| Partneriteti Kundër Trafikimit
me Qenie Njerëzore
Plani i Veprimit të Kosovës për
Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore
Aktivitetet sipas Matriksit të Raportit Progresiv prej 30 Qershorit
2007
Kosovë Gusht 2007
Opinionet e paraqitura në këtë
publikim nuk i përfaqësojnë domosdoshmërisht
qëndrimet e Agjensionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar
ose Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
PLANI I VEPRIMIT TË KOSOVËS PËR LUFTIMIN E TRAFIKIMIT
ME QENIE NJERËZORE
Aktiviteti sipas Matriksit i Raportit Progresiv prej 30 Qershorit
2007
Përmbajtja e Detajuar
Hyrja i
Shkurtesat ii
Shtylla I – Parandalimi 1
Objektivi: Realizimi i Kërkimit Studimor
dhe Përcaktimi i Standardeve
Aktiviteti (1.1) 1
Identifikimi i zbrazëtirave dhe njohurive për grupet me
rrezikshmëri të lartë dhe vetëdijësimi
mbi trafikimin e qenieve njerëzore
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
Objektivi: Fushatat e Vetëdijësimit
Activiteti (1.2) 3
Zbatimi i fushatave të vetëdijësmit për grupet
me rrezikshmëri të lartë dhe për grupet potenciale.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (1.3) 5
Fushatat e vetëdijësimit për trafikimin dhe aktivitetet
e tjera për popullatën e përgjithshme, me theks të
posaçëm në shkolla dhe universitete.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Trajnimi
Aktiviteti (1.4) 8
Dhënia e trajnimit dhe puna me media.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (1.5) 9
Përzgjedhja, zhvillimi dhe zbatimi i moduleve për institucione
të ndryshme.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Ndërtimi Institucional dhe Zbatimi
Aktiviteti (1.6) 10
Avokimi për programet ekzistuese të zhvillimit ekonomik
për përfshirje në to të grupeve me rrezikshmëri
të lartë dhe viktimave.
STATUSI: Aktivitetet në pritje
Aktiviteti (1.7) 10
Zbatimi i të strategjisë arsimore si dhe parandalimi i
vajzave dhe grupeve të rrezikuara nga braktisja e shkollimit.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Shqyrtimi Legjislativ
Aktiviteti (1.8) 12
Shqyrtimi dhe propozimi i ndryshimeve (amendamenteve) në legjislacionin
për punë, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve.
STATUSI: Aktivitetet në pritje
Objektivi: Struktura e Koordinimit
Aktiviteti (1.9) 13
Rritja e nivelit të koordinimit për zbatimin e Planit
të Veprimit për Barazinë Gjinore dhe Planit të
Veprimit për Luftimin e Trafikimit.
STATUSI: Disa Aktivitete
Shtylla II – Mbrojtja 14
Objektivi: Realizimi i Kërkimit Studimor
dhe Përcaktimi i Standardeve
Aktiviteti (2.1) 14
Vendosja e procedurave policore për mbrojtjen dhe referimin
e viktimave të trafikimit.
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
Aktiviteti (2.2) 15
Përgatitja e udhëzimeve uniforme për identifikimin
dhe referimin e viktimave.
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
Aktiviteti (2.3) 17
Zhvillimi dhe zbatimi i standardeve për ofrimin e shërbimeve
si dhe menaxhimin e rasteve të viktimave të trafikimit.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.4) 18
Finalizimi dhe shqyrtimi i Procedurave Standarde të Veprimit
për viktimat e huaja të trafikimit.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (2.5) 18
Finalizimi dhe shqyrtimi i Procedurave Standarde të Veprimit
për viktimat e brendshme të trafikimit.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (2.6) 19
Përgaditja e Procedurave/udhëzimet për periudhën
e reflektimit e cila u mundësohet viktimave.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Objektivi: Monitorimi
Aktiviteti (2.7) 19
Përforcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i kapaciteteve
të monitoritimit ndërmjet inspeksioneve të punës
dhe sanitare për identifikimin e viktimave.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.8) 20
Zhvillimi i kapaciteteve për monitorimin e rasteve të
riintegrimit.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Objektivi: Vetëdijësimi dhe Fushatat
tjera
Aktiviteti (2.9) 20
Realizimi i projekteve për vetëdijësimin e komunitetit
për të parandaluar stigmatizimin e viktimave.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Objective: Trajnimi
Aktiviteti (2.10) 21
Trajnimi i policisë dhe personelit tjetër për identifikimin
dhe referimin e viktimave të trafikimit.
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
Aktiviteti (2.11) 22
Trajnimi i gjykatësve, avokatëve mbrojtës dhe personelit
tjetër për mbrojtjen në gjykata.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (2.12) 23
Trajnimi i punëtorëve social dhe avokatëve të
viktimave për intervistimin e fëmijëve.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Ndërtimi Institucional dhe Zbatimi
– Identifikimi
Aktiviteti (2.13) 23
Vendosja e një linje kujdestare telefonike pa pagesë për
të gjithë Kosovën për viktimat e trafikimit
me personel të mjaftueshëm.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (2.14) 24
Krijimi i bazës së të dhënave të ofruesve
të shërbimeve dhe llojeve të shërbimeve të
cilat ofrohen nga agjencitë e ndryshme.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.15) 25
Përpilimi i një liste të specialistëve për
mbështetjen psiko-sociale të viktimave.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.16) 26
Përpilimi i një liste të përkthyesve dhe përfaqësuesve
ligjor për mbështejtjen e viktimave të trafikimit.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (2.17) 26
Këshillimi psiko-social dhe mbështetja e familjeve të
viktimave.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.18) 26
Ofrimi i Trajnimit, edukimit dhe mundësive të punësimit
për viktimat e trafikimit.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.19) 27
Krijimi i akomodimit afat-gjatë për riintegrim si dhe
i stabilimenteve për jetesë gjysëm të pavarur.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.20) 27
Formimi i fondit për ndihma dhe fondit për kompenzim.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.21) 28
Përmirësimi dhe zgjerimi i dispozitave të sigurisë
për profesionistët të cilën punojnë më
viktimat.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.22) 28
Themelimi/avancimi i masave afat-shkurtë të sigurisë
pë viktimat e trafikimit.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.23) 29
Zhvillimi i procedurave për ruajtjen e konfidencialitetit të
rasteve në gjykata.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.24) 30
Përgatitja e një qarkore informative e cila spjegon procedurën
penale të Kosovës dhe dispozitat mbrojtëse.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.25) 30
Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e viktimave në gjykatë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.26) 30
Sigurimi i provave nga gjykata sa më shpejt që është
e mundëshme.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.27) 30
Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për
intervistimin forenzik të viktimave.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.28) 31
Avokimi për rritjen e burimeve për Programin e Mbrojtjes
së Dëshmitarëve.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.29) 31
Zhvillimi i procedurave/mekanizmave për rialokimin në
vende të treta
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.30) 31
Ofrim i trajnimeve për mbrojtjen e viktimave në bazë
të dispozitave ligjore.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.31) 32
Përforcimi i punës së shërbimeve sociale që
garantojnë përfshrjen e QPS-së tek fëmijët
që nga kontakti i parë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Shqyrtimi Legjislativ
Aktiviteti (2.32) 32
Shqyrtimi i dispozitave ligjore për mbrojtjen e viktimave.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.33) 33
Zbatimi i Urdhëresës Administrative 2005/03 për zbatimin
e Rregullores së UNMIK-ut 2001/04 për Ndalimin e Trafikimit
të Personave në Kosovë.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.34) 33
Shqyrtimi i masave mbrojtëse në Kodin Procedural.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (2.35) 33
Ndryshimi dhe plotësimi i dispozitave të Kodit Penal të
cilat ndërlidhen me kërcënimin e dëshmitarëve.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.36) 34
Krijimi i kornizës ligjore për t’u mundësuar
gjykatave ndalimin e publikimit të çfarëdo informatave
lidhur me identitetin e viktimave nga media
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Objektivi: Struktura e Koordinimit
Aktiviteti (2.37) 34
Themelimi i grupit punues ndër-institucional për fëmijë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Struktura e Koordinimit – Shkëmbimi
i Informacionit
Aktiviteti (2.38) 34
Fuqizimi i mekanizmave për shkëmbimin e informacionit
për hulumtim, analizë dhe politika.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Struktura e Koordinimit – Kthimi
dhe Përfshirja Sociale
Aktiviteti (2.39) 35
Rritja e bashkëpunimit me agjencitë e vendeve të
lindjes së viktimave.
STATUSI: Disa Aktivitete
Shtylla III – Ndjekja Ligjore 36
Objektivi: Monitorimi
Aktiviteti (3.1) 36
Monitorimi i aftërt i rasteve të trafikimit
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Trajnimi
Aktiviteti (3.2) 37
Trajnimi i gjykatësve dhe prokurorëve mbi ndikimin e trafikimit
në viktimat si dhe mbi shfrytëzimin e provave.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.3) 37
Trajnimi intenziv i prokurorëve të zgjedhur kombtarë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.4) 38
Organizimi i tryezës së rrumbullakët me gjykatës
dhe prokurorë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.5) 39
Trajnimi i gjykatësve, prokurorëve dhe policisë lidhur
me teknikat e ndieshme për intervistimin e personave të
trafikuar.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.6) 39
Trajnimi i policisë për kryerjen e hetimeve në krimin
e organizuar.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (3.7) 39
Trajnimi i policisë, gjykatësve dhe prokurorëve në
konfiskimin e pasurisë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Ndërtimi Institucional dhe Zbatimi
Aktiviteti (3.8) 40
Zhvillimi i një baze të të dhënave për
regjistrimin e rasteve, me qasje nga gjykatat, policia dhe DD.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.9) 41
Formimi i një ekipi kombëtar të prokurorëve
dhe policisë për lehtësimin e bashkëpunimit
ndërkombëtar, mbikqyrjen dhe kordinimin e rasteve.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.10) 41
Disponueshmëria e “fondeve urgjente” për operacione
të fshehta.
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
Aktiviteti (3.11) 42
Ndryshimi i doracakut të politikave të policisë për
të lejuar promovimin brenda SHTQNJ për të minimizuar
ndikimin e ndryshimeve.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.12) 42
Rekrutimi i më shumë policeve femra në SHTQNJ.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.13) 42
Burimet teknike në dispozicion të SHTQNJ-së.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Shqyrtimi Legjislativ
Aktiviteti (3.14) 43
Lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare për transferimin
(ekstradimin) e trafikuesve.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.15) 43
Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit të Procedurës Penale
për të lejuar paraqitjen e deklaratave të ndikimit
të viktimës në gjykatë.
STATUSI: Disa Aktivitete
Objektivi: Struktura e Koordinimit
Aktiviteti (3.16) 44
Krijimi i një ekipi të gjykatësve të specializuar
në rastet e trafikimit.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.17) 44
Krijimi i paneleve gjyqësore për rastet e trafikimit me
përfshirjen e gjykatësve vendor dhe ndërkombëtar.
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.18) 44
Themelimi i një ekipi prokurorësh të specializuar.
STATUSI: Disa Aktivitete
Aktiviteti (3.19) 44
Vendosja e një pike të kontaktit ndërmjet SHTQNJ
dhe njësisë për pastrimin e parave.
STATUSI: Disa Aktivitete
KATEGORIZIMI I STATUSIT:
1. Aktiviteti është përfunduar – Veprimet për
përfudimin e treguesve janë finalizuar me 30 Qershor 2007.
2. Aktiviteti në vazhdim e sipër – Veprimet për
përfudimin e treguesve janë duke u zhvilluar pas 30 Qershorit
2007.
3. Disa Aktivitete – Veprime të kufizuara për përfundimin
e treguesve pas 30 Qershorit 2007.
4. Aktiviteti në pritje – Veprimet për përfudimin
e treguesve janë minimale ose inekzistente pas 30 Qershorit
2007.
Raport për Projektet e Kundër-Trafikimit në Kosovë
Parathënie
Kosova është burim, destinacion dhe vendkalim
i trafikimit. Për trajtimin e këtij problemi, Këshilli
i Ministrave i Institucioneve të Përkohëshme të
Vetëqeverisjes në vitin 2005 ka miratuar Planin e Veprimit
për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Kosovë.
Qëllimi i këtij plani është: Reduktimi i Trafikimit
të Personave dhe Zbutja e Pasojave të Trafikimit. Ky është
një plan operativ i cili është produkt i punës
së përbashkët të Zyrës së Kryeministrit
për Qeverisje të Mirë, përfaqësuesve të
ministrive të ndryshme, organizatave ndërkombëtare
si dhe OJQ-ve vendore dhe ndërkombëtare. Parimet kryesore
të Planit të Veprimit bazohen në:
• Pronësinë qeveritare (bartjen
e procesit nga Qeveria);
• Pjesëmarrjen e shoqërisë civile;
• Trajtimin e viktimave bazuar në të drejtat e njeriut;
• Koordinimin ndërdisiplinor në nivelin ministror
dhe lokal si dhe në mes të Qeverisë, organizatave
ndërkombëtare dhe OJQ-ve; dhe
• Vlerësimin dhe qëndrueshmërinë.
Ky dokument ambicioz, i cili mund të krahasohet
pozitivisht me planet kombëtare të vendeve të rajonit,
ndahet në tri shtylla ose qëllime strategjike, Parandalimi,
Mbrojtja, dhe Ndjekja Penale me të cilën themelohet edhe
korniza për udhëheqjen dhe arritjen e të gjitha përpjekjeve
të kundër-trafikimit në Kosovë. Këto tri
shtylla përbëhen nga 67 aktivitete të ndara të
cilat i funksionalizojnë qëllimet strategjike. Plani poashtu
themelon një strukture për zbatim, e cila përbëhet
nga Kordinatori Kombëtar, Drejtori i Zyrës për Qeverisje
të Mirë, një sekretariat i cili mbështetet nga
ONM si dhe një Grup Punues Ndër-Institucional i cili përbëhet
nga përfaqësues të ministrive kyqe si ajo e Drejtësisë,
Punës dhe Mirëqenies Sociale, Kulturës, Rinisë
dhe Sportit, organizatat ndërkombëtare si dhe OJQ-të
vendore dhe ndërkombëtare.
Aktivitetet e parapara në plan përfshijnë
hulumtimin, përcaktimin e standardeve, vetëdijësimin,
ndërtimin institucional dhe zbatimin, trajnimin, koordinimin
dhe monitorimin. Secili aktivitet i renditur më sipër
përfshin një përshkrim të veprimeve të
planifikuara, akterët të cilët do të bëjnë
zbatimin e aktivitetit, treguesit e performancës për matjen
e realizimit, periudhën kohore të paraparë për
realizim si dhe burimet e nevojshme.
IPVQ dhe më saktë Zyra e Kryeministrit
ka marrë përsipër pronësinë e këtij
Plani dhe kjo pronësi është e rëndësishme
për shkak të përgjegjësisë dhe qëndrueshmërisë.
Megjithatë, sipas Zyrës për Qeverisje të Mirë,
Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk ofron fonde të mjaftueshme
për realizimin e secilit aktivitet. Një konferencë
e donatorëve për financimin e këtyre aktiviteteve
ishte planifikuar të mbahet në vitin 2005, mirëpo
kjo nuk ka ndodhur. Shumica e progresit të bërë në
bazë të planit është financuar nga donatorë
dhe organizata ndërkombëtare. Kjo tendencë e vë
ne pyetje qëndrueshmërinë e planit të ardhshëm
dhe ndoshta edhe mbijetesën e rrjetit ekzistues të strehimoreve
për viktimat e trafikimit.
Ky dokument duhet të konsiderohet si instrument
monitorimi për të treguar nëse një aktivitet
është realizuar dhe nëse i ka arritur rezultatat
e kërkuara. Dokumenti është një lloj raporti
mbi aktivitetet e realizuara, aktivitetet të cilat janë
në vazhdim e sipër, tregon se ku janë shënuar
përparime dhe ku nuk janë bërë përparime
fare. Dokumenti poashtu shpjegon edhe veprimet e ndërmarra
në kuadër të secilit aktivitet. Rezultatet janë
inkorporuar në një matricë e cila bazohet në
aktivitetet e parashtruara në plan. Jeni të vetëdijshëm
se ka mjaft zbrazëtira në statistika të cilat duhet
të maten në bazë të treguesve përkatës
të planit. Raporti nenvizon arritjet e konsiderueshme në
zbatimin e planit si dhe zbrazëtirat. Nga 67 aktivitete të
parapara në Plan, katër janë realizuar tërësisht,
dhjetë janë në vazhdim e sipër, në 33 janë
vërejtur disa aktivitete ndërsa në 20 nuk është
vërejtur kurrfarë aktiviteti.
