|
|
|
|
| Studimet
Juridike në Kosovë: Parashtrimi i Kontributeve |
Të
nderuar autorë,
"Studimet
Juridike në Kosovë", revista akademike e botuar nga
Qendra Juridike e Kosovës (QJK), ju fton të na dërgoni
shkrime të ndryshme artikujsh nga fusha juridike, ese, komente,
vështrime të librave dhe shqyrtime të rasteve nga
praktika. Ne i ftojmë autorët nga brenda dhe jashtë
Kosovës që të japin kontributin e tyre për literaturën
akademike që është e disponueshme për komunitetin
juridik të Kosovës.
"Studimet Juridike në Kosovë" do t'i konsiderojë
publikimet e shkrimeve me subjekte të ndryshme, por ne jemi
veçanërisht të interesuar rreth çështjeve
juridike të tanishme (koherente) në Kosovë, duke
përfshirë (por jo në mënyrë të kufizuar):
dhuna në familje, trafikimi i grave dhe fëmijëve,
reformimi i sistemit të edukimit në Kosovë, zhvillimi
institucional, ligjet ndërkombëtare të aplikuara
në Kosovë, zhvillimi juridik, dhe tema që përfshinë
dorzimin e kompetencave dhe qeverisjen lokale.
Shkrimet
mund të dorëzohen në gjuhën Shqipe, Angleze
ose Serbe.
Çdo
shkresë duhet të përmbajë emrin dhe titullin
akademik të autorit si dhe informacione të plota kontaktuese.
Ju lutemi bashkangjiteni dhe një kopje të CV suaj.
"Studimet Juridike në Kosovë" është
e ndarë në katër kategori. Ju lutem vini re se cilës
prej kategorive i përket shkrimi juaj
Artikujt
- artikuj akademikë tradicionalë që mbulojnë
degë të ndryshme të së drejtës, si ai
kushtetues, civil, penal, administrativ, etj të cilat janë
veçanërisht të rëndësishme ose relevante
ndaj ligjit në Kosovë.
Shqyrtime
të rasteve nga praktika - analiza të shkurtra rreth
gjykimeve të shpallura nga Gjykatat e Kosovës, duke
theksuar çështjet dhe problemet parësore të
lidhura me rastin e dhënë.
Vështrime
të librave - rreth librave të rinj lokalë dhe
ndërkombëtarë relevantë me të drejtën
në Kosovë.
Forumi
- artikuj që tejkalojnë aspektet ligjore për të
përfshirë zhvillime politike, shoqërore dhe kulturore
relevante me ligjet dhe sistemin juridk të Kosovës.
Kur
të shkruani një "Vështrim të librit"
ju lutemi ta nisni vështrimin tuaj duke dhënë informata
të plota referuese të librit, duke përfshirë
titullin, autorin(ët), vitin dhe vendin e botimit, si dhe botuesin.
Ju lutemi të siguroheni që shkrimi juaj të mos jetë
më i gjatë se 10 faqe për një artikull të
plotë, dhe jo më i gjatë se 2 faqe për një
shqyrtim të rasteve nga praktika (në Times New Roman,
madhësia e shkronjave 12).
Nëse
keni vendosur ta ndani shkrimin tuaj në pjesë, ju lutem
përdorni formatin në vijim:
Hyrja ...........
I. ................
A. ...............
1. ...............
a. ...............
(...)
Përfundimi ....
Nëse
keni vendosur të përdorni shkurtesa, përdoreni herën
e parë shprehjen e plotë, të vijuar nga shkurtesa
në kllapa, e më pas vazhdoni ta përdorni shkurtesën
e njëjtë gjatë gjithë tekstit.
Kur
përdorni ndonjë citim (fusnotë) që ka të
bëjë me tekstin që citoni, vendoseni atë brenda
thonjëzave ("...") për të evituar përshtypjen
se citimi ka të bëjë me gjithë fjalinë.
Ju lutemi cekni referencën e plotë duke përfshirë
aty autorin, titullin (libër, revistë ose dokument), botuesin,
vitin e botimit dhe faqen.
Të
gjitha shkrimet do të lexohen dhe rishikohen nga stafi përpunues
i artikujve i QJK-ës. Kontributet e dorëzuara nuk duhet
të jenë në rishikim nga botues të tjerë
gjatë kohës së dorëzimit të shkrimit. Përpunuesit
e artikujve kanë të drejtën të pranojnë
ose të refuzojnë këdo nga artikujt e dorëzuar
dhe të bëjnë ndryshime për të cilat mendojnë
se janë të nevojshme ose të duhura për tu pranuar
për botim. Asnjë disk apo dokument nuk do të rikthehet.
Mënyra
më e dëshirueshme është që shkrimet të
dërgohen me anë të postës elektronike (e-mail).
Por edhe shkrimet e dërguara me postë ose dorazi do të
pranohen.
E-mail:
adelina.sokoli@klc.ipko.org
Adresa e Qendrës Juridike të Kosovës për dorzime
dorazi është: Ulpiana #23 (përballë Kishës
Katolike), 38000 Pristina.
Adresa
Postale e QJK-ës është:
Kosovo Law Centre
OSCE Mission in Kosovo
Kärtner Ring 5-7
1010 Vienna
Austria
Nëse
do të keni ndonjë pyetje tjetër, ju lutemi kontaktoni
Adelina Sokoli,
me e-mail ose në numrin e telefonit: +381 (38) 549 978; +377
(0) 44 319 008
Ju
falenderojmë për kontributin tuaj për zhvillimin
e së drejtës në Kosovë dhe sistemit juridik,
Dr.Sc.
Haki Demolli
Drejtor i QJK
|