
më efektive të rasteve në mënyrë që
ato të trajtohen mbrenda një sesioni dhe se si bëhet
gjykim me to. Pjesëmarrësit diskutojnë situata tipike
të përditshmërisë gjyqësore sic janë
mungesa e dëshmitarëve, ekspetët joaktiv dhe avokatët
jokooperues.
25a Data e planifikuar: 30 dhe 31 Mars 2005
25b Data e planifikuar: 22 dhe 23 Nëntor 2005
26.
Interpretimi dhe zhvillimi i ligjit nga gjykatësit: Kosova
ka fituar ligje të reja ku pjesë të posacme vijnë
nga vende të ndryshme. Harmonizimi i qoftë edhe pjesëve
kontradiktore në legjislacionin e ri është një
sfidë e re për gjyqësorin. Ky seminar na tregon se
si gjykatësit dhe prokurorët mund të implementojnë
hulumtimet ligjore në vendimet e tyre, sa definicione të
gjëra në ligj mund të trajtohen në një
rast të dhënë dhe nën cfarë rrethanash
interpretimet dhe zhvillimet e reja janë të mundshme edhe
pas interpretimit ekzistues. Trajnimi gjithashtu do të fokusohet
në shitjen e këtij lloj vendimi tek avokatët në
mënyrë që ata të devijojnë nga interpretimi
i dhënë më herët.
Data e planifikuar: 15 dhe 16 Mars 2005
27. Trajnimi për komjuter dhe internet për fillestarë:
Ky trajnim e hapë botën e IT-së (Teknologjisë
Informatike) për ata të cilët deri më tani nuk
kanë patur përvojë dhe mësojnë qështjet
bazike për komjuterë dhe internet. Më tepër
gjykime duhet publikar për të informuar gjykatësit
tjerë se si gjykatat e tjera zgjidhin rastet e ngjashme dhe
se si mund të arrihet një harmonizim më i mirë
i vendimeve. Qëllimi i kësaj punëtorie është
mbledhja e mundësive për publikim dhe të zgjedhen
apo krijohet një plaformë e përbashkët në
internet.
Data e planifikuar: 19 dhe 20 Korrik 2005.
V.
Trajnim mbi karrierë
28.
Trajnim i karrierës në administratën e gjykatës
dhe lidership: Pjesëmarrësit marrin aftësi bazike
në administrim duke përfshirë trajtimin e stafit,
buxhetimin dhe bashkëpunimin me organet ndërkombëtare.
Grupi i prekur janë njerëzit që do të përparojnë
në të ardhmën në karrierë. Qëllimi
i këtij trajnimi është ofrimi i menaxhimit të
nevojshëm, komunikimit dhe aftësive të liderit të
grupit. Ky trajnim është i organizuar në bashkëpunim
të ngushtë me DAGJ-në.
Data e planifikuar: 21 dhe 22 Qershor 2005.
29.
Udhëtim studiues jashtë. Grupi i prekur janë gjykatësit
dhe prokurorët që kanë nevojë të kuptojnë
më mirë punën ose të marrin përvojnë
e huaj për përmirësim të aftësive. Pjesëmarrja
aktive në programin vjetor të trajnimit të IGJK-së
është esenciale. Kushtet për pjesëmarrje dhe
detajet e udhëtimit studiues do të shpallen të ndara.
 |
Ndërtimi
Institucional i Institutit Gjyqësor të Kosovës
Një projekt i financuar nga UE dhe menaxhuar nga Agjencia
Europiane për Rindërtim |
|