Ky raport është produkt i punës
së përbashkët të Qendrës Juridike të
Kosovës (QJK) dhe Shërbimit Katolik të Ndihmave (CRS).
Raporti është pjesë e projektit të financuar
nga USAID-it për luftimin e trafikimit të quajtur Partneriteti
Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ose PATH.
Për realizimin e kërkimit studimor personeli i QJK dhe
praktikantët në bashkëpunim me CRS kanë bërë
shqyrtimin e një numri të madh të dokumenteve dhe
raporteve si dhe kanë intervistuar akterët për kundër-trafikim
pranë Qeverisë, OJQ-të dhe organizatat ndërkombëtare.
Për të qenë të sigurtë, në një
përpjekje si kjo ku përfshihet një numër i madh
i elementeve, QJK-së dhe CRS-së ka mundësi që
edhe t’u kenë ikur disa çështje. Të
gjitha gabimet dhe lëshimet do të përmirësohen
në një raport pasues.
Lexuesi poashtu duhet të këtë parasysh
se ky raport nuk është ende produkt final. Afati i fundit
i planit është Dhjetori 2007 dhe shumë aktivitete
sikurse trajnimet ose fushatat e vetëdijësimit janë
në planifikim ose realizim e sipër. I dyti do të
nxirret në fund të këtij viti gjatë kohës
së hartimit të planit të ri. Do të azhurnojë
planin ekzistues, të shqyrtojë mësimet e mësuara
si dhe do të dokumentojë rekomandimet për planin
e ri.
Përmbledhja e Aktiviteteve
Parandalimi
Kërkimet studimore (hulumtimet) e realizuara
gjatë periudhës së raportuar nuk e kanë nenvizuar
vetëm perceptimin dhe qëndrimet e populates në përgjithësi
për viktimat, trafikantët dhe klientët e punëtorëve
të seksit mirëpo poashtu kanë shërbyer për
sfidimin e stereotipeve mbi atë se kush është i rrezikuar
(cenuar) nga trafikimi. Këto kërkime kontribuojnë
në përmirësimin e njohurive të partnerëve
implementues të përfshirë në projekte të
kundër-trafikimit si dhe ofrojnë një kornizë
të dobishme për realizimin e projekteve të ardhshme
të vetëdijësimit. Megjithatë, kërkimi mbetet
i përqëndruar kryesisht në viktimat dhe nuk i shqyrton
në masë të konsiderueshme faktorët e ndryshëm
të cilët mund t’u ndihmojnë politikbërësve
të ardhshëm në përpilimin e politikave më
konstruktive për luftimin e trafikimit, dhe as që e trajton
stigmatizimin dhe ndryshimin e pikëpamjeve shoqërore mbi
fenomenin.
Deri me tani janë organizuar një numër
i konsiderueshëm i fushatave të vetëdijësimit
për popullatën në përgjithësi, mësimdhënës
dhe nxënës, mediat, institucione të shëndetit
si dhe për palët e tjera të përfshira në
aspekte të ndryshme të trafikimit – viktima potenciale
dhe klientë. Përveç vetëdijësimit mbi
çështjet e trafikimit, fushatat poashtu janë përqëndruar
në identifikimin e viktimave dhe viktimave potenciale.
Një aktivitet kyq për ndryshimin dhe
plotësimin e ligjit ekzistues për punën, me qëllim
të inkorporimit të sanksioneve kundër bizneseve të
cilat punësojnë fëmijë nuk është realizuar
ende.
Mbrojtja
Pothuajse menjëherë pas përfundimit
të konfliktit të vitit 1999, UNMIK-ut, organizatat ndërkombëtare
dhe OJQ-të e ndryshme kanë filluar ofrimin e shërbimeve
për viktimat e trafikimit. Është bërë themelimi
i një rrjeti të strehimoreve dhe gradualisht kompetencat
janë transferuar nga UNMIK-u në ministritë e IPVQ-së
dhe nga OJQ-të ndërkombëtare në OJQ vendore.
Një arritje e madhe a planit në këtë shtyllë
ishte përgatitja e dy Procedurave Standarde të Veprimit,
njëra për viktimat e huaja të trafikimit ndërsa
tjetra për ato vendore. Këto PSV i sqarojnë rolet
dhe përgjegjësitë e akterëve të ndryshëm
në identifikimin dhe referimin e viktimave. Përveç
kësaj, Kosova tashmë ka dy numra urgjent telefoni për
mbështetjen e viktimave. Trajnime të konsiderueshme me
Gjykatës, prokurorë, policë, punëtorë social,
mbrojtës së viktimave dhe OJQ-të janë organizuar
dhe realizuar.
Megjithatë, fondi i planifikuar për kompenzimin
e viktimave i cili është dashur të zbatohet sipas
Urdhëresës Administrtive 2005/03 mbetet ende pezull. Ekziston
një mungesë e koordinimit dhe shkëmbimit të
informacionit. Çështja e statusit të Kosovës
mbetet pengesë në koordinimin e përpjekjeve me vendet
fqinje. Megjithëse procedurat për mbrojtjen e dëshmitarëve
janë përmirësuar dukshëm me monitorë (televizion)
me qark të mbyllur dhe pajisje të tjera, ende nuk është
vënë në punë ndonjë sistem për mbrojtjen
jashtë gjykatave. Më shumë punë nevojitet në
trajnimin e viktimave dhe alternativat për riintegrimin afatgjatë
të viktimave nuk gëzojnë mbështetjen e nevojshme
financiare. Përfundimisht, ndryshimi dhe plotësimi i propozuar
për Kodin e Përkohshëm Penal dhe Kodin e Procedurës
Penale nuk është ndërmarrë ende.
Ndjekja Penale
Trajnimet me gjykatës, prokurorë dhe
policë janë mbajtur ose do të mbahen në tema
si psh teknikat e ndjeshme të intervistimit, krimi i organizuar
si dhe konfiskimi i pasurisë. Një njësi e re e prokurorëve
special është formuar dhe prokurorët ndërkombëtare
punojnë si mentorë për prokurorët vendor. Njëri
nga këto prokurorë do të punojë pothuajse ekskluzivisht
në çështjet e trafikimit. UNDP është
duke e furnizuar Sektori I Hetuesis Kundër TrafikimiT me Qenie
Njerëzore të Shërbimit Policor të Kosovës
me automjete të pa shënuara, mjete përgjimi si dhe
pajisje tjera teknike. Aktualisht, SHTQNJ ka së paku një
zyrtare femër në secilën qendër rajonale.
Pavarësisht nga kjo, ende mbeten zbrazëtira
siç është ndryshimi dhe plotësimi i Kodit
të Procedurës Penale si dhe një aktivitet në
shtyllën e mbrojtjes. Më me rëndësi është
edhe fakti se dënimet për trafikuesit e dënuar mbeten
shumë të ulëta dhe gjobat e ngarkuara nga gjykata
arrinin gjithsej 600€ në vitin 2006. Ende mungon një
bazë qëndrore e të dhënave e cila përmban
statistika mbi arrestimet, ndjekjet penale, dënimet dhe shfajësimet.
Përfundim
Lufta kundër trafikimi kontribuon në
ndërtimin e një shteti të përgjegjshëm
dhe ligjor. Trafikimi është një krim i organizuar
i cili duhet të hetohet si aktivitet ilegal, mirëpo kundër-trafikimi
poashtu duhet të shikohet nga prespektiva e të drejtave
të njeriut, mbrojtja e të rrezikuarve dhe viktimave.
Raporti tregon se shumë aktivitete përmbajtësore
janë realizuar ose janë në realizim e sipër.
Sidoqoftë, pjesërisht për shkak të mungesës
së fondeve dhe koordinimit, ka qenë i vështirë
zbatimi i secilit aktivitet.
Pothuasje të gjithë ekspertët pajtohen
se shkaqet themelore të trafikimit janë varfëria,
papunësia, si dhe mungesa e shkollimit. Përderisa plani
i trajton çështjet e shkollimit duke përfshirë
trajnimet dhe punësimin ai nuk mund të trajtojë gjendjen
ekonomike të vendit. Kjo është një përpjekje
afatëgjate e cila pengohet nga moszgjidhja e statusit të
Kosovës. Megjithatë, përpjekjet duhet të vazhdohen
me qëllim të reduktimit të rrezikshmërisë,
përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të
njeriut për viktimat si dhe hetimit dhe ndjekjen ligjore të
trafikuesve.
Lista e Shkurtesave
ZQM Zyra Këshilldhënëse për Qeverisje te Mirë
e Zyrës së Kryeministrit
CMIS Sistemi i Informacionit për Menaxhimin e Rasteve
CRS Catholic Relief Services
QPS Qendrat për Punë Sociale
NMD Grupi për Ndihmë dhe Mbështetje Direkte
DKO Drejtorati për Krim të Organizuar
DD Departamenti i Drejtësisë
PPPA Projekti për Përmisimin e Pjesëmarrjes në
Arsimim
ICMPD Qendra Ndërkombtare për Zhvillimin e Politikave
të Migrimit
ONQ Organizata Ndërkombtare Qeveritare
ILO Organizata Ndërkombtare e Punës
ONJQ Organizata Ndërkombtare Jo-Qeveritare
IOM Organizata Ndërkombtare për Migrim
IREX International Research and Exchanges Board
NJSP Njësia e Sigurisë së Përkohshme
BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës
KFOR Kosovo Force
KFOS Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur
IGJK Instituti Gjyqësor i Kosovës
KGJPK Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës
QJK Qendra Juridike e Kosovës
KOPF Fondacioni Kosovar i Popullsisë
SHPK Shërbimi Policor i Kosovës
SHSHPK Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës
MASHT Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
MSH Ministria e Shëndetësisë
MD Ministria e Drejtësisë
MSHP Ministria e Shërbimeve Publike
MKRS Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
OJQ Organizata Jo-Qeveritare
MNR Mekanizmat Nacional të Referimit
RRTKO Rrjeti për Trajnimin mbi Krimin e Organizuar
ZNJ Zyra për Ndihmë Juridike
ZKM Zyra e Kryeministrit
ZPPK Zyra e Prokurorit Publik të Kosovës
OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
PATH Partneriteti Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore
IPVQ Institucionet e Përkohshme të Vetqeverisjes
PVPT Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit
RTK Radiotelevizioni i Kosovës
PSV Procedurat Standarde të Veprimit
SHTQNJ Sektori I Hetuesis Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore
(Shërbimi Policor i Kosovës)
TP Trafikimi i Personave
TPT Trajnimi i Trajnerëve
TRM Mekanizmi Transnacional i Referimit
UNDP Fondi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara
UNICEF Fondi për Femijët i Kombeve të Bashkuara
UNMIK Misioni i Përkohshëm i Kombeve
të Bashkuara në Kosovë
USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombtar
USHPAK Unioni i Shoqatave të Prindërve dhe Arsimtarëve
të Kosovës
NJMNV Njësia për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave
VT Viktimë e Trafikimit
ISSG Iniciativa për Sigurinë dhe Sigurimin e Grave
QMG Qendra për Mireqenien e Gruas
NJMD Njësia për Mbrojtjen e Dëshmitarëv
Shtylla I – Parandalimi
Raporti Progresiv i datës 30 Qershor
Objektivi: Realizimi i kërkimit studimor dhe
përcaktimi i standardeve
Aktiviteti (1.1) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Identifikimi i zbrazëtirave dhe njohurive për grupet me
rrezikshmëri të lartë dhe vetëdijesimi mbi trafikimin
e qenieve njerëzore ZKM-ZQM, MPMS, UNICEF, Instituti i Politikës
Sociale, ILO, IOM-i, OJQ-të, Policia Kërkimi është
realizuar dhe përcakton grupet me rrezikshmëri të
lartë, shkaqet themelore dhe kërkesat. 12 muaj
2005 –2006 BKK dhe donatorët 25,000
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
Në vitin 2007 janë realizuar dy projekte
të hulumtimit në lidhje me trafikimin.
Partneriteti kundër trafikimit të qenieve
njerëzore (PKTQNJ)
• Në shtator të vitit 2007Catholic
Relief Service (CRS) dhe Fondacioni Kosovar për Popullsi (KOPF),
në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të
Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit
(ZQM), kanë publikuar një raport të quajtur Kërkim
Studimor mbi Trafikimin e Qenieve Njerëzore. Ky kërkim
është realizuar si pjesë e projektit PATH të
financuar nga USAID-i dhe në të paraqiten rezultatet nga
dy sondazhe: njëri është realizuar me popullatën
në përgjithësi (gjithsej 500 respodent), ndërsa
tjetri është përqendruar në kategorinë
më të rrezikuar të popullsisë, në vajzat
e reja (gjithsej 300 vajza të moshës 14-18 vjeç).
Respodentët janë përzgjedhur në baza të
rastësishme në të gjithë Kosovën dhe e
pasqyrojnë popullsinë si tërësi. Në raport,
po ashtu, përfshihen disa të dhëna kualitative të
cilat bazohen në intervista të kryera me dhjetë ish
viktima të trafikimit (VT) dhe 18 klientë të punëtorëve
të seksit. Kërkimi është kryer nga Kompania
Hulumtuese PRISM, që e ka zyrën në Prishtinë
dhe në Sarajevë, kurse shkarkimi mund të bëhet
në tri gjuhë në faqen e internetit të KOPF-it
(www.kopfund.org)
• Nga të dhënat e këtij raporti
arrihet tek ky përfundim: pothuajse në të gjitha
rastet, respodentët në sondazh e kanë dëgjuar
shprehjen trafikimi me qenie njerëzore. Ata po ashtu e dinë
se trafikimi përfshin eksploatimin seksual në formë
të prostitucionit. Megjithatë, trafikimi ose kontrollimi
i një personi tjetër me qëllim të eksploatimit,
shpesh është ngatërruar me prostitucionin vullnetar.
Një numër i konsiderueshëm i respodentëve, nga
popullata në përgjithësi po ashtu, i fajësojnë
VT-të për viktimizimin e tyre duke i konsideruar ato të
pamoralshme për shkak të punës së tyre si prostituta.
Ky paragjykim e bën shumë të vështirë riintegrimin
e të mbijetuarave në komunitet. Shumica e konsiderueshme
e respodentëve besojnë se trafikimi është deri
diku ose edhe shumë i përhapur në Kosovë duke
shprehur njëherësh edhe shqetësimin e tyre për
këtë problem.
• Nga intervistat individuale është
arritur deri në përfundimin se shumica e grave dhe vajzave
viktima vijnë nga familjet e varfra të Kosovës. Një
grua e përshkruan gjendjen e saj familjare si vijon: Ne e kemi
punuar tokën dhe mezi ja kemi dalë të mbijetojmë.
Gjysma e të intervistuarave nuk e kanë përfunduar
as shkollën fillore. Disa janë trafikuar përmes ofertave
të punës ndërsa disa të tjera nga fqinjët,
miqtë dhe familja. Për shembull: Shokët e babait
tim .... më kanë ofruar punë ..... (por) qysh ditën
e parë, pronari më ka lidhur ..... dhe më ka dhunuar.
• Sipas viktimave të trafikimit, klientët
e tyre ishin të moshave të ndryshme (mosha të reja
dhe të mesme). Klientët ishin shqiptarë nga Kosova
dhe të huaj. Këta klientë, gjithnjë sipas viktimave
të trafikimit, kishin një element të përbashkët:
ata dukeshin të pasur. Intervistat me klientët e punëtorëve
të seksit e mbështesin këtë konkluzion.
• Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për
Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit,
në një konferencë për shtyp ka theksuar se ky
kërkim studimor është një aktivitet i rëndësishëm
i cili del nga Plani i Veprimit për Luftimin e Trafikimit të
Qenieve Njerëzore në Kosovë. Rifat Batusha, Drejtor
Ekzekutiv i KOPF-it, rezultatet e këtij kërkimi i vlerëson
si bazë për fushatën e PATH-it.
Save the Children
• Në maj të vitit 2007 Save the
Children publikoi rezultatet nga një kërkim studimor 18
mujor i cili përfshin intervista me fëmijë në
Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Rumani, Bosnjë dhe Hercegovinë,
Serbi dhe në Mal të Zi. Kërkimi studimor quhet Fëmijët
flasin: Rreziku dhe mbrojtja në lidhje me trafikimit në
Evropën Juglindore. Ky kërkim ka përdorur një
qasje pjesëmarrëse e cila do të shfrytëzohet
në zhvillimin e projekteve afatgjata. Metodologjia e kërkimit
ishte kryesisht kualitative, me pyetësorë, intervista
gjysmë të strukturuara dhe të pastrukturuara me fëmijë,
intervista me të rritur si ofruesit kryesor të informacionit
mbi trafikimin, intervista me fëmijë të trafikuar,
si dhe observime (vëzhgimi i fëmijëve të cilët
punojnë në rrugë). Pjesëmarrës në
këtë kërkim ishin 110 fëmijë dhe 69 informatorë
kyç. Gjatë kërkimit janë përdorur edhe
qasje kualitative. Varësisht nga shtetet ku janë bërë
hulumtimet, janë përdorur edhe instrumentet e kërkimit
studimor.
