Një
nga prioritet e QJK-s është arsimimi juridik i brezave
të ardhshëm. Ndër aktivitetet kryesore të ndërmarra
në drejtim të arsimimit juridik është programi
për përkrahjen e Fakultetit Juridik dhe edukimi për
trafikun.
Programi
për përkrahjen e Fakultetit Juridik (PPFJ)
Programi
për përkrahjen e Fakultetit Juridik të Universitetit
të Prishtinës përmban:
1.
Praktikat e Klinikave Juridike; i ofron studentëve zhvillimin
e aftësive praktike në përpilimin e propozimeve të
ndryshme si psh, padive, aktgjykimeve, ankesave etj;
2. Zhvillimi i bibliotekës së Fakultetit Juridik;
3. Publikimet (përfshirë përmbledhjen e ligjeve të
zbatueshme për studentë; doracakun për studentë
me shembuj të akteve të ndryshme ligjore, Udhëzuesin
për hartimin e punimeve të shkruara etj.).
4. Më parë QJK-s ka implimentuar edhe Zhvillimin e Planprogrameve
(përfshirë edhe aktivitetet siç është
implementimi i Sistemit të Bolonjës, studimet themelore
dhe të magjistraturës; këmbimin e mësimëdhënësve
dhe studentëve; ndihmën në modernizimin e administratës,
për ciklin e magjistraturës, etj).
Person
kontakti: adelina.sokoli@klc.ipko.org
Edukimi
për trafikun
Ky
projekt i kushtohet të gjithë fëmijëve të
Kosovës nga mosha 6 vjeç deri në moshën 14
vjeç, në mënyrë që të mësojnë
për rregullat në trafik si dhe të drejtat e tyre
themelore.
Kjo do të mund të arrihet me trajnimin e fëmijëve
në zbatimin dhe respektimin e ligjit dhe sistemit juridik të
Kosovës. Planifikohet që të përzgjidhen dhe
të trajnohen mësimëdhënsit, të mblidhen
të gjitha materjalet e domosdoshme, të bëhet shpërndarja
e doracakut "Pasaporta e jetës time" dhe të
përpunohet një doracak mbi rregullat e trafikut për
përfaqësuesit e Njësitit Policor.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është që
të forcojë sundimin e së drejtës në Kosovë.
Qëllimi i përgjithshëm është që të
edukojë fëmijët në mënyrë që
në të ardhmen të bëhen banorë të cilët
do të respektojnë sistemin juridik dhe të drejtat
e njeriut, duke ofruar më shumë mundësi për
një Kosovë tolerante dhe demokratike.
Person
kontakti: aleksandra.dimitrijevic@klc.ipko.org
Programi
i Arsimimit Juridik të QJK-s ka nevojë për mbështetjen
tuaj. Ju lutemi t'i konsideroni donacionet për Qendrën
Juridike të Kosovës!
|