|
|
|
|
| Ligjeratat,
konferencat dhe seminarėt e punės |
QJK-ja organizon ligjërata, konferenca dhe seminare punuese
për juristët e Kosovës duke ftuar avokatët dhe
gjyqtarët ndërkombëtarë që të ndajnë
apo prezantojnë njohuritë e tyre të punës pjesëmarrësve
të interesuar. QJK-ja u ofron organizatave të ndryshme
vendore dhe atyre ndërkombëtare lokalin për mbajtjen
e konferencave, seminareve dhe mbledhjeve parapërgatitore.
Në këtë sallë të mbledhjeve, QJK ofronë
ambient shumë konstruktiv për punë, të pajisur
me mjete moderne konferenciare dhe hapësirë të mjaftueshme
për freskim dhe atmosferë miqësore.
Seminaret
Që nga themelimi i saj, QJK-ja në bashkëpunim me
partnerët e saj, ka mbajtur gjashtë seminare. Broshurat
të cilat përmbajnë prezantimet dhe diskutimet plotësuese
janë në dispozicion të QJK-së. Temat e trajtuara
në këto seminare ishin:
Ēėshtjet
e pronėsisë - Gusht 2000
Transformimi i pronėsisė shoqėrore - Tetor 2000
Trafikimi i femrave në Kosovë - Dhjetor 2000
Zgjidhja
Alternative e Konflikteve në Çështjet Familjare
(ZAK) - Shkurt 2001
Statusi
juridik dhe roli i mediave në informimin publik - Mars 2001
Të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre në Kosovën
e pasluftës - Korrik 2001
Arsimimi
i Vazhdueshëm Juridik
Arsimimi i Vazhdueshëm Juridik (AVJ) është projekt
i QJK i hartuar për juristët profesionistë; për
secilin jurist të diplomuar, ata të cilët punojnë
në lëminë e së drejtës dhe të tjerët
të interesuar për përfitimin e njohurive plotësuese
juridike.
AVJ
zhvillohet me qëllim të ofrimit të trajnimeve afatëshkurtëra
këtyre personave, në tema të zgjedhura juridike.
Organizimi bëhet në mënyrë që materja e
temave për ligjërim të caktohet dhe kontrollohet
nga prizma e shprehjes së vetë interesimit të juristëve
profesionistë. Kështu, projekti drejtpërsëdrejti
i kundërpërgjigjet ''bazës'' së kërkesave
të arsimimit juridik në Kosovë. Në sesione theksi
përqëndrohet në legjislacionin e aplikueshëm
vendor që shpjegohet në bazë të standardeve
ndërkombëtare dhe mundësia e aplikimit të tyre
në rastet përkatëse. Ligjëratat për zgjidhjen
e problemeve, kanë qasje praktike. Sesionet organizohen nga
QJK, të cilat i mbajnë ekspertët e qendrës apo
ekspertët e jashtëm. Prioritet kanë ligjëruesit
të cilët kanë përvojë ekstensive në
çështjet e të drejtës vendore apo ndërkombëtare.
Në përmbledhjen e Zyrtarëve të OSBES-së
për Sundimin e së drejtës, janë identifikuar
fushat e së Drejtës Civile, përfshirë këtu
të drejtën mbi patundshmëritë, të drejtën
familjare, të drejtën penale përfshirë këtu
procedurën dhe fushat esenciale sikundër janë trafikimi
dhe e drejta administrative, procedurat ekzekutive që paraqesin
temat kryesore që do të adresohen nga ky program.
Pilot projekti filloi punën në Tetor 2001, në Gjilan
me ligjëratën mbi të drejtën familjare që
është përcjellur me mjaft interesim. Gjatë Tetorit
dhe Nëntorit 2001 projekti është dëshmuar mjaft
i sukseshëm dhe tani po zgjerohet në pjesët e tjera
të Kosovës.
|