• Kërkimi studimor është përpjekur
të përcaktojë se cilët fëmijë, cilat
familje dhe cilat komunitete janë më të rrezikuara
nga trafikimi, si dhe të kuptojë mekanizmat dhe proceset
e trafikimit. Rajonet ku është përqendruar kërkimi
janë komunat me nivele të larta të papunësisë.
Disa rezultate i kontestojnë disa nga teoritë ekzistuese
mbi kategoritë më të rrezikuara të popullsisë.
Hulumtimi tregon edhe perceptimin e fëmijëve për
vetveten si dhe identifikon fushat ku nevojiten kërkime të
mëtutjeshme. Për shembull, ka zbrazëtira në
lidhje me atë se si grupet e ndryshme etnike e perceptojnë
një fëmijë të rrezikuar ose të fortë.
Kjo do të thotë se secili grup/individ reagon ndryshe
ndaj situatave sociale/ekonomike, duke i bërë kështu
më të cenuar ose më pak të cenuar, varësisht
nga ajo se si ata u përshtaten situatave. Zbrazëtirat
e tjera të identifikuara janë informatat e fëmijëve
lidhur me llojet e shërbimeve familjare të cilat ofrohen
nga shërbimet sociale, si dhe mungesa e bashkëpunimit
ndërmjet akterëve të përfshirë në
këtë proces dhe përfituesve (fëmijëve).
Raporti po ashtu përmend edhe rëndësinë e komunikimit
të ndërsjellë ndërmjet fëmijëve dhe
policisë, pasi që mungesa e kësaj marrëdhënieje
do të thotë se ka pak besim ndërmjet tyre.
• Kërkimi do të ndihmojë në
formulimin e përgjigjeve më efikase për luftimin
e trafikimit në planprograme mësimore dhe projekte në
shkolla dhe në përcaktimin e grupmoshave përfituese
dhe shkallën e këtyre projekteve.
• Raporti rekomandon:
o Zbatimin e suksesshëm të edukimit si dhe përfshirjen
aktive të fëmijëve në të gjitha fazat e
porosidhënies për fëmijë;
o Bashkëpunimin me shkolla dhe arsimtarë për të
ndërtuar besim të ndërsjellë, ekspozimin e fëmijëve
ndaj informacionit në dispozicion, si dhe inkurajimin e arsimtarëve
për të marrë rol mbrojtës krahas atij parandalues;
o Zhvillimin e fushatave të informimit në nivel lokal
në vend të atij qendror, siç ka qenë e zakonshme
deri më tani. Këto fushata duhet të përgatiten
duke marrë parasysh nevojat specifike të komunitetit,
në mënyrë që të ndihmojnë në
shpërndarjen më efikase të informacionit për
audiencën, duke e rritur kështu edhe pjesëmarrjen
e fëmijëve në to;
o Vetëdijesimin përmes komuniteteve për ngritjen
e kapaciteteve;
o Zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes në nivelin e komunitetit
për të reaguar ndaj nevojave specifike në vend të
atyre të përgjithshme
o Përdorimin e metodologjive të kërkimit për
avokim, si dhe për shfrytëzimin e tyre si instrument monitorimi
dhe vlerësimi.
Më herët (2005/6) aktivitet janë
përmbyllur
? Në periudhën raportuese nga Janari
deri në Qershor 2006, Zyra për Qeverisje të Mirë,
të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe
Çështje Gjinore raporton që Instituti për
Politikë Sociale në bashkëpunim me Organizatën
Ndërkombtare të Punës (ILO) kanë bërë
një studim me vajzat që punojnë dhe që janë
viktima potenciale të trafikimit. Ky studim 6 mujor është
bërë me vajzat e moshës 14-18 vjeçare.
Objektivi: Vetëdijësimi dhe fushatat
tjera
Aktiviteti (1.2) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Fushatat për vetëdijesimin e grupeve me rrezikshmëri
të lartë, kërkesa dhe kërkesa potenciale ZKM,
Policia, ONQ-të, OJQ-të, UNICEF-i, IOM-i Instituti i Politikës
Sociale, OSBE-ja Tri fushata multimediale mbi rrezikun dhe pasojat
e trafikimit për grupe të caktuara, të cilat zhvillohen
në bazë të rregullt. 2005-2006 BKK dhe donatorët
150,000
STATUSI: Aktiviteti është në vazhdim e sipër
Katër fushata të mëdha të vetëdijesimit
janë realizuar gjatë vitit 2005 dhe 2006, kurse për
vitin 2007 planifikohet të bëhen më shumë. Promotorët
kryesorë janë Organizata Ndërkombëtare për
Migrim (IOM), Departamenti i Drejtësisë dhe ZQM-ja.
Fushatat e vetëdijesimit të IOM-it
• Unë nuk e bëj!
Fushata është lansuar gjatë vitit 2005 dhe është
përqendruar në klientët dhe klientët potencialë
të shërbimeve të seksit nga viktimat e trafikimit.
Fushata fillimisht është përpjekur që të
sensibilizojë klientët dhe klientët potencialë,
si dhe popullatës në përgjithësi, sepse shumë
gra dhe vajza të cilat punojnë në industrinë
kosovare të seksit mund të jenë viktima të trafikimit.
Së dyti, fushata është përpjekur të pasqyrojë
kushtet jo njerëzore në të cilat mbahen VT-të
dhe, së treti, është përpjekur t’i informojë
kosovarët se viktima të trafikimit nuk janë vetëm
gratë e huaja, por edhe gratë dhe vajzat kosovare. Përfundimisht,
fushata është përpjekur t’i informojë
klientët dhe klientët potencialë mbi dispozitat e
aplikueshme ligjore për krimin, trafikim me qenie njerëzore,
duke përfshirë edhe faktin se edhe blerja me njohuri e
shërbimeve seksuale nga një viktimë e trafikimit
është krim i dënueshëm me burgim (Neni 139 i
Kodit të Përkohshëm Penal, Rregullorja e UNMIKUT
Nr.2003/25).
Fushata është financuar nga IOM-i dhe
ZQM-ja me mbështetjen e USAID-it. Produktet e fushatës
përfshijnë: dy videoklipe të transmetuara në
RTK, afishe, fletushka, kalendarë gjepi, aromatizues për
automjete dhe bylyzykë (shirita dore).
• Ndal trafikimin e qenieve njerëzore!
Kjo fushatë me dy pjesë është lansuar në
maj të vitit 2005 dhe ka vazhduar deri në qershor të
vitit 2006 dhe është financuar nga IOM-i dhe ZQM-ja me
përkrahjen financiare të Ministrisë së Punëve
të Jashtme të Finlandës. Faza e parë i është
kushtuar popullatës në përgjithësi: dy videoklipe
(shqip dhe serbisht), një radioklip (shqip dhe serbisht), afishe
(shqip, serbisht dhe anglisht), pllakate (shqip dhe serbisht), stilolapsa,
bluza, mbajtëse çelësash, qese kartoni, shenja
trafiku, qese sheqeri, ngjitëse, shpallje gazete, orare shkollore
(të gjitha në shqip), fletushka (anglisht), kartolina
(shqip dhe anglisht), kalendarë (shqip dhe anglisht).
Faza e dytë e fushatës ka filluar në
maj të vitit 2006 dhe është përqendruar në
viktimat potenciale të trafikimit dhe në trafikues/rekrutues.
Motot janë Mos i besoni gjithkujt dhe Ndale trafikimin e qenieve
njerëzore. Produktet e fushatës ende shpërndahen
dhe përdoren nga IOM-i, në bashkëpunim me agjencitë
qeveritare dhe organizatat lokale. Produktet e fushatës përfshijnë:
o Gjashtë video klipe në shqip dhe tri
në serbisht të transmetuara nga televizioni publik, RTK;
o Shtatë reklama televizive në shqip dhe tri në serbisht
janë transmetuar nga radiotelevizioni multietnik “Yeni
Donem” në rajonin e Prizrenit;
o Radio Malisheva ka përgatitur dhe transmetuar 12 radio programe
nga 45 minuta, si dhe tri edicione të një reviste për
të rinj (10 500 kopje), të cilat janë shpërndarë
në shtatë komuna. Qëllimi i këtyre përpjekjeve
ishte parandalimi dhe shpjegimi i pasojave të trafikimit të
qenieve njerëzore;
o OJQ-ja rinore Integra ka realizuar dramën Njerëzit e
rrugës, e cila është shfaqur në shkolla në
të gjithë territorin. Integra, po ashtu, ka organizuar
një aheng filmi, aktivitete në rrugë në dhjetë
komuna, ka shpërndarë afishe, fletushka dhe materiale
të tjera. Informatat janë shpërndarë edhe në
panairin e librit Prishtina 2006;
o Një dokumentar i quajtur Premtimet është përgatitur
dhe transmetuar nga RTK-ja dhe nga shtatë stacione lokale televizive
në rajone të ndryshme të Kosovës. Dokumentari
është shfrytëzuar gjatë trajnimeve të personelit
të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe
të mësuesve dhe drejtorëve të shkollave;
o 15 postera janë ngjitur në pesë autobusë të
qytetit, si dhe postera të tjera në gjashtë autobusë
ndërurban;
o Janë përgatitur bluza, pllakate dhe shpallje në
gazeta si dhe afishe(stickersa), të cilat janë shpërndarë
në Panairin e Librit në Prishtinë;
o Kundër trafikimit, në programin televiziv Ajo, produksion
i RTK-së, me pjesëmarrjen e personelit të IOM-it,
janë promovuar mësues të trajnuar si dhe OJQ lokale
për parandalimin e trafikimit. Ky program televiziv është
transmetuar në janar të vitit 2007;
o Një program televiziv i quajtur Rekrutimi po ashtu është
përgatitur dhe transmetuar në RTK në nëntor
të vitit 2006.
? Në periudhën raportuese nga Janari
deri në Qershor 2006, Zyra për Qeverisje të Mirë,
të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe
Çështje Gjinore raporton që Koordinatori dhe Sekretariati
për Anti-Trafikim me ndihmën financiare të IOM-it
kanë punuar në bërjen e faqes së internetit
e cila përmban infromata rreth anti-trafikimit në Kosovë.
Fushata të tjera
• Nuk është në shitje –
Departamenti për Drejtësi i UNMIK-ut (DD) dhe Njësiti
për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (NjMNV), në bashkëpunim
me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
OSBE-së si dhe Zyrës Amerikane në Kosovë, në
nëntor të vitit 2005 kanë hedhur fushatën Nuk
është në shitje. Fushata u dedikohej femrave të
reja, atyre të moshës 12-17 vjeçare. Qëllimet
ishin rritja e vetëdijes në lidhje me rreziqet e trafikimit,
si dhe informimi i tyre në lidhje me ndihmën e ofruar
(24 orë pa pagesë), si dhe për burimet në Qendrën
e Burimeve për Viktima. Një festival i këngës
është organizuar si pjesë e kësaj fushate. Kënga
fituese është shfaqur në një festival për
të rinj nga Mitrovica, Prizreni, Gjakova, Peja, Deçani
dhe Gjilani. Aktivitetet e kësaj fushate përshinin koncerte,
sporte, lojëra dhe debate. Në materialet e fushatës
që përfshinin fletushka, fletore, stilolapsa, bluza dhe
afishe, është reklamuar numri i telefonit. Shikoni edhe
aktivitetin 2.13.
• Turne Rajonale për Parandalimin e
Fenomenit të Trafikimit – Sekretariati për antitrafikim
i ZQM-së i ka koordinuar aktivitetet në Kosovë gjatë
fushatës Ndal trafikimit (shtator 2006). Kjo fushatë përfshinte
një turne me biçikleta, të organizuar në qytete
të ndryshme të Ballkanit, si në Sofje, Bukuresht,
Shkup, Shkodër dhe Prishtinë. Fushata është
organizuar në bashkëpunim me grupe dhe OJQ nga vendet
pjesëmarrëse, ndërsa është financuar nga
Ministria Norvegjeze për Punë të Jashtme në
bashkëpunim me OJQ-në Dera (The Door) nga Shkodra. Pjesëmarrëse
në këtë ngjarje ishte edhe Ministria e Kulturës,
Rinisë dhe e Sportit e Kosovës.
Gjatë orëve të mbrëmjes, për
biçiklistët dhe pjesëmarrësit e tjerë,
është shfaqur dokumentari i IOM-it, Premtimet, me ç’rast
janë bërë komente të ndryshme mbi përmbajtjen
e tij, duke ndikuar kështu edhe në rritjen e interesimit
për këtë çështje. Aktivitete të
ngjashme janë organizuar edhe në vende të tjera të
Ballkanit, ku pjesëmarrës ishte edhe ekipi nga Kosova.
• Në vitin 2007, në RTV 21, Njësia
e Anti-Trafikimit e OSBE-së ka organizuar katër debate
televizive për vetëdijesimin mbi problemin e trafikimit,
e posaçërisht mbi trafikimin e brendshëm, si dhe
për edukimin e popullatës dhe viktimave potenciale mbi
mekanizmat e raportimit dhe ndihmën e cila u ofrohet VT-ve.
Aktiviteti (1.3) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Fushatat e vetëdijesimit për trafikimin dhe aktivitetet
e tjera për popullatën e përgjithshme, me theks të
posaçëm në shkolla dhe universitete. ZKM-MASHT
dhe agjenci të tjera, si: Policia, ONQ-të, OJQ-të,
UNICEF-i, Save the Children, IOM-i, Instituti i Politikës Sociale,
OSBE-ja. • Fushata multimediale për sensibilizimin e
popullatës së përgjithshme mbi trafikimin e qenieve
njerëzore. Rritja e njohurive të popullatës së
përgjithshme mbi rreziqet e trafikimit të qenieve njerëzore
të matura në bazë të sondazheve publike në
baza vjetore.
• Përfshirja dhe zgjerimi i edukimit për kundër-trafikim
në kuadër të lëndës Edukata qytetare/ose
të lëndëve të tjera zgjedhore në kuadër
të shkollave. Numri i grupeve/individëve të rrezikuar
të cilët kanë qasje në informata për luftimin
e trafikimit përmes sistemit arsimor
• Trajnimi i të gjithë mësimdhënësve
deri në Dhjetor 2006. 2005-2006 BKK dhe donatorët 200,000
STATUSI: Disa aktivitete
Sikurse është theksuar në Aktivitetin
1.2, janë organizuar dy fushata multimediale dedikuar popullatës
së përgjithshme. Sidoqoftë, nuk janë mbajtur
sondazhe vjetore për të matur ndryshimet në njohuritë
e popullatës për trafikimin. Sondazhi i PATH-it i përmendur
në Aktivitetin (1.1), e trajton pjesërisht këtë
problem, mirëpo nuk e mat ndryshimin e njohurive kohë
pas kohe.
Në edukimin kundër-trafikimit në
shkolla dhe ndër grupet me rrezik të lartë kanë
marrë pjesë një numër i madh aktorësh,
duke përfshirë MASHT-in, IOM-in, UNICEF-in, Ministrinë
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Shoqatën Prindër-
Arsimtarë (SHPA), Qendrën për Mbrojtjen e Viktimave
dhe Parandalimin e Trafikimit (PVPT) si dhe Qendrën për
Mirëqenien e Gruas (QMG). Këto projekte përshkruhen
më poshtë.
MASHT
• MASHT-i me ndihmën e projektit të
IOM-it (Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore dhe ngritja
e kapaciteteve në Kosovë dhe Maqedoni) dhe UNICEF-it,
ka bërë ndryshimin e programit mësimor për klasat
6 deri në 11 për të përfshirë edhe trafikimin
e qenieve njerëzore në lëndët dhe librat ekzistues
shkollore. Përveç kësaj, 150 mësues janë
trajnuar në mënyra të ndryshme për përfshirjen
e trafikimit në programin ekzistues mësimor. Këtu
përfshihen mënyrat për identifikimin e VT-ve dhe
procedurat të cilat duhet të ndiqen. Në fund të
vitit 2005, shkollat në të cilat është ofruar
trajnimi, kanë konkuruar për një shpërblim në
bazë të suksesit në inkorporimin e çështjeve
të trafikimit gjatë mësimdhënies. Përafërsisht,
deri më tani, 100 shkolla janë përfshirë dhe
pritet përfshirja edhe e 20 shkollave të tjerave gjatë
vitit 2007. Për fëmijët e vegjël dhe për
braktisjen e shkollës janë përgatitur dhe janë
vënë në dispozicion edhe broshura të cilat janë
përkthyer edhe në gjuhët e minoriteteve.
• Arsimtarët e klasës së 8
janë në programin e referuar më lartë. Më
tej, MASHT-i raporton se që nga data e monitorimit, 700 zyrtarë
dhe arsimtarë janë trajnuar për trafikimin me qenie
njerëzore. Zyrtarët regjional, drejtorët dhe arsimtarët
ishin të përfshirë në trajnim. MASHT-i ka përfshirë
arsimtarët nga klasët 6, 7, 9, 10 dhe 11 në këtë
trajnim me qëllim të përfshirjes së programit
të vetëdijësimit për anti-trafikim në kurrikulë
të veçantë përmes lëndës së
Biologjisë, Gjeografisë dhe Edukatës Qytetare.
• Në vitin e fundit raportues MASHT-i
ka pasur 17 trajnerë shtesë të trajnuar për
anti-trafikim duke e rritur kështu numrin total të trajnerëve
për trajnerë të MASHT-i në 20.
• Gjatë vitit 2005 –2006 është realizuar
një Projekt i MASHT-it, në bashkëpunim me IOM-in:
“ Parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore në
Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet aktiviteteve edukative
dhe ndërtimit të kapaciteteve të shkollave”.
Objektiv i këtij projekti ishte rritja e pjesëmarrjes
së përgjithshme të Ministrive të Arsimit në
rajon lidhur me planet dhe strategjitë e tyre kombëtare
përkatëse në luftën kundër trafikimit;
si dhe të krijojë një mekanizëm koordinues midis
zyrtarëve të arsimit në Ballkan
• Në kuadër të këtij
projekti në 2006, IOM-i e ka organizuar një konferencë
regjionale në Mal të Zi me qëllim të ngritjes
së kapaciteteve të arsimtarëve dhe drejtorëve
të shkollave rreth trafikimit si dhe të promovimit të
bashkëpunimit regjional rreth prandalimit të tij. Pjesëmarrës
kanë qenë Zëvendës Ministri dhe dy zyrtarë
tjerë të MASHT-it, dy arsimtarë kosovar të cilët
kanë fituar garën e titulluar Planifikimi dhe Përbërja
e Klasës Anti-trafikim, si dhe një OJQ lokale. Kjo konferencë
ka qenë pjesë e projektit të titulluar Parandalimi
i Trafikimit me Njerëz në Ballkan dhe është
mbështetur nga Qeveria Holandeze
• Në kuadër të lëndës Edukata qytetare,
në klasën e nëntë, është përfshirë
në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe kundër-trafikimi.
Ky projekt është provuar në 40 shkolla. Gjatë
vlerësimit të projektit është arritur deri në
konstatimin se nxënësit kanë marrë informata
të avancuara në lidhje me trafikimin, të drejtat
e fëmijëve dhe lëndë të tjera. Projekti
është zgjeruar me përfshirjen edhe të 40 shkollave
të tjera. Janë përgatitur doracakë për
mësimdhënës dhe 130 mësimdhënës janë
trajnuar mbi çështjet e trafikimit. Ky projekt është
iniciuar nga Ministria në bashkëpunim me IOM-in dhe Save
the Children.
• MASHT-i, në bashkëpunim me UNICEF-in
dhe IOM-in ka përfshirë një modul për kundër-trafikim
në një lëndë zgjedhore të quajtur Aftësitë
për jetë. Kjo lëndë u ofron nxënësve
njohuri në mendimin kritik, menaxhim të sjelljes si dhe
mënyra për mbrojtje nga trafikimi. Në kuadër
të kësaj fushate është përgatitur një
libër për mësues dhe një doracak për nxënës.
Gjatë viteve 2005/2006, lënda është provuar
në 30 shkolla dhe pas vlerësimit është zgjeruar
për të përfshirë edhe 100 shkolla të tjera.
• Megjithëse nuk ka shifra të sakta,
një numër i madh i nxënësve është
vetëdijesuar për çështjet e trafikimit. Po
ashtu, për çështjet rreth trafikimit, janë
trajnuar rreth 5% të mësimdhënësve të shkollave
të mesme. Trajnimi i të gjithë mësimdhënësve
deri në dhjetor 2006 ishte një synim jo real.
• MASHT-i, BSHPT-ja, dhe IOM-i kanë
shpërndarë 12 500 libra shkollorë për shkolla
të mesme dhe 500 doracakë për mësues me qëllim
të vetëdijesimit në lidhje me trafikimin. 9 000 kopje
të librave me ilustrime janë botuar për shkollat
fillore (duke përfshirë 1000 në gjuhën serbe
dhe 1000 në gjuhën boshnjake), si dhe 500 afishe. Mësimdhënësit
janë trajnuar në kundër-trafikim. Së bashku
me pajisje TV dhe DVD, shkollave u janë dorëzuar kopje
të dokumentarit të IOM-it Premtimet. Rreth 1 000 lojëra
të ndryshme dedikuar fëmijëve të cilët
nuk e vijojnë shkollën, u janë shpërndarë
OJQ-ve të cilat punojnë me MASHT-in dhe BSHPT-në
në arsimin jo formal. Këto projekte janë përkrahur
nga qeveria finlandeze dhe nga ajo holandeze.
• Reagimi i përbashkët i prindërve
dhe i arsimtarëve për krijimin e një mjedisi të
sigurt në shkolla
IOM-i dhe USHPAK kanë zbatuar një projekt të përbashkët
në mars 2006, me qëllim të sqarimit të rolit
të shkollave dhe metodave për parandalimin e trafikimit.
• MASHT-i, i mbështetur nga Zyra britanike, në 12
shkolla të mesme ka organizuar një konkurs pikturimi me
qëllim të vetëdijesimit të nxënësve.
Tri pikturat më të mira kanë marrë shpërblime
në të holla, kurse piktura fituese është ekspozuar
në stenda afishimi në të gjithë vendin. Stendat
e afishimit kanë shfaqur edhe numrin kujdestar të telefonit
për kundër-trafikim të Ministrisë së Drejtësisë
(MD-së). Shikoni edhe aktivitetin 2.13.
Aktivitete të tjera
Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin
e Trafikimit (PVPT-ja), e mbështetur nga Zyra Britanike, gjatë
vitit 2006, ka realizuar një projekt të quajtur Luftimi
i Trafikimit Përmes Ndihmës së Drejtpërdrejtë
dhe Vetëdijesimit. Në kuadër të këtij projekti
janë mbajtur 15 trajnime me 782 pjesëmarrës, nxënës
të klasave të shtata dhe të teta të shkollave
fillore të qytetit të Gjilanit. Projekti ka përfunduar
me një mbledhje pune me nxënësit e përzgjedhur
gjatë trajnimeve, arsimtarë të Edukatës qytetare
si dhe drejtorë të shkollave ku janë mbajtur trajnimet.
Këtu, praktikat janë përmbledhur dhe më vonë
janë botuar në një doracak. Ky doracak është
prezantuar në tryezën e rrumbullakët, në të
cilën pjesëmarrës ishin përfaqësues nga
Zyra e Qeverisjes së Mirë, përfaqësues nga Ministria
e Drejtësisë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies
Sociale, MASHT-i, donatorët, partnerët nga PVPT si dhe
nxënësit e zgjedhur, mësuesit dhe drejtorët.
Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti
ishin zyrtarët komunalë të arsimit të cilët
do të jenë pjesë e këtij programi dhe do të
punojnë në ngritjen e kapaciteteve. Arsimtarët kanë
përfituar nga programet e trajnimit mbështetjen me burime
si, familjarizimin me llojllojshmëri të metodave për
luftimin e trafikimit.
• Mbledhje pune për VT-të –
PVPT-ja në mënyrë të vazhdueshme ka organizuar
mbledhje pune për fuqizimin e VT-ve në strehimoret e tyre,
siç janë procedurat përkatëse ligjore, koordinimi
ndërmjet organeve për zbatimin e ligjit dhe gjyqësorit,
si dhe ofrimin dhe mbështetjen ligjore për VT-të.
• Në korrik 2005, MKRS-ja ka organizuar
mbledhje me disa OJQ-të rinore të Kosovës për
vetëdijesimin në lidhje me çështjet e trafikimit.
• Ambasadorët e Rinj për të
Drejtat e Njeriut, MKRS-ja dhe IOM-i kanë zbatuar projektin
e Ambasadorëve të Rinj ndërmjet muajit tetor 2005
dhe shkurt 2006. Projekti është dedikuar për 92 nxënës
nga shkollat e mesme të Lipjanit, Pejës, Therandës
dhe Vushtrrisë. Projekti ka përfshirë seanca informative
dhe seminare mbi natyrën dhe pasojat e trafikimit të qenieve
njerëzore dhe është financuar nga një mini-grant
i IOM-it për OJQ-të.
• Save the Children ka ofruar grante për
fëmijët e moshave 12 deri në 18 vjeç, dhe
grante për komunitetet, me qëllim të zhvillimit të
aktiviteteve kundër-trafikimit, duke përfshirë shfaqje
teatrale, broshura, etj.
• Projekti për Vetëdijesimin e
Parandalimit të Trafikimit në Shkolla
Ndërmjet muajit gusht 2005 dhe janar 2006, Qendra për
Mirëqenien e Gruas (QMG), e mbështetur nga IOM-i, në
shkollat e mesme të rajonit të Pejës, ka zbatuar
një numër programesh për trajnimin e nxënësve
të moshave 14-18 vjeç. Programi përfshinte një
numër prezantimesh të testimeve për 667 nxënës
prezentues para 30 mësuesve dhe 69 prindërve nga pesë
shkolla të mesme, si dhje një fushatë informimi përmes
një prezantimi televiziv dhe tri radio klipe.
• Në vitin 2007, Save the Children ka
iniciuar projektin e trajnimit për luftimin e trafikimit në
20 shkolla. Shikoni aktivitetin 1.1.
Objektivi: Trajnimi
Aktiviteti (1.4) Akterët Treguesit e performancës
Periudha Kohore Burimet
Rritja dhe përmirësimi i mbulimit të medias për
çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore
përmes trajnimit/sensibilizimit dhe bashkëpunimit me media.
ZKM-Zyra e Komisionarit për Media, IOM-i, Policia, OJQ-të,
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës, ONQ-të •
Themelimi i grupit të ekspertëve të mediave për
çështjet e trafikimit të qenieve njerëzore.
• Numri i mediave të trajnuara në luftimin e trafikimit,
përgatitja e kodit të mirësjelljes lidhur me informatat
e ndjeshme dhe konfidencialitetin.
• Rritja e aktiviteteve qeveritare për luftimin e trafikimit
dhe raportimi mbi krimin e trafikimit. 2005-2006 BKK dhe donatorët
10,000
STATUSI: Disa aktivitete
• Në vitin 2005 IOM-i ka organizuar
një seminar për vetëdijesimin në lidhje me trafikimin
si dhe për inkurajimin e përdorimit të terminologjisë
adekuate. Dhjetë gazetarë kanë marrë pjesë
në këtë seminar.
• Gjatë janarit dhe shkurtit të
vitit 2007, CRS-ja dhe KOPF, me përkrahjen e projektit për
media të IREX-it, ka organizuar 4 sesione trajnimesh për
19 gazetarë nga rajone të ndryshme të Kosovës
(nga mediat elektronike dhe shtypi). Në këto trajnime
kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të
IPVQ-ve, si: policia, prokuroria, drejtori i ZQM-së si dhe
Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punës dhe e Mirëqenies
Sociale, përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare,
ngaAsociacioni i Gazetarëve Profesionist të Kosovës
(AGPK), nga OJQ-të dhe një viktimë e trafikimit.
Nga një kërkim i bërë nga IREX-i është
arritur deri te konkludimi se mbulimi i medias për çështjet
e trafikimit, cilësia dhe etika e raporteve mbi këtë
fenomen, janë përmirësuar pas mbajtjes së këtij
trajnimi.
• Projekti PATH-it po ashtu ka sponsoruar
një konkurs për artikujt më të mirë për
çështjet e trafikimit, nga gazetarët në televizion
dhe radio dhe në shtyp gjatë katër muajve të
parë të vitit 2007. Disa nga të trajnuarit nga projekti
i përshkruar më sipër ishin fitues të këtij
konkursi. Kishte pesë fitues; një për televizion,
një për radio, një për shtyp, një gazetar
hulumtues, si dhe një artikull me titullin më të
mirë.
• Megjithëse ka gazetarë të
cilët janë të mirë informuar në lidhje
me çështjet e trafikimit, aktualisht nuk ekziston ndonjë
grup i organizuar i ekspertëve dhe nuk ekziston një kod
i përbashkët etik i cili i trajton çështjet
e ndryshme, si p.sh mbrojtja e identitetit të VT-së.
• Shumica e artikujve për trafikimin,
gjatë vitit 2007, janë përqendruar në aktivitetet
e policisë.
• UNDP do të zbatojë një projekt
për media për përgatitjen e udhëzimeve mbi paragjykimet
dhe stereotipat ekzistues në lidhje me femrat, si dhe paraqitjen
e çështjeve të trafikimit dhe dhunës gjinore
para publikut.
Aktiviteti (1.5) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Përzgjedhja, zhvillimi dhe zbatimi i moduleve të trajnimit
për trajnimet lidhur me çështjet e trafikimit në
institucione dhe të personave të ndryshëm, si: mësimdhënës/punëtorë
social/ spitale/ inspekcioni i punës dhe ai sanitar/ si dhe
të operatorëve të tjerë të shërbimeve
MASHT-i, MSH-ja, MPMS-ja, OSBE-ja, DD-së, IOM-i, UNICEF-i,
ZKM –ZQM-ja, ILO-IPEC, ISP
• Përgatitja dhe aplikimi i moduleve të trajnimit
për institucionet arsimore dhe ato të shërbimeve,
etj.
• Numri i operatorëve të shërbimeve të
trajnuar në identifikimin dhe drejtimin e viktimave të
trafikimit, me theks të posaçëm, fëmijët
Në vazhdim
2005-2006 BKK dhe donatorët 100,000
STATUSI: Disa aktivitete
• Siç është përmendur në Aktivitetin
(1.4) janë përgatitur doracakë për mësues.
• Me zbatimin e Procedurave Standarde të
Veprimit (PSV) për viktimat vendore të trafikimit, gjatë
vitit 2006 dhe 2007 janë mbajtur edhe programe intensive të
trajnimit në nivel rajonal (planifikohet që seanca e fundit
e trajnimit të mbahet në 2007). Për më shumë
informata shikoni Aktivitetin 2.2 në Shtyllën II.
• IOM-i ka organizuar trajnime për institucione
të shëndetit mendor dhe kujdestar me qëllim të
shpjegimit të asaj se çfarë është trafikimi,
si mund të ndihmojnë ata në identifikimin e VT-ve
dhe si t’i drejtojnë VT-të. IOM-i po ashtu ka dhënë
grante për Ministrinë e Shëndetësisë (MSH)
për organizimin dhe ofrimin e trajnimeve për asistentët
në shëndetin primar dhe sekondar.
• Rreth 60 punëtorë social kanë
marrë pjesë në një trajnim të avancuar
për PSV-të nga IOM-i për identifikimin e VT-ve si
dhe familjarizimin me rolet dhe përgjegjësitë e të
gjitha palëve në ofrimin e ndihmës këtyre individëve.
Më vonë IOM-i ka organizuar një trajnim tjetër
për punëtorë social lidhur me riintegrimin e viktimave
vendore të trafikimit në komunitetet e tyre. Shtatë
persona nga MPMS janë trajnuar si trajnerë.
• IOM-i është duke shqyrtuar mundësinë
e mbajtjes së trajnimeve të tjera gjatë vitit 2007.
Përmes trajnimit të trajnerëve ngritja e kapaciteteve
mund të bëhet prej vetë Ministrisë. Megjithatë,
është e pamundur që të trajnohen të gjithë.
Të dhënat mbi strehimoret, OJQ-të, ndihmëst
e viktimave, policinë dhe të tjerët, të cilat
janë duke u përgatitur, do të raportohen më
vonë.
Objektivi: Zhvillimi institucional dhe zbatimi
Aktiviteti (1.6) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përfshirja e grupeve me rrezikshmëri të lartë
dhe e viktimave të trafikimit në programet për zhvillim
ekonomik të agjencive përkatëse. ZKM-ja (organi udhëheqës
ZQM), MPMS-ja, MEF-i, Oda Ekonomike e Kosovës, IOM-i, ILO,
Unioni i Sindikatave të Punëtorëve në Kosovë
dhe institucionet e tjera si UNDP-ja, Banka Botërore dhe partnerë
të tjerë • Qasja e grupeve me rrezikshmëri
të lartë dhe e viktimave të trafikimit në mikro
kredi, fonde dhe grante për zhvillim ekonomik.
• Thjeshtësimi i qasjes së grupeve me rrezikshmëri
të lartë dhe viktimave të trafikimit në mikro
kredi.
• Strategjia e përbashkët e koordinimit ndërmjet
Qeverisë së Kosovës, Bankës Botërore, UNDP-së,
Agjencisë Evropiane për Rindërtim për përgatitjen
e një strategjie për reduktimin e varfërisë.
Pandërprerë 2005-2007 BKK dhe donatorët
30 000
STATUSI: Aktivitetet në pritje
Aktiviteti (1.7) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Zbatimi i strategjisë arsimore si dhe parandalimi i vajzave
dhe grupeve të rrezikuara nga braktisja e shkollimit.
MASHT-i (Organi udhëheqës), UNICEF-i,
Save the Children, Banka Botërore, OJQ-të, Ministria e
Kulturës, Rinisë dhe Sportit, MSH-ja, MPMS-ja, IOM-i.
• Numri i lëndëve plotësuese
për nxënësit të cilët e kanë braktisur
shkollën
• Stimulimet dhe mësimi plotësues
• Përqindja e vajzave të cilat e kanë kryer
shkollimin e mesëm
• Numri në rritje i vajzave/grupeve të cenuara,
të cilat e përfundojnë shkollimin
• Rritja e ndarjeve buxhetore të Qeverisë si dhe
zbatimi i programeve të posaçme për parandalimin
e braktisjes së shkollimit (transporti, etj) nga individët/grupet
e cenuara, si: vajzat, grupet RAE (fëmijët romë,
ashkali dhe egjiptianë).
• Rritja e nivelit të arsimimit –përmes programeve
të ndryshme, e sidomos i atyre për grupet e cenuara dhe
vajzat. Pandërprerë 2005-2006 BKK dhe donatorët
500.000
STATUSI: Disa aktivitete
• Në vitin 2005 dhe 2006, 568 nxënës, djem
dhe vajza, nga nëntë komuna, kanë vijuar mësimin
plotësues nga MASHT-i (Fushë Kosova, Gjakova, Lipjani,
Prishtina, Peja, Prizreni, Shtimja dhe Suhareka).
• Të dhënat për numrin e stimulimeve
dhe kurseve trajnuese nuk ka.
• Në vitin shkollor 2005-2006, kanë
qenë 74,781 nxënës në klasët 10,11 dhe
12. Nga këta, 32,202 apo 43% e tyre kanë qenë femra.
Në vitin 2006-2007 kanë qenë 88,691 nxënës
në klasët 10, 11, 12 dhe 13. Nga këta, 38,581 apo
43 % kanë qenë femra. Vlerësimet e popullatës
për grup moshat prej 14 deri në 18 vjeqare tregojnë
se përqindja e femrave me meshkuj është pothuajse
e barabartë (50/50).
• Të gjithë në shkollë: Parandalimi i
braktisjes së shkollës nga nxënësit –
Në vitin 2005, CRS-ja në bashkëpunim me MASHT-in
dhe USHPAK (Unioni i Shoqata Prindër-Arsimtarë të
Kosovës), ka publikuar doracakun e lartpërmendur, material
i përgatitur në bazë të punës së një
konsulenti vendor. Këto instrumente janë përgatitur
për të ndikuar në zvogëlimin e braktisjes së
shkollës në Kosovë. Në muajt janar-mars 2006
janë dhënë 20 grante për shkolla (në komunën
e Lipjanit, Ferizajt, Dragashit, Prizrenit dhe Malishevës)
për testimin e instrumenteve në terren. Ekipe për
parandalimin e braktisjes së shkollimit janë themeluar
në 20 shkolla dhe 42 vajza janë kthyer në shkollë
me përdorimin e këtyre metodave dhe instrumenteve. Zyrtarët
e MASHT-it i kanë miratuar këto metoda dhe instrumente
dhe i kanë shpërndarë në të gjitha shkollat
fillore të Kosovës. MASHT-i po ashtu ka miratuar një
urdhëresë administrative me të cilën detyrohen
të gjitha shkollat që t’i plotësojnë formularët
përkatës në bazë të rregullave. Ky projekt
është përkrahur nga UNICEF-i.
• Zvogëlimi i nivelit të braktisjes
së shkollimit në komunitetet RAE – Në vitin
2006, CRS-ja në bashkëpunim me MASHT-in dhe USHPAK-ut
dhe me mbështetjen e UNICEF-it, ka lansuar një projekt
për zvogëlimin e nivelit të braktisjes së shkollimit
nga komunitetet RAE. Ky projekt është zbatuar në
dhjetë shkolla fillore të përzgjedhura në bazë
të rrezikshmërisë. Shkollat e përzgjedhura ndodhen
në shtatë komuna (Mitrovicë, Obiliq, Prizren, Ferizaj,
Lipjan, Gjakovë dhe Fushë Kosovë). Gjatë fazës
së parë të projektit janë themeluar grupe punuese
për shtjellimin dhe kuptimin e problemeve arsimore me të
cilat ballafaqohen komunitetet RAE. Në bazë të përfundimeve
të arritura (rezultateve) në vitin 2006 është
organizuar një fushatë vetëdijesimi. Po ashtu, SMASM-ja
(një OJQ) ka inskenuar situata reale si dhe ka organizuar shfaqje
dhe debate të ndryshme. Stimulime të ndryshme si çanta
shkollore dhe libra shkollor janë shpërndarë për
fëmijët RAE. Si rezultat i këtyre aktiviteteve gjatë
vitit të parë, 125 fëmijë RAE janë kthyer
në shkollë. Projekti është vazhduar edhe gjatë
vitit 2007.
• Projekti i Bankës Botërore për
Përmirësimin e Pjesëmarrjes në Arsim (PPPA)
ka dhuruar një grant prej 4 milionë Euro për MASHT-in,
me qëllim përmirësimin e qasjes dhe vijimin e mësimit
në shkollimin fillor dhe të mesëm. Ky projekt ka
filluar në vitin 2003 dhe ka përfunduar më 2006 dhe
për qëllim ka pasur mbështetjen e shkollave në
rajone të varfra, rajone me koncentrim të madh të
minoriteteve, ku edhe janë shfaqur problemet më të
mëdha në vijimin e mësimit dhe ku balanca gjinore
pasqyron qasje të dobët në shkollim për femra.
Një pjesë e konsiderueshme e projektit është
përqendruar në infrastrukturën shkollore, ngrohje,
kompjuterë, biblioteka, fusha sporti dhe rrethoja. Projekti
po ashtu ka përkrahur programet e ndryshme për transportimin
e nxënësve nga vendet rurale në shkollë si dhe
blerjen e librave shkollorë madje edhe të veshmbathjeve
për fëmijët e varfër. Për përcaktimin
e shkollave prioritare janë formuar një numër bordesh
komunale. Në nivelin komunal, këto borde përfshinin
zyrtarët e qeverisë lokale, përfaqësuesit e
MASHT-it, shoqërinë civile dhe punëtorë nga
QPS-të komunale. Rreth 500 shkolla kanë përfituar
nga ky grant. Faza e dytë e këtij projekti është
aktualisht në fazën parapërgatitore, që do të
rezultojë me dhënien e një granti prej 600 000 dollarësh
amerikan për Ministrinë me qëllim të përmirësimit
të shkollave.
Objektivi: Shqyrtimi legjislativ
Aktiviteti (1.8) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Shqyrtimi dhe propozimi i ndryshimeve (amendamenteve) në legjislacionin
për punë, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve.
MPMS-ja (Organi udhëheqës), DD-ja, ZKM-ja (Zyra për
Shërbimet e Ndihmës Juridike, ZKL-ja.
• Gjobitja dhe sanksionimi i bizneseve të cilat punësojnë
fëmijët nën moshën 15 vjeçare.
• Përkufizimi i punës së lehtë dhe asaj
të rrezikshme në legjislacionin për punë. 2005-2006
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktivitetet në pritje
• Rregullorja e UNMIK-ut Nr.2001/27 mbi Ligjin
Themelor të Punës në Kosovë përcakton parimet
dhe përmban dispozitat për mbrojtjen e fëmijëve
në punë. Neni tre i këtij ligji e përcakton
moshën minimale të punësimit, 18 vjet. Megjithatë,
nuk ekziston ndonjë përkufizim i punës së lehtë
e cila nuk ndikon në shëndetin, zhvillimin ose vijimin
e shkollimit të fëmijës. Punësimi nën moshën
15 vjet është rreptësisht i ndaluar.
• Agjenda legjislative e qeverisë për
vitin 2006 përfshin hartimin e legjislacionit për të
drejtat e fëmijëve në bazë të standardeve
ndërkombëtare. Mirëpo ky Projektligj është
tërhequr nga agjenda për shkak të prioriteteve të
tjera që ka caktuar qeveria. Sipas Zyrës për Shërbimet
e Ndihmës Juridike, ky ligj (ligje) do të riinkorporohen
në Agjendën legjislative të qeverisë.
Objektivi: Struktura e Koordinimit
Aktiviteti (1.9) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Rritja e nivelit të koordinimit për zbatimin e Planit
të veprimit për barazinë gjinore dhe Planit të
veprimit për luftimin e trafikimit. ZKM –ZQM-ja, OJQ-të,
UNMIK-u (Zyra për Çështje Gjinore), UNIFEM-i, Komisionet
për Barazi Gjinore, Komisionet Komunale, Grupet e Brendshme
të Punës, ONQ-të. • Numri i mbledhjeve të
mbajtura
• Vlerësimi i përbashkët i nivelit të
koordinimit Pandërprerë 2005-2007 Nuk janë nevojitur
burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
Projekti për Sigurinë e Gruas i UNDP-së
planifikon zbatimin e këtyre dy planeve të veprimit dhe
trajnimin e zyrtarëve komunalë për barazi gjinore,
mirëpo koordinimi dhe komunikimi në qendër mbetet
çështje problematike.
.
Shtylla II – Mbrojtja
Raporti Progresiv deri më 30 qershor
Objektivi: Kërkimi studimor dhe përcaktimi
i standardeve
Aktiviteti (2.1) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Vendosja e procedurave policore për mbrojtjen dhe referimin
e viktimave të trafikimit Shtylla I, Policia e UNMIK-ut, Policia
Kufitare e SHPK-së, SHSHPK-ja • Miratimi dhe shpërndarja
e Buletinit zyrtar ka ndikuar në rritjen e numrit të rasteve
të cilat referohen nga policia e përgjithshme në
SHTQNJ
• Rritja e numrit të viktimave të identifikuara
dhe të referuara nga policia e përgjithshme në SHTQNJ
2005 Nuk ka pasur burime shtesë BKK
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
• Procedurat Standarde të Veprimit (PSV)
për viktimat e huaja dhe vendore të trafikimit zbatohen
edhe për policinë, e cila zakonisht është pika
e parë e kontaktit me viktimat e trafikimit (VT). PSV-të
parashtrojnë procedurat për identifikimin dhe referimin
e VT-ve, të cilat janë inkorporuar në doracakun e
policisë. Për informata shtesë mbi PSV-të shikoni
përshkrimin në Aktivitetin 2.2.
• Nuk ka ndonjë statistikë zyrtare
mbi numrin e VT-ve të identifikuara dhe të drejtuara nga
policia e përgjithshme në SHTQNJ.
• Në vitin 2006, 66 VT janë identifikuar
nga SHTQNJ-ja e SHPK-së. Nga ky numër 55 kanë marrë
ndihmë nga strehimoret dhe nga agjencitë e tjera. Ndër
ato të ndihmuara kishte 11 kosovare dhe 28 shtetase të
Moldavisë.
• Në vitin 2005, SHTQNJ-ja ka identifikuar
49 viktima, nga të cilat 28 janë ndihmuar.
Aktiviteti (2.2) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përgatitja e udhëzimeve uniforme për të gjithë
akterët për identifikimin dhe referimin e viktimave. DD-ja,
MPMS-ja, MASHT-i, MSH-ja, OJQ-të dhe ONQ-të • Udhëzimet
janë përgatitur
• Rritja e nivelit të identifikimit të viktimave
2005-2006 BKK dhe donatorët
30.000
STATUSI: Aktiviteti është përfunduar
• Dy Procedura Standarde të Veprimit
(PSV) janë aktualisht në fuqi dhe koordinohen nga anëtarët
e Grupit për Ndihmë dhe Mbështetje Direkte (NMD).
PSV-të për viktimat e huaja janë miratuar në
vitin 2001, ndërsa ato për viktimat vendore janë
nënshkruar në vitin 2006. Sipas këtyre marrëveshjeve,
Sektori i Hetuesis Kundër Trafikimin me Qenieve Njerëzore
(SHTQNJ) i SHPK-së, Ministria e Drejtësisë (MD),
Njësia për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave
(NJMNV), Strehimorja e Përkohshme e Sigurt (SPS), IOM-i, OSBE-ja,
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Qendra
për Punë Sociale (QPS), si dhe OJQ-të lokale, të
gjitha janë pajtuar që t’i ndajnë detyrat dhe
përgjegjësitë e tyre përkatëse si dhe të
sigurojnë koordinim dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës.
PSV-të sigurojnë një procedurë uniforme për
identifikimin dhe referimin e viktimave. Zyrtarët e SHTQNJ-së
janë zakonisht pika e parë e kontaktit me viktimën,
mirëpo edhe ndihmëst e viktimës si dhe punëtorët
social janë pjesë e procesit. Të udhëhequr nga
përfaqësuesi i OSBE-së, anëtarët e Grupit
për Ndihmë dhe Mbështetje Direkte janë takuar
rregullisht dhe kanë diskutuar rastet dhe trendet e trafikimit
në baza konfidenciale. Nëse viktima është i/e
mitur atëherë një punëtor social nga QPS-ja
duhet të jetë i pranishëm dhe ai duhet ta udhëheq
rastin. SPS i siguron secilës viktimë kohë për
reflektim si dhe strehim të sigurt, posaçërisht
në rastet me rrezikshmëri të lartë. Kur siguria
e lartë nuk është e rëndësisë së
veçantë, viktimat transferohen në strehimoret e
menaxhuara nga OJQ-të lokale. Ekziston një strehimore
për viktima të huaja dhe dy strehimore për fëmijë
ku bëhet përkujdesja e shumicës së viktimave
vendore të trafikimit.
• Sipas PSV-ve, viktimave të trafikimit
u ofrohet:
o Strehim (akomodim) – së pari një
periudhë për reflektim në NJSP dhe më pas në
njërën nga dy strehimoret e menaxhuara nga OJQ-të;
o Mbështetje materiale – asistencë sociale nga QPS-ja,
veshmbathje, elemente personale dhe shkollore nga OJQ-të ose
NJMNV-së, rroba, elemente shkollore duke përfshirë
pagesat dhe librat shkollorë, grante emergjente dhe para xhepi
nga IOM-i;
o Përfaqësim dhe ndihmë juridike – ofrohet
nga një mbrojtës i viktimës ose, sipas nevojës,
nga një avokat i financuar nga IOM-i;
o Kujdes shëndetësor – kontrollime dhe trajtime
nga OJQ-të, testime për HIV dhe STS, të cilat financohen
nga NJMNV, si dhe trajtime të cilat financohen nga IOM-i;
o Këshillim familjar (për VT-të vendore) –
ndërmjetësim familjar nga QPS-ja dhe IOM-i, këshillim
për fëmijë dhe familjet e tyre nga OJQ-të dhe
QPS-ja;
o Shërbime psikologjike – psikiatër dhe psikologë
nga OJQ-të, nga NJMNV, si dhe profesionistë nga IOM-i;
o Edukimi – nga MASHT-i në mësime plotësuese,
nga OJQ-të, si dhe lehtësimin e qasjes në edukim
nga IOM-i, QPS-ja dhe OJQ-të lokale;
o Trajnime – të ofruara nga OJQ-të, të financuara
nga NJMNV dhe të financuara dhe të organizuara nga IOM-i;
o Krijimi i të ardhurave – programe specifike për
viktimat kosovare dhe familjet e tyre të ofruara nga IOM-i;
o Asistencë për punësim – QPS-ja lehtëson
punësimin dhe ofron mundësi punësimi përmes
Qendrave të Punësimit dhe OJQ-ve për viktimat e trafikimit
dhe për prindërit e tyre si dhe IOM-i ofron subvencione
në paga për VT-të dhe familjet e tyre;
o Aftësi për jetë – OJQ-të ofrojnë
trajnime në gatim, menaxhim financiar dhe shëndet riprodhues;
IOM-i ofron këshilla në vendimmarrje, respekt dhe vetëbesim;
o Riatdhesimi – IOM-i përgatit dokumentet e udhëtimit
si dhe lehtëson udhëtimin e VT-ve drejt vendlindjes.
• OSBE ka përkrahur përgatitjen
e PSV-ve si dhe hartimin e tyre në pajtim me standardet për
të drejtat e njeriut, si për shembull udhëzimet nga
Zyra e OSBE-së në Varshavë për Institucione
Demokratike dhe të Drejta të Njeriut. PSV-të janë
në pajtim me standardet e OSBE-së të parashtruara
në mekanizmin e saj kombëtar të referimit. Sipas
personelit të MPMS-së, udhëzimet për identifikimin
e fëmijëve viktima janë marrë drejtpërdrejt
nga Protokolli i Palermos për parandalimin, reduktimin dhe
dënimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Ky protokoll
është instrumenti i parë ligjor i detyrueshëm
i cili përmban edhe një përkufizim të trafikimit
me qenie njerëzore.
• Pas zbatimit të PSV-ve vendore, anëtarët
e NMD-së kanë organizuar trajnime rajonale për policë,
mbrojtës të viktimave, punëtorë social si dhe
OJQ-të lokale për vetëdijesimin e tyre lidhur me
zbatimin e rregullt të PSV-ve gjatë punës së
tyre, e posaçërisht mbi mënyrat për identifikimin
dhe referimin e rasteve potenciale të trafikimit. Trajnimi
përfshinte një shpjegim të PSV-ve, intervista me
një VT, si dhe drejtimin e individit nga shërbimet adekuate.
Rreth 160 pjesëmarrës ishin të pranishëm gjatë
njërës nga pesë trajnimet e mbajtura në vitet
2006 dhe 2007. Do të ketë edhe një trajnim të
fundit në vitin 2007.
• Njësia e OSBE-së për Kundër-Trafikim
po ashtu ka financuar një trajnim për 30 punëtorë
social nga 30 qendra të ndryshme të punës sociale,
së bashku me Institutin për Politikë Sociale dhe
MPMS-në. Ky trajnim është përqendruar në
ngritjen e kapaciteteve për kundër-trafikim. Temat e trajtuara
ishin PSV-të, politikat e Qeverisë së Kosovës,
standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,
politikat ndërkombëtare të trafikimit, si dhe pengesat
praktike të cilat hasen nga punëtorët social gjatë
asistimit dhe riintegrimit të viktimave në shoqëri.
Janë mbajtur tri runde me nga dy ditë duke filluar nga
shkurti i vitit 2007.
• Qendra Ndërkombëtare për
Zhvillimin e Politikave të Migrimit (QNZHPM), me mbështetjen
e USAID-it, është duke përgatitur një Mekanizëm
Transnacional të Referimit (MTR) për trafikimin e qenieve
njerëzore në Evropën Juglindore. Koordinatori për
Kundër-Trafikim në Kosovë, së bashku me koordinatorët
e tjerë kombëtarë, ka nënshkruar një marrëveshje
me QNSHPM-në për zbatimin e këtij mekanizmi. Ky projekt
ka për qëllim zhvillimin e një mekanizmi shumëkombësh
dhe shumëdisiplinar për kundër-trafikim i cili përfshin
elemente transnacionale. Projekti ka filluar të realizohet
në vitin 2006 dhe do të zgjasë dy vjet. Ai do të
ofrojë mostra për matjen e standardeve të cilësisë
në raste transnacionale të trafikimit.
Në muajin prill të vitit 2007 është
mbajtur Seminari i parë rajonal në Sofje. Rezultatet e
fazës së vlerësimit janë diskutuar së bashku
me udhëzimet, intervenimin në kriza, asistencën në
kthim, riintegtimin si dhe procedurat penale. Një mbledhje
e të gjithë koordinatorëve të kundër-trafikimit
është mbajtur dhe pjesëmarrësit e saj janë
zotuar që do të punojnë për zbatimin e këtij
projekti.
• OSBE-ja ka përgatitur një model
të kornizës së bashkëpunimit ku akterët
shtetëror dhe shoqëria civile punojnë së bashku
për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të personave
të trafikuar. Kjo kornizë quhet Mekanizmi Kombëtar
i Referimit (MKR). MKR-ja përfshin pesë elemente kryesore.
Ato janë:
o Identifikimi i personave të supozuar si
të trafikuar;
o Parimet themelore të marrëveshjeve të bashkëpunimit
ndërmjet akterëve shtetërorë dhe jo shtetërorë;
o Përkrahja dhe mbrojtja e VT-ve;
o Riatdhesimi dhe riintegrimi social i viktimave dhe
o Dispozita ligjore për kompensim dhe për mbrojtjen e
dëshmitarëve
OSBE-ja në Kosovë është duke
bërë një vlerësim të natyrës dhe përhapjes
së trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë dhe
është duke shqyrtuar masat ekzistuese për luftimin
e këtij fenomeni, si dhe asistimin e viktimave në bazë
të MKR-së.
• MPMS-ja, MD-ja dhe STHQNJ-ja me mbështetjen
e UNICEF-it kanë përgatitur Doracakun për mbrojtjen
e fëmijëve, i cili është në shfrytëzim.
Doracaku përfshin një pjesë mbi trafikimin.
Aktiviteti (2.3) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Zhvillimi dhe zbatimi i standardeve për ofrimin e shërbimeve
si dhe menaxhimi i rasteve të viktimave të trafikimit.
MPMS-ja, DD-ja dhe partnerët • Standardet minimale janë
përgatitur
• Numri i OJQ-ve të certifikuara për ofrimin e shërbimeve
• Shpërndarja e raportit mbi shërbimet e standardizuara
viktimave Pandërprerë 2005-2007 10 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Sipas MPMS-së, PSV-të i përcaktojnë
rolet dhe përgjegjësitë dhe i përshkruajnë
standardet për ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e rasteve.
Aktualisht ekzistojnë dy OJQ të cilat menaxhojnë
strehimore për viktimat e trafikimit, e të cilat janë
nënshkruese të njërës ose tjetrës PSV.
Një OJQ ofron shërbime dhe strehim për VT-të
vendore si dhe për fëmijë të abuzuar, kurse
tjetra kryesisht u shërben viktimave të huaja të
trafikimit (Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalim
të Trafikimit, PVPT). Të dyja OJQ-të janë trajnuar
për menaxhimin e rasteve nga trajnerë të jashtëm.
• MPMS-ja kohëve të fundit ka nënshkruar
një kontratë për ofrimin e asistencës për
fëmijët e abuzuar Kosovarë. Sipas kushteve të
kontratës, e njëjta OJQ e cila u përmend më
sipër është e obliguar që të ofrojë
strehim, ushqim, barëra, paketa higjienike, si dhe shërbime
psiko-sociale për fëmijët e abuzuar. PVPT-ja nuk
pranon fonde nga Qeveria. Në territorin e Kosovës ka edhe
strehimore të tjera të cilat veprojnë, mirëpo
këto të fundit i asistojnë kryesisht viktimat e dhunës
familjare dhe jo VT-ve. Politikat Qeveritare kërkojnë
ndarjen e VT-ve nga viktimat e dhunës familjare. Vetëm
në raste emergjente këto strehimore u ndihmojnë edhe
VT-ve.
• Përveç PSV-ve si dhe kontratës
së nënshkruar me MPMS-në, OJQ-ja e cila ofron asistencë
për VT-të (vendore) dhe për fëmijët e tjerë
të abuzuar, standardet e saj të përkujdesjes i mbështet
në Ligjin për Fëmijë të MB-së të
vitit 1989 dhe në akte të tjera. Kjo OJQ është
formuar dhe përkrahet pjesërisht nga një OJQ britanike.
Standardet e MB-së janë mjaft gjithëpërfshirëse
dhe trajtojnë një numër të madh çështjesh
që ndërlidhen me përkujdesjen ndaj fëmijëve.
• PVPT-ja vazhdon të funksionojë
në bazë të standardeve ndërkombëtare të
përpiluara nga Komisioni i Bashkuar Metodist për Ndihma,
organizatë kjo themeluese e strehimores. (UMCOR) PVPT-ja është
aktualisht OJQ lokale.
• Aktualisht nuk ekziston ndonjë proces
i MPMS-së për certifikimin e strehimoreve.
• Raportet lidhur me PSV-të dorëzohen
çdo gjashtë muaj nga OJQ-të të cilat ofrojnë
shërbime për VT-të.
Aktiviteti (2.4) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Finalizimi dhe shqyrtimi i procedurave standarde të veprimit
(PSV) për viktimat e huaja të trafikimit OSBE-ja, UNICEF-i,
DD-NJMNV-ja, MPMS-ja, SHTQNJ-ja, OJQ-të, IOM-i PSV është
finalizuar dhe implementohet e shqyrtohet rregullisht PSV është
finalizuar ndërsa rishikimet vazhdojnë Nuk nevojiten burime
shtesë
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• PSV-ja për viktimat e huaja është
finalizuar në vitin 2001. Shqyrtimi i kësaj PSV-je është
në vazhdim e sipër, siç parashihet edhe në
vetë dokumentin. Sipas OSBE-së, kjo PSV shqyrtohet dhe
azhurnohet çdo gjashtë muaj ose sipas nevojës,
posaçërisht nëse një procedurë është
e paqartë. Anëtarët e NMD-së takohen rregullisht
për diskutimin e rasteve dhe trendeve të trafikimit. Anëtarët
mund të kërkojnë mbajtjen e mbledhjeve sipas nevojës.
Aktiviteti (2.5) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Finalizimi dhe shqyrtimi i PSV-së për viktimat e brendshme
të trafikimit OSBE-ja, UNICEF-i, DD-NJMNV-ja, MPMS-ja, SHTQNJ-ja,
OJQ-të, IOM-i, ZQM- ZKM-ja PSV-ja është finalizuar
dhe implementohet e shqyrtohet rregullisht Në vazhdim e sipër
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• OSBE-ja, IOM-i dhe UNICEF-i kanë organizuar
një trajnim të punëtorëve social mbi mënyrat
e identifikimit të VT-ve. Ata së bashku kanë hartuar
një dokument i cili është dakorduar nga anëtarët
e grupit për ndihmë direke. Në mars të vitit
2006, 38 punëtorë social, një nga çdo qendër,
kanë marrë pjesë në një trajnim të
posaçëm për PSV-të e reja.Trajnime shtesë
janë organizuar nga anëtarët e NMD-së sikurse
është theksuar në Aktivitetin 2.2.
• Sikurse PSV-ja për VT-të e huaja
(Shikoni Aktivitetin 2.4) versioni vendor duhet të shqyrtohet
dhe të azhurnohet çdo gjashtë muaj ose sipas nevojës,
siç është paraparë në vetë dokumentin.
Anëtarët e NMD-së takohen rregullisht për diskutimin
e rasteve dhe trendeve të trafikimit. Anëtarët po
ashtu mund të kërkojnë mbajtjen e mbledhjeve sipas
nevojës.
• MPMS-ja i raporton ZQM-së, si koordinatori
kombëtar për kundër-trafikim, çdo tre muaj.
Aktiviteti (2.6) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Procedurat/ udhëzimet për periudhën e reflektimit
e cila u mundësohet viktimave. OSBE-ja, UNICEF-i, DD-NJMNV,
MPMS-ja, SHTQNJ-ja, OJQ-të, OSBE-ja, IOM-i, ZQM – ZKM-ja
Rritja e numrit të viktimave të cilave u mundësohet
periudha e reflektimit 2005-2006 Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Siç është përcaktuar
në PSV, VT-ve zakonisht u mundësohet një periudhë
reflektimi prej tri ditëve në Strehimoren e Përkoshme
të Sigurt /SPS (por numri i ditëve është fleksibil).
Personeli i SPS-së tregon se në disa raste reflektimi
zgjatë deri në dhjetë ditë, posaçërisht
kur kemi të bëjmë me procedura ligjore. Në ditën
e dytë ose të tretë të reflektimit, personeli
i IOM-it vetëm ose së bashku me QPS-të, nëse
në rast është i përfshirë ndonjë fëmijë,
takohen me VT-të. Nëse viktima është e gatshme
që të bashkëpunojë në bazë vullnetare,
IOM-i harton një vlerësim të nevojave dhe një
projekt propozim për atë individ duke ia rekomanduar institucionin
përkatës. VT-ja nuk është e detyruar me ligj
që të dëshmojë në një procedurë
penale dhe asnjëherë nuk vendoset në strehimore pa
dëshirën e saj.
• Përveç në rastet me rrezikshmëri
të lartë, VT-së zakonisht i rekomandohet një
strehimore ku mund të qëndrojë vullnetarisht deri
në gjashtë muaj, varësisht nga procedurat ligjore
si dhe përparimi i procesit të riintegtimit. Ka pasur
raste kur VT-të kanë qëndruar për periudha më
të gjata. PVPT-ja pranon ato VT të cilat dëshirojnë
të riatdhesohen në vendet e tyre të lindjes. IOM-i
i riatdheson këto femra, në bashkëpunim me zyrën
e kësaj organizate ndërkombëtare në vendin përkatës.
Objektivi: Monitorimi
Aktiviteti (2.7) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përforcimi i bashkëpunimit dhe zhvillimi i kapaciteteve
të monitorimit ndërmjet inspekcioneve të punës
dhe atyre sanitare për identifikimin e viktimave.
SHTQNJ-ja, MPMS-ja dhe MSH-ja • Rritja e numrit të veprimtarive
të përbashkëta
• Rritja e numrit të viktimave të identifikuara/shpëtuara
• Rritja e numrit të inspektimeve 2005-2006 Nuk nevojiten
burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.8) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Zhvillimi i kapaciteteve për monitorimin e rasteve të
riintegrimit. DD-NJMNV-ja, MPMS-ja dhe partnerët
• Themelimi i një grupi të agjencive për monitorimin
e procesit të riintegrimit
• Raportet e monitorimit mbi riintegrimin e viktimave 2005-2007
BKK dhe donatorët
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Grupi i agjencive nuk është krijuar.
Megjithatë, për shkak të numrit të agjencive
të ndryshme të cilat merren me riintegrimin e VT-ve, MPMS-ja
përmes QPS-ve koordinojnë monitorimin e tyre. Riintegrimi
është proces afatgjatë dhe kohëzgjatja e tij
varet nga nevojat e fëmijëve. Ekzistojnë dispozita
të veçanta për fëmijë në Ligjin
për Familje dhe Shërbime Sociale. Procesi i riintegrimit
të fëmijëve është gjithmonë shumë
i vështirë, pjesërisht për shkak të paragjykimit
ndaj ish prostitutave, të cilat mund të kenë qenë
të detyruara të bëjnë punë të tilla.
Aktualisht nuk ekzistojnë fonde të veçanta për
riintegrimin afatgjatë të viktimave.
• Duke filluar tri javë pas largimit
nga strehimorja, OJQ-ja e cila punon me VT-të (vendore) bën
përcjelljen, monitorimin dhe punon me vajzat e reja së
paku edhe dy vjet. Personeli i kësaj OJQ-je zakonisht bashkëpunon
me punëtorët social gjatë vizitave, mirëpo nëse
punëtorët social nuk janë në dispozicion, atëherë
OJQ-ja e bën vizitën vetëm. Kjo OJQ, po ashtu, bashkëpunon
me personelin e IOM-it për asistimin e viktimave. Nëse
personeli i OJQ-së zbulon një problem, siç mund
të jetë braktisja e shtëpisë ose mosvijimi i
mësimit nga vajza, atëherë menjëherë i
njoftojnë punëtorët social, policinë dhe mundësisht
edhe mbrojtësin e viktimës.
• Gjatë vitit 2006 IOM-i ka financuar
një trajnim të posaçëm për punëtorët
social për riintegrimin afatgjatë të VT-ve.
• PVPT-ja me mbështetjen e Organizatës
Ndërkombëtare të Punës (ILO), në vitin
2007, ka përfunduar një projekt provues (pilot) dy vjeçar
në tri komuna (Mitrovicë, Prishtinë dhe Prizren),
projekt ky i cili është përqendruar në VT-të
dhe posaçërisht në viktimat e formave më të
këqija të punës nga fëmijët. Projekti është
përqendruar në rehabilitimin dhe riintegrimin afatgjatë
të fëmijëve përmes testimit të një
modeli për shërbime mbështetëse ekonomike dhe
sociale në partneritet me QPS-të si dhe autoritetet qeveritare.
Nga 135 përfituesit e përzgjedhur nga PVPT-ja, MPMS-ja,
dhe Programi Ndërkombëtar i ILO-së për Eliminimin
e Punës së Fëmijëve, 52 fëmijë janë
larguar nga puna, 54 nuk punojnë më punë të
rrezikshme dhe puna e tyre nuk ndikon në vijimin e mësimit,
ndërsa 34 motra dhe vëllezër të përfituesve
të drejtpërdrejtë, përmes intervenimit të
drejtpërdrejtë, janë parandaluar që të
punojnë.
Është bërë identifikimi i praktikave
të mira, në kuadër të të cilave është
përfshirë edhe themelimi i strukturave të monitorimit
në nivelin lokal, si dhe janë dokumentuar në një
raport për IPEC-un. PVPT-ja po ashtu ka organizuar një
trajnim në bazë të këtyre praktikave për
QPS-të si dhe një trajnim mbi mënyrat e zbatimit
të këtij modeli në të ardhmen. Ky projekt do
të zgjerohet për të përfshirë edhe gjashtë
deri në tetë komuna të tjera të Kosovës.
Objektivi: Vetëdijesimi dhe fushatat e tjera
Aktiviteti (2.9) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Realizimi i projekteve për vetëdijesimin e komunitetit
për të parandaluar stigmatizimin e viktimave. Qendrat
për Punë Sociale- në nivel komunal, ZQM-ZKM-ja, Zyrtarët
për Barazi Gjinore, IOM-in dhe partnerët • Numri
i projekteve të realizuara për vetëdijesimin e komunitetit
• Raportet mbi numrin e viktimave të riintegruara 2005-2006
BKK dhe donatorët
50.000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Ende nuk është bërë
realizimi i ndonjë projekti për vetëdijesimin e komunitetit.
Objektivi: Trajnimi
Aktiviteti (2.10) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Ofrimi i trajnimeve për policinë dhe akterët e tjerë
në identifikimin dhe referimin e viktimave të trafikimit.
IOM-i, OSBE-ja, SHSHPK-ja, UNMIK-u, DD-ja, SHTQNJ-ja • Rritja
e nivelit të identifikimit dhe referimit të viktimave.
• Numri i trajnimeve të realizuara.
• Numri i zyrtarëve të trajnuar.
• Përfshirja edhe e një kursi trajnimi në programin
mësimor të SHSHPK-së.
• Ofrimi i trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.
Në vazhdim
2005-2007 Donatorët
50 000
STATUSI: Aktiviteti i përfunduar
• Siç është theksuar në
Aktivitetin 2.2 është bërë organizimi i trajnimeve
rajonale mbi PSV-të e reja për viktimat vendore të
trafikimit. Pjesëmarrës ishin zyrtarët e SHTQNJ-së,
ndihmëst e viktimave, punëtorët social si dhe OJQ-të
lokale. Synimi kryesor i këtyre trajnimeve ishte identifikimi
dhe referimi i viktimave të trafikimit.
• IOM-i ka publikuar një doracak për
trajnimin e organeve për zbatimin e ligjit të quajtur,
Themelet e Kundër-Trafikimit. Përdorimi i këtij doracaku
nga kjo organizatë ndërkombëtare ka ndihmuar organizimin
e trajnimit të zyrtarëve të SHPK-së si dhe të
policisë kufitare. Neni 3 i doracakut shtjellon Parimet e Identifikimit
të Viktimave dhe Asistencën.
• Në vitin 2005, pesë zyrtarë
të SHTQNJ-së kanë përfunduar kursin e UNICEF-it
për Teknikat e Intervistimit të Fëmijëve.
• Zyrtarët e SHTQNJ-së kanë
ofruar 17 trajnime në Shkollën e Shërbimit Policor
të Kosovës (SHSHPK) për rekrutë dhe zyrtarë
të cilët kanë vijuar kurset për teknikat e hulumtimit.
Gjatë këtyre trajnimeve janë ofruar informata mbi
trafikimin.
• Për trajnimin dhe vetëdijesimin
e mëtejmë të policisë në lidhje me luftimin
e trafikimit, SHTQNJ-ja ka ofruar disa trajnime shtesë gjatë
vitit 2006 në SHSHP për zyrtarët e graduar dhe të
tjerë, si dhe për policinë kufitare dhe për
hetuesit e skenës së krimit. Këto trajnime do të
vazhdojnë të ofrohen nga trajnerët e SHTQNJ-së.
• Zyrtarët e SHPK-së, si dhe zyrtarët
e SHTQNJ-së, kanë marrë pjesë në disa seanca
të specializuara rajonale mbi teknikat hulumtuese, seanca këto
të organizuara nga QNZHPM-ja dhe IOM-i.
• Ministria e Shëndetësisë,
gjatë vitit 2006, me mbështetjen e IOM-it, për punëtorët
e shëndetit mendor si dhe për motrat medicinale, ka organizuar
një trajnim të quajtur Strehimi dhe Parandalimi. Trajnimi
është mbajtur në shtatë Qendra të Shëndetit
Mendor dhe qëllimi i trajnimit ishte njohja e punëtorëve
të shëndetit mendor dhe e motrave medicinale mbi identifikimin,
asistimin dhe strehimin e VT-ve. Gjatë trajnimit janë
diskutuar edhe çështjet shëndetësore të
VT-ve dhe përkujdesja e nevojshme.
• Në vitin 2007, Iniciativa e UNDP-së
për sigurinë e femrës, do të trajnojë zyrtare
të SHTQNJ-së dhe të Sektorit Hetues të SHPK-së
për dhunën në familje. Ky trajnim do t’u ndihmojë
këtyre zyrtareve në intervistimin efektiv të viktimave
të trafikimit. Shpresohet që kjo iniciativë do të
ndihmojë punësimin e një numri më të madh
zyrtarësh të gjinisë femërore.
Aktiviteti (2.11) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Trajnimi i gjykatësve, ndihmësve mbrojtës dhe personelit
tjetër juridik për mbrojtjen në gjykata kur kemi
të bëjmë me informacion të ndjeshëm, e
posaçërisht kur informacioni ka të bëjë
me dëshmitarë fëmijë. IGJK-ja, DD-ja, Shoqata
e Juristëve të Kosovës, Gjykatat e Qarkut dhe partnerët
• Numri/ përqindja e gjykatësve, prokurorëve,
ndihmësve mbrojtës dhe personelit tjetër juridik
të trajnuar
• Rritja e nivelit të mbrojtjes së viktimave përmes
masave të ndryshme, siç janë: monitorë me
qark të mbyllur, anonimiteti, etj.
• Numri i trajnimeve të realizuara. 2005- 007 BKK-ja
dhe UNMIK-u
50 000
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Instituti Gjyqësor i Kosovës (IGJK) mban trajnime
dhe seminare të vazhdueshme gjatë tërë vitit
mbi të gjitha fushat juridike (civile, penale dhe procedurale)
si p.sh. mbi Standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare të
të Drejtave të Njeriut. Në vitin 2006 IGJK-ja ka
mbajtur një trajnim mbi Mbrojtjen e viktimave të trafikimit
sipas standardeve ndërkombëtare dhe trajnimin mbi Kodin
e Përkohshëm të Procedurës Penale në Kosovë.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin 12 gjykatës
dhe 6 prokurorë nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova, Gjilani
dhe Prizreni. Ky trajnim është realizuar në bashkëpunim
me policinë dhe në kuadër të trajnimit janë
prezantuar udhëzimet për teknikat e intervistimit, jo
vetëm për fëmijë, por edhe për viktimat
e trafikimit në përgjithësi. Në këtë
trajnim kanë marrë pjesë edhe zyrtarë nga Ministria
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
• IOM-i ka trajnuar 22 gjykatës dhe
prokurorë me qëllim të ngritjes së kapaciteteve
të tyre, si dhe ka hartuar një doracak për zbatimin
e ligjit.
• Në vitin 2006, Zyra britanike dhe
ajo amerikane kanë siguruar pesë sisteme televizive me
qark të mbyllur, nga një për secilën Gjykatë
të Qarkut në Kosovë (Prishtinë, Mitrovicë,
Pejë, Prizren dhe Gjilan). Deri më tani, këto sisteme
nuk janë shfrytëzuar në raste të trafikimit,
mirëpo janë shfrytëzuar për mbrojtjen e dëshmitarëve,
siç mund të ketë raste në ardhmen me VT-të.
Për shembull: Në Prishtinë ky sistem televiziv është
përdorur për dëshmitarë të mitur në
tri raste, si dhe për paraqitjen e provave në pesë
raste të tjera. Sistemi është përgatitur edhe
për dy raste të tjera me dëshmitarë të
mbrojtur, të cilat do të mbahen në të ardhmen
e afërt. Këto gjykime, me ndihmën e këtyre pajisjeve
zhvillohen shumë më shpejt. Në Gjilan, sistemi është
përdorur për një dëshmitar të mbrojtur
në një rast si dhe për paraqitjen e provave në
25 raste të tjera. Në Prizren, sistemi është
përdorur për tre dëshmitarë të mbrojtur
në një rast, si dhe për paraqitjen e provave në
raste të tjera. Në Mitrovicë dhe në Pejë
ka pasur probleme lidhur me punësimin e një punëtori
teknik për operimin e sistemit, mirëpo pritet që
ky sistem të hyjë në punë shumë shpejt.
Aktiviteti (2.12) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Trajnimi i punëtorëve social dhe ndihmësve të
viktimave për intervistimin e fëmijëve. MPMS-ja,
NJMNV-DD-ja dhe partnerët Numri i punëtorëve social
dhe i ndihmësve të trajnuar Në vazhdim
2005-2006 BKK dhe donatorët
20 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Në kuadër të trajnimeve
të mbajtura për punëtorë social, ndihmës
të viktimave, policë dhe OJQ lidhur me PSV-të vendore,
është përfshirë edhe simulimi i situatave reale
për intervistimin e VT/fëmijëve.
• Në vitin 2004/2005, MPMS ka ofruar
një modul njëvjeçar për trajnimin e punëtorëve
social mbi modelet më të mira për punën me fëmijë.
• Në vitin 2005, UNICEF-i ka mbajtur
dy trajnime rajonale për punëtorë social, ndihmës
të viktimave, prokurorë dhe gjykatës në lidhje
me intervistimin e fëmijëve. Rreth 80 pjesëmarrës
ishin të pranishëm gjatë këtyre trajnimeve tre
ditore. Pjesa e dedikuar për trajnimin e gjykatësve dhe
prokurorëve ka zgjatur vetëm një ditë.
.
• Statistikat për numrin e trajnuar të punëtorëve
social nuk janë në dispozicion.
Objektivi: Ndërtimi institucional dhe zbatimi - identifikimi
Aktiviteti (2.13) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Vendosja e një linje kujdestare telefonike pa pagesë në
gjithë Kosovën për viktimat e trafikimit
DD-NJMNV-ja, MPMS-ja, IOM-i dhe OJQ-të • Linja telefonike
është vendosur.
• Rritja e burimeve njerëzore për menaxhimin e linjës
telefonike.
• Rritja e numrit të rasteve të cilat raportohen
dhe referohen përmes linjës telefonike Në vazhdim
2005-2006 BKK
50 000
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Vendosja e linjës kujdestare telefonike
– Linja telefonike është vendosur nga NJMNV-DD-ja
e UNMIK-ut në Nëntor të vitit 2005 dhe aktualisht
menaxhohet nga MD-ja. Thirrjet telefonike janë pa pagesë
dhe përgjigjet merren nga një operator 24 orë në
ditë, shtatë ditë në javë. Personi përgjegjës
u përgjigjet këtyre telefonatave dhe i drejton ata te
zyrtari përkatës rajonal i SHTQNJ-së ose te avokati
përkatës i viktimës. Për disa telefonata përgjigjet
jepen drejtpërdrejtë nga operatori, posaçërisht
kur rastet e paraqitura nuk janë shumë serioze. Gjatë
fushatës së vetëdijesimit të përmendur
në Aktivitetin 1.3 është promovuar kjo linjë
telefonike dhe janë regjistruar 1000 telefonata gjatë
një periudhe tremujore. Aktualisht, të dhënat nga
thirrjet telefonike regjistrohen, mirëpo nuk përmblidhen.
Po ashtu ekzistojnë edhe linja telefonike
rajonale për ndihmëst e viktimave ku pranohen pretendimet
për trafikim. Megjithatë, këta numra të telefonit
nuk konsiderohen pjesë e linjës telefonike kujdestare.
Aktualisht ka 23 ndihmës të viktimave të cilët
ndodhen në rajone të ndryshme. MD-ja po ashtu menaxhon
një linjë të kujdestarisë për dhunën
në familje. Shikoni Aktivitetin 1.2.
• Linja telefonike e kujdestarisë e IOM-it – Një
linjë e dytë telefonike menaxhohet nga një OJQ vendore
(Linja Telefonike e Ndihmës ose LTN). Operatorët e kësaj
linje janë studentë të psikologjisë nga Universiteti
i Prishtinës. Ata ofrojnë mbështetje emocionale për
viktimat, e posaçërisht për ato të cilat përjetojnë
ndjenja të vetëvrasjes. Ky shërbim është
themeluar në janar të vitit 2005 dhe shfrytëzon një
numër telefoni pa pagesë, të mundësuar nga Vala
900. Në vitin 2006, LTN i ka zgjeruar shërbimet me mbështetjen
financiare të IOM-it dhe aktualisht ofron informata, këshilla
dhe ndihmë në rastet e trafikimit.
• Sipas një raporti të LTN-së,
14 telefonata janë bërë nga viktimat e trafikimit
gjatë muajve Dhjetor 2005 dhe Qershor 2006, njëra nga
të cilat është ndihmuar dhe drejtuar në IOM-it.
Gjatë kësaj periudhe kohore, linja telefonike e kundër-trafikimit
ka marrë 1 738 telefonata të cilat ndërlidhen me
trafikimin, 796 prej tyre ishin kërkesa për informacion
mbi trafikimin dhe 942 kërkesa për informacion mbi linjën
e kundër-trafikimit. Nga këto telefonata 14 ishin kërkesa
për informacion mbi shërbimet dhe ndihmën e cila
u ofrohet viktimave të trafikimit. Që nga themelimi i
linjës së kundër-trafikimit më 19 dhjetor 2005,
janë pranuar gjithsej 18 654 thirrje. Nëse kjo shifër
ndahet në muaj atëherë LTN-ja ka pranuar përafërsisht
2 331 thirrje në muaj. Shumica e këtyre thirrjeve nuk
kanë të bëjnë me trafikimin, megjithatë
shifra e mësipërme e dëshmon qasjen e lehtë
në këtë numër të telefonit. Për qëllime
të raportit, thirrjet janë ndarë në dy kategori
kryesore: një, thirrjet të cilat ndërlidhen me trafikimin
dhe dy, thirrjet të cilat nuk ndërlidhen me trafikimin.
• Kjo linjë, tash për tash, nuk
është në funksion, për shkakun se OJQ-ja e sipërpërmendur
është zhvendosur në një lokacion të ri.
Tash për tash nuk ka ndonjë koordinim të drejtpërdrejtë
ndërmjet dy linjave.
Aktiviteti (2.14) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Krijimi i bazës së të dhënave të ofruesve
të shërbimeve dhe llojeve të shërbimeve të
cilat ofrohen nga agjencitë e ndryshme MPMS-ja, DD-NJMNV-ja,
ONQ-të dhe OJQ-të Baza e të dhënave është
krijuar dhe është në përdorim 2005-2007 BKK
20.000
STATUSI: Disa aktivitete
• Krijimi i bazës së të dhënave
– baza e të dhënave për shërbimet sociale
është krijuar nga MPMS-ja me përkrahjen e UNICEF-it
gjatë pjesës së parë të vitit 2006. Sipas
Save the Children, baza e të dhënave shfrytëzohet
për monitorimin e rasteve të cilat janë nën
përkujdesjen e punëtorëve social në 33 Qendra
të Punës Sociale, për mbledhjen e statistikave mbi
rastet e ndryshme si dhe për përcjelljen e vazhdueshme
të familjeve, e posaçërisht të fëmijëve
nevojtarë. Trajnimet për përdorimin e bazës
së të dhënave tashmë janë përfunduar
dhe planifikohet mbajtja e trajnimeve plotësuese për analizimin
e të dhënave. Në lidhje me VT-të, baza e të
dhënave përmban informata mbi tërë procesin
e trajtimit dhe riintegrimit. Menaxhimi i informacionit ka një
nivel të lartë fshehtësie. Vetëm udhëheqësi
i shërbimeve sociale ka qasje të plotë në bazën
e të dhënave, ndërsa punëtorët social kanë
qasje vetëm në rastet e tyre përkatëse.
• Në raportin e saj Fëmijët
flasin, Save the Children rekomandon marrjen e masave për “përmirësimin
dhe monitorimin e bazës qendrore të të dhënave
në MPMS. Pasiqë kjo bazë e të dhënave mund
të ofrojë njohuri më reale mbi situatën e trafikimit
në Kosovë dhe do të mundësojë saktësinë
e të dhënave për analizim të mëtejmë.
