Faqja e Parë
Aktivitetet Momentale
 
Udhëheqja e
KLC-së

KJI
CLEP 2005
Forcimi i trajnimit profesional si e drejtë
 



Website i dizanjuar nga Naim Hyseni dhe Daniel Nadel

Qendra Juridike e Kosovës (QJK), është një Organizatë Jo Qeveritare (OJQ) e cila u themelua në Qershor të vitit 2000 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë Misioni në Kosovë (OSCE/OMIK), Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e së Drejtës. Qëllimi kryesor i Qendrës Juridike të Kosovës (QJK) është të kultivojë aftësitë profesionale të kuadrit Kosovar me qëllim të themelimit të një OJQ-e të udhëhequr në mënyrë profesionale nga personeli vendor, të qëndrueshme dhe të pavarur, e cila do të jetësojë, zhvillojë dhe promovojë parimet demokratike, multikulturalizmin, standardet e larta etike, sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Qendra shërben si gurrë e pashtershme e cila i kushtohet zhvillimit të aftësive profesionale juridike duke siguruar përkrahjen teknike dhe materiale për komunitetin juridik.

Është në interesin e komunitetit ndërkombëtar që në Kosovë të zhvillojë një sundim të qëndrueshëm të së drejtës të orientuar drejt shoqërisë civile. Një nga qëllimet e QJK-s, së bashku me institucionet e shumta shtetërore ndërkombëtare është që shumë përgjegjësi, të cilat ushtrohen momentalisht nga punëtorët ndërkombëtarë, të dorëzohen në duart e punëtorëve vendorë. Për të arritur këtë, QJK-a ofron një numër të gjerë programesh dhe aktivitetesh të cilat janë të dizanjuara për të forcuar aftësitë profesionale të Juristëve të talentuar nga Kosova, dhe për t'i ndihmuar qytetarëve Kosovarë që të kuptojnë më mirë ligjin dhe proçeset juridike. Programet e QJK-s përfshinë hulumtime dhe analiza juridike, arsimim të vazhdueshëm juridik për juristët, trajnime juridike për minoritetet në Kosovë, dhe publikimin e disa materialeve si: revistën "Studime Juridike në Kosovë"; Buletini i Gjykatës Supreme dhe Përmbledhjet e Ligjeve të Aplikueshme. Në thelb, misioni i QJK-s është që ta pajisë popullin e Kosovës me njohuri, aftësi dhe burime të cilat janë të nevojshme për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në shoqërinë kosovare si juristë profesionalë ose si qytetarë të thjeshtë.

Përveç stafit tonë juridik, QJK-a punëson gjithashtu një bibliotekist, asistentë gjuhësorë, personel tjetër të zyrës, personel për sigurim dhe praktikantë ndërkombëtarë. Është shpresë e jona se QJK-a do të mbesë për një kohë të gjatë një institucion juridik, i cili do të vazhdojë t'i shërbejë nevojave të komunitetit lokal dhe internacional në mënyrë neutrale, të paanshme dhe tërësisht jopolitike.

Grantet dhe donacionet tuaja e bëjnë të mundshme punën e Qendrës Juridike të Kosovës. Ju lutemi t'i konsideroni donacionet për QJK-s.

Për informacione të mëtejshme, ju lutemi na kontaktoni kosovolawcentre@klc.ipko.org