Faqja e Parë
Aktivitetet Momentale
 
Udhëheqja e
KLC-së

 

   

Forcimi i trajnimit profesional si e drejtë
Garancat Ndërkombëtare dhe Europiane

Sipas principeve të pranuara globalisht mbajtësit e posteve të gjykatësve (qoftë gjykatës profesional osë porotë) duhet të jenë individ me integritet personal dhe me trajnim ose kualifikim të duhur juridik.1 Sipas standardeve europiane gjykatësit dhe kandidatët për poste të tilla duhet të kenë trajnim përkatës gratis si pjesë dhe pako u kushteve të tyre të duhura të punës.2 Sipas Kartës Europiane të statutit të gjykatësve, për më tepër, një autoritet i cili duhet të jetë i pavarur prej organeve ekzekutive dhe legjislative duhet të siguroj përshtatshmërinë e programeve trajnuese si edhe të organizatës e cila i implementon ato, duke marrë parasysh kërkesat për gjerësi të pikëpamjeve, kompetencat dhe paanësinë të cilat janë të ndërlidhura më ushtrimin e detyrave ligjore. Statuti më tej u garanton gjykatësve ruajtjen dhe zgjerimit e këtyre njohurive përderisa ju nevojiten për të ushtruat detyrat e tyre, duke ju ofruar qasje të rregullt në trajnim.3 Autoriteti i caktuar për të mbikëqyrur trajnimet nuk duhet të jetë vetëm i pavarur, por gjithashtu duhet të ketë resorset për të kryer funksionet e veta.4

__________________________
1 Principet Elementare të Pavarësisë së Gjyqësorit (të pranuara nga OKB në vitin 1985);
Udhëzuesi mbi Rolin e Prokurorëve të pranuar në Kongresin e Tetë të OKB-së për Parandalimin e Krimit dhe Trajtim të Kundërvajtësve (1990).
2 Rekomandimi Nr. R (94) 12 mbi Pavarësinë, Eficencën dhe Rolin e Gjyqeve (Këshilli i Ministrave të Këshilli të Europës, 13 tetor 1994, Parimi III, Neni 1(a)).
3 Nenet 1.1, 2.3 dhe 4.4 (dokumenti i Këshillit të Europës DAJ/DOC (98) 23).
4 Memorandumi Sqarues, pika 2.3.

Ndërtimi Institucional i Institutit Gjyqësor të Kosovës Një projekt i financuar nga UE dhe menaxhuar nga Agjencia Europiane për Rindërtim