• OJQ-të të cilat i ndihmojnë
VT-të vendore i raportojnë MPMS-së çdo muaj
për fëmijët të cilët janë nën
përkujdesjen e tyre. Këto informata regjistrohen në
bazën e të dhënave.
• IOM-i ka një bazë për nevoja
të brendshme. Informacioni mbi viktimat në Kosovë
si dhe viktimat e ndihmuara nga çdo mision i IOM-it në
botë regjistrohen në këtë bazë të
të dhënave. Por, vetëm një numër i kufizuar
i personelit të IOM-it ka qasje në këtë bazë
të të dhënave.
Aktiviteti (2.15) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përpilimi i një liste të specialistëve për
mbështetjen psiko-sociale të viktimave MSH-ja dhe MPMS-ja
• Përpilimi i listës
• Trajnimi i profesionistëve 2005-2007 Nuk nevojiten
burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Tash për tash nuk ekziston ndonjë
listë e specialistëve nga MPMS-ja apo Ministria e Shëndetësisë
(MSH). Megjithatë ndihma profesionale ofrohet nga IOM-i dhe
nga strehimoret.
• PVPT-ja angazhon një psikolog dhe
një psikiatër të vetin për të ofruar mbështetje
psiko-sociale për viktimat e strehuara atje.
• OJQ-ja për viktimat vendore ofron
mbështetje psiko-sociale sipas nevojës dhe në baza
individuale.
• IOM-i ofron ndihmë psikiatrike dhe
psikologjike për VT –të të regjistruara në
këtë agjenci, së paku njëherë, me qëllim
të përgatitjes së vlerësimit të nevojave
dhe mund të ofrojnë ndihmë shtesë edhe në
shtëpinë ose strehimoren e viktimës. IOM-i më
parë ka angazhuar një psikolog për të ofruar
terapi sekondare për personelin i cili merret me VT-të,
mirëpo ky post është eliminuar në fund të
vitit 2006 për shkak të mungesës së fondeve.
Aktiviteti (2.16) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përpilimi i një liste të përkthyesve dhe përfaqësuesve
ligjor për mbështetjen e viktimave të trafikimit
DD-NJMNV-ja • Përpilimi i listës
• Trajnimi i profesionistëve Në vazhdim
2005 BKK
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Sipas Zyrës së Prokurorit Special,
ekziston një listë e përkthyesve e cila mbahet nga
NJMNV-ja në MD. Mirëpo në disa rate përkthimet
janë mjaft të vështira. Për shembull, në
një rast nuk janë gjetur përkthyes në gjuhën
lokale të një VT-je nga Nigeria. Në raste të
tilla, ndihmëst e viktimave përpiqen të komunikojnë
në një gjuhë e cila kuptohet nga viktimat.
• NJMNV thotë se përkthyesit janë
vendosur në bazë rajonale sipas nevojës. Sidoqoftë,
kohëve të fundit ka pasur vështirësi në
pagimin e tyre për shkak të procedurave të prokurimit.
Aktiviteti (2.17) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Këshillimi psiko-social dhe mbështetja e familjeve të
viktimave MPMS-ja dhe DD-ja • Numri i familjeve të ndihmuara
• Raporti mbi cilësinë e shërbimeve të
ofruara 2005-2007 BKK
STATUSI: Disa aktivitete
• IOM-i i mbështet familjet e viktimave
dhe viktimat. Punëtorët social nga QPS-të po ashtu
ofrojnë mbështetje.
• Projekti i PVPT-së për Riintegrimin
e Fëmijëve Viktima (shikoni Aktivitetin 2.8) kryen vizita
të rregullta në familjet e viktimave të shpëtuara
nga format më të rënda të punës.
Aktiviteti (2.18) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Trajnimi, edukimi dhe mundësitë e punësimit për
viktimat e trafikimit MASHT-i dhe MPMS-ja, ZQM-ja dhe IOM-i •
Numri i trajnimeve të ofruara për viktimat.
• Statistikat e viktimave të trajnuara dhe të punësuara
• Numri i viktimave të punësuara Në vazhdim
2005-2007 BKK dhe donatorët
300.000
STATUSI: Disa aktivitete
Siç është theksuar në Aktivitetin
2.2, PSV-të përcaktojnë rolet dhe përgjegjësitë
e agjencive të ndryshme për realizimin dhe ofrimin e trajnimeve,
edukimin dhe ofrimin e mundësive të punësimit për
VT-të dhe familjet e tyre.
• PVPT-ja, në strehimoren e vet, ofron
disa lloje trajnimesh për VT-të, si: trajnime për
kompjuterë, rrobaqepësi, gatim, gjuhë (anglisht,
serbo-kroatisht dhe shqip), edukatë shëndetësore
si dhe të drejta ligjore dhe të drejta të njeriut.
• OJQ-ja për viktimat vendore ofron
trajnime dhe edukim për VT-të (shikoni Aktivitetin 2.19),
kurse MASHT-i ofron mësime (klasa) plotësuese.
• IOM-i ofron trajnime dhe edukim, si dhe
përkrahje për punësim.
• Projekti ISG i UNDP-së do të
mbështesë themelimin e një Qendre të Rehabilitimit
për të ofruar asistencë sociale, avokim, trajnime
dhe punësim për VT-të me qëllim të riintegrimit
të tyre në shoqëri.
Aktiviteti (2.19) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Krijimi i akomodimit afatgjatë për riintegrim si dhe sigurimi
i stabilimenteve për jetesë gjysmë të pavarur
MPMS-ja, NJMNV-DD-ja, IOM-i dhe OJQ-të • Krijimi dhe
funksionimi i akomodimit dhe stabilimenteve.
• Numri i viktimave të cilave u ofrohen alternativa për
akomodim afatgjatë 2005-2007 BKK dhe donatorët
500 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Në janar të vitit 2005, OJQ-ja
lokale për viktimat vendore ka hapur një Qendër Strehimore
Gjysmë të Pavarur për ndihmë femrave të
reja (mbi 17 vjet) të cilat kanë qenë VT ose viktima
të krimeve të tjera, si dhuna në familje etj. Mbështetja
për këtë qendër është siguruar nga
Norwegian Church Aid. Këto janë femra të cilat nuk
mund të përfitojnë nga përkujdesi familjar apo
riintegrimi, dhe të cilat nuk mund të vendosen në
strehimore për fëmijë. Projekti synon t’i mundësojë
secilit individ të rritur, të aftë për jetë,
përkrahje, arsimim dhe trajnim. Kjo OJQ po ashtu përpiqet
të sigurojë subvencione për strehim, ku femrat e
reja do të mund të shkojnë pasi që të largohen
nga qendra. Projekti ka ofruar strehim për pesë femra.
Financimi fillestar ka përfunduar në
Qershor 2007. IOM-i do të sigurojë fonde shtesë,
por do të ketë nevojë edhe për disa reduktime.
• Projekti ISG i UNDP-së planifikon
të themelojë një qendër për rehabilitim
(Shikoni Aktivitetin 2.18)
Aktiviteti (2.20) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Formimi i fondit për ndihma dhe fondit për kompensim në
bazë të Urdhëresës Administrative 2005/03 për
zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/04 mbi Ndalimin e Trafikimit
me Njerëz në Kosovë DD-NJMNV-ja, MPMS-ja dhe partnerët
• Numri i viktimave të ndihmuara
• Krijimi i vijës buxhetore në kuadër të
BKK-së për ndihmë dhe kompensim viktimave të
trafikimit.
• Krijimi i një mekanizmi për transferimin e pasurisë
së konfiskuar nga trafikuesit në fondin për kompensimin
e viktimave. 2005-2007 BKK dhe donatorët
200 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Në vitin 2005 është nxjerrë
një urdhëresë administrative e UNMIK-ut me të
cilën themelohet Fondi për Ndihma në Raste të
Trafikimit, i cili ndihmon viktimat e trafikimit me fonde nga Buxheti
i Konsoliduar i Kosovës dhe nga kontributet e donatorëve.
Njëkohësisht, urdhëresa administrative themelon edhe
Fondin për Kompensimin e Trafikimit. Ky fond do të pranonte
mjete nga pronat e konfiskuara, gjobat e gjykatës, buxheti
i konsoliduar si dhe nga donatorët. Fondi për Ndihma në
Raste të Trafikimit është krijuar, megjithëse
ende nuk ka vijë të veten buxhetore. Ky fond përdoret
për të mbështetur punën e NJMNV-së si dhe
punën e NJSP-së. Megjithatë, PSSP-ja nuk e ka emëruar
Koordinatorin për Ndihmë Viktimave , prandaj edhe Fondi
për Kompenzim nuk është themeluar ende. Aktualisht,
të gjitha rregulloret dhe urdhëresat administrative të
UNMIK-ut janë në shqyrtim e sipër për shkak
të transferimit të kompetencave në Qeverinë
e Kosovës si dhe në misionin pasardhës. Në të
ardhmen, rishqyrtimi i urdhëresës nga ana e kryeministrit,
mund të autorizojë emërimin e Koordinatorit për
Ndihmë Viktimave.
Aktiviteti (2.21) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përmirësimi dhe zgjerimi i dispozitave të sigurisë
për profesionistët të cilët punojnë më
viktimat, p.sh gjykatësit, prokurorët, punëtorët
social, etj. Shtylla I, SHPK-ja, MPMS-ja • Numri i rasteve
në të cilat është ofruar siguri
• Reduktimi i rasteve të kanosjes së profesionistëve
2005-2006 BKK dhe Shtylla I e UNMIK-ut
200 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Një prokuror i cili angazhohet në
shumë raste të trafikimit thekson se siguria për
prokurorët dhe gjykatësit është tejet e dobët.
• Zyra e Prokurorit Special nuk ka statistika
mbi numrin e rasteve kur është ofruar mbrojtja apo mbi
numrin e profesionistëve të cilët janë kanosur.
• Përfaqësues nga MPMS-ja dhe SHTQNJ-ja
kanë theksuar se nuk ekziston nevoja për sigurimin e punëtorëve
social apo policisë.
Aktiviteti (2.22) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Themelimi/avancimi i masave afat-shkurtra të sigurisë
për viktimat e trafikimit Shtylla I, ZKM – ZQM-ja, MPMS-ja
• Numri i viktimave të asistuara
• Rritja e mbështetjes qeveritare 2005-2006 BKK-Donatorët,
UNMIK
100 000
STATUSI: Disa aktivitete
• PSV-të përcaktojnë rolet
dhe përgjegjësitë për mbrojtjen e VT-ve. Si
hap i parë, të gjitha viktimat strehohen në objekte
të sigurisë së lartë nga NJSP-ja për një
periudhë minimale treditore. Varësisht nga rrethanat e
viktimës, ajo mund të qëndrojë në objektet
e NJSP-së ose mund të transferohet në një strehimore
të sigurisë më të ulët. Shikoni Aktivitetin
2.1 mbi numrin e VT-ve të asistuara.
• Hë për hë nuk ekziston ndonjë
bazë e të dhënave në të cilën është
regjistruar numri i VT-ve të asistuara. IOM-i dhe SHTQNJ-ja
regjistrojnë numrin e VT-ve të identifikuara dhe të
asistuara, mirëpo ka shumë dyfishime dhe diferenca. Siç
është theksuar në raportin e fundit të Save
the Children, një zyrtar i ZQM-së ka theksuar se Ne nuk
jemi në gjendje që të ofrojmë një pasqyrë
të qartë të situatës së trafikimit të
njerëzve në Kosovë, qoftë për persona me
prejardhje të huaj apo kosovarë ... për shkak të
mungesës së të dhënave, ata (ZQM) do ta kenë
të vështirë që t’i drejtojnë agjencitë/projektet
e tjera në ato fusha ku nevojitet ndihma.
• NJSP-ja e MD-së ofron siguri të
lartë për viktimat e strehuara atje. Strehimoret e tjera
ofrojnë siguri të mesme ose të lartë për
viktimat. Gjatë periudhës 1 Tetor-31 Dhjetor 2005, IOM-i
ka ndihmuar 19 VT, nga të cilat 15 të huaja dhe 4 lokale.
Sipas SHTQNJ-së, 51 VT-të kanë pranuar ndihmë
në vitin 2006 nga strehimoret dhe agjencitë e tjera. Ndërmjet
muajit janar dhe mars 2007 IOM-i ka ndihmuar 45 VT vendore dhe 39
VT të huaja.
• MPMS-ja është angazhuar në
mbrojtjen e fëmijëve të cilët kane qenë
VT. Punëtorët social duhet të jenë të pranishëm
në të gjitha rastet e intervistimit të fëmijëve.
Sipas personelit, atje problemi më i madh është riintegrimi
gjatë procesit të mbrojtjes së VT-ve, dhe në
veçanti punësimi i VT-ve. Ky problem nuk është
i lehtë për t’u tejkaluar për shkak të
rrethanave sociale dhe ekonomike në Kosovë.
• Strehimorja për VT-të (të
huaja) nuk merr fonde nga Qeveria. Nga dhjetori 2006 deri në
prill 2007, kjo strehimore është detyruar që t’i
mbyllë dyert e saj për shkak të mungesës së
fondeve. Aktualisht strehimorja është në funksion
falë mbështetjes së OSBE-së, mirëpo financimi
në të ardhmen nuk është i sigurt.
• OJQ-ja e cila i menaxhon strehimoret për
VT-të vendore të trafikimit kohëve të fundit
ka nënshkruar një kontratë me MPMS-në për
ofrimin e shërbimeve për fëmijë në dy nga
qendrat e saj. Në vitin 2006, Ministria ka financuar njërën
nga këto strehimore me 75%, ndërsa 35% të tjera janë
mundësuar nga ONJQ-të simotër. Megjithatë, financimi
nga ONJQ-të simotër do të ndërpritet dhe përkrahja
financiare nga Qeveria është përcaktuar në 50%
të nevojave ekzistuese të këtyre dy strehimoreve.
Tash për tash nuk dihet se nga do të sigurohen fondet
e nevojshme shtesë.
• Vija buxhetore e buxhetit të MPMS-së
për vitin 2007 e quajtur (Mirëqenia sociale) nga ku sigurohen
fondet për financimin e strehimoreve dhe asistencës tjetër
sociale është 461 000€ më e ulët se sa
gjatë vitit 2006.
Aktiviteti(2.23) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Zhvillimi i procedurave për ruajtjen e konfidencialitetit të
rasteve në gjykata Departamenti i Administratës Gjyqësore,
DD-ja dhe partnerët • Vlerësimi i sistemit për
ruajtjen e konfidencialitetit të rasteve
• Sigurimi i kabineteve dhe krijimi i një sistemi arkivor
për ruajtjen e dokumenteve të rasteve në gjykata
2005-2007 BKK
30 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.24) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përgatitja e një qarkore informative lidhur me procedurën
penale dhe mbrojtjen e viktimave fëmijë dhe të rritur
NJMNV – DD-ja, MPMS-ja dhe OJQ-të Numri i qarkoreve të
përgatitura në gjuhën shqipe, serbe, angleze, turke,
ruse, rumune, bullgare dhe në gjuhën e RAE 2005 BKK dhe
donatorët
5 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.25) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e viktimave në gjykatë
DD-Shtylla I Numri i kabinave mbrojtëse për dëshmitarë,
monitorë me qark të mbyllur dhe pajisjeve të tjera
në dispozicion në rajone 2005-2007 BKK dhe donatorët
100 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Siç është theksuar në
Aktivitetin 2.11, gjashtë gjykata të qarkut në Kosovë
janë pajisur me monitorë (televizorë) me qark të
mbyllur për dëshmitarë.
• Projekti ISG i UNDP-së do të
blejë gjashtë automjete të pa shënuara, nga
një për secilën zyrë rajonale të SHTQNJ-së,
për përcjelljen anonime të viktimave nga njëri
vend në tjetrin, si p.sh. përcjelljen në gjykatë.
• Po ashtu, në Nenin 4.2 të Rregullores
së UNMIK-ut Nr. 2002/1, thuhet se një gjykatës mund
të vendosë që të mos e zbulojë identitetin
e palës së dëmtuar para palës mbrojtëse
në rast të rrezikut serioz. Në këto raste, gjykata
mund të mbajë seancë të mbyllur të dëgjimit,
ku janë të pranishëm vetëm prokurori publik,
gjykatësi dhe personeli i nevojshëm i gjykatës.
Aktiviteti (2.26) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Sigurimi i provave nga gjykata sa më shpejt që është
e mundshme DD-Shtylla I, Instituti Gjyqësor i Kosovës
• Niveli i rënies së nevojës për ridhënie
të dëshmisë nga viktimat
• Rritja e nivelit të ndjekjes ligjore të trafikuesve
2005-2007 BKK dