Në
mënyrë që të kultivohen aftësitë juridike,
të ngritet vetëdija tek grupe të ndryshme të
shoqërisë, si dhe të tejkalohen problemet e mungesës
së burimeve të informacioneve, QJK-s ka ndërmarrë
këto projekte:
Projekti
"Street Law"
QJK-s
filloi me projektin "Street Law " në Nëntor
të vitit 2001 me qëllim që të rrisë vetëdijen
qytetare që ka të bëjë me sundimin e së
drejtës, qeverisjes së mirë dhe çështjen
e demokracisë në mesin e grupeve të rrezikuara të
shoqërisë, veçanërisht të komunitetit
të grave, të burgosurve, të rinjve dhe të miturve.
Qëllimet kryesore të projektit "Street Law"
janë:
- Të
rrisë vetëdijen qytetare për rolin e shtetit,
rëndësinë e sistemit vendor juridik, të
drejtat e njeriut, qeverisjen e mirë dhe demokracinë;
- Të
rrisë aftësitë në mes të grupeve të
caktuara të popullsisë, nëpërmjet programeve
trajnuese dhe sesioneve;
- Që
të bashkojë grupet e ndryshme të pakicave, që
të përmirësojë marrëdhëniet në
mes të grupeve të ndryshme shoqërore dhe të
kontribojë në ndërtimin e proçesit paqësor
brenda komuniteteve në Kosovë.
Person
kontakti: aleksandra.dimitrijevic@klc.ipko.org
Biblioteka
e QJK-s
QJK-s
ka një ndër bibliotekat juridike më të pasura
dhe më gjithëpërfshirëse në Kosovë.
Biblioteka shërben si një qendër e mbledhjes së
ligjeve vendore, dekreteve, rregulloreve, juridiksioneve, akteve
administrative dhe përkthimeve të tyre. Kjo gjithashtu
ofron një shumëllojshmëri të librave ndërkombëtarë
që kanë si objekt të posaçëm këtë
rajon. Biblioteka e QJK-s është e hapur për të
gjithë të interesuarit.
Person
kontakti: adelina.sokoli@klc.ipko.org
Rrjeti
i bibliotekave juridike
Zhvillimi
i projektit të librarisë ka për qëllim të
ofrojë shërbime juridike, duke ofruar për lexuesit
një mundësi përdorimi të drejtëpërdrejtë
të librave dhe revistave aktuale në rajon. Për akses
në Rrjetin e biblotekës klikoni këtu.
Person
kontakti: adelina.sokoli@klc.ipko.org
Publikimet
1.
Studimet Juridike në Kosovë
QJK-s
boton revistën juridike "Studimet Juridike në Kosovë".
Qëllimi kryesor i këtij projekti është që
të zhvillojë dhe të promovojë parimet e qeverisjes
demokratike dhe të sundimit të së drejtës përmes
diskutimeve të hapura. Publikimi "Studimet Juridike në
Kosovë" ka filluar në vitin 2001 dhe deri tani janë
botuar 5 vëllime (vëllimi i 6 është në
përgatitje).
QJK
mirëpret kontributet nga ekspertët ligjorë vendorë
dhe ndërkombëtarë për vëllimet që
do të botohen në të ardhmen. Për informata më
të hollësishme shikoni faqen tonë të internetit
parashtrimi
i kontributeve.
2.
Përmbledhja e Ligjeve të Aplikueshme
QJK-s
i furnizon juristët me materiale juridike të cilat janë
quajtur "Përmbledhje", dhe përfshijnë përmbledhjen
e ligjeve të zbatueshme në Kosovë. Këto përmbledhje
përmbajnë akte të shumëllojshme në gjuhën
angleze, shqipe dhe sërbe. Në QJK-s mund të gjeni
këto përmbledhje:
-
Përmbledhja e I (parë) Ligji i zbatushëm penal
dhe Ligji mbi proceduren penale
-
Përmbledhja e II (dytë) Ligji mbi sigurinë në
trafik , Ligji mbi familjen dhe martesën, Ligji mbi gjykatat
e rregullta dhe Ligjin mbi zyrën e prokurorisë publike;
-
Përmbledhja e III (tretë) Ligji i pasurisë së
patundëshme;
-
Përmbledhja e IV (katërt) Ligji i zbatushëm administrativ;
-
Përmbledhja e V (pestë)
Ligji i taksave në Kosovë;
- Përmbledhja
e VI (gjashtë) Ligji mbi procedurën civile.
3.
Përmbledhja e Vendimeve Gjyqësore
-Buletini
2004 - 2005
-Buletini
Korrik - Shtator 2005
"Gjykata Supreme e Kosovës-Buletini i Praktikës Gjyqësore"
është parashikuar të jetë një vazhdimësi
e praktikës së Gjykatës Supreme për publikimin
e buletinit të Vendimeve të Gjykatës Supreme në
mënyrë që të sigurojë një transparencë
të punës së Gjykatës Supreme si dhe zhvillimin
e praktikës gjyqësore.
Përmbledhja paraqet koleksionin e aktëgjykimeve dhe vendimeve
më të rëndësishme të Gjykatës Supreme
të Kosovës në fushën penale, civile, tregtare
dhe administrative. Volumi i parë përmban çështje
rreth viteve 1999 - 2002, dhe volumi i dytë, që mbulon
vitin 2002 dhe 2003, tashmë është i gatshëm.
Person kontakti: adelina.sokoli@klc.ipko.org
Programi
"Vetëdijësimi Juridik" i QJK-s ka nevojë
për mbështetjen tuaj. Ju lutemi t'i konsideroni donacionet
për Qendrën Juridike të Kosovës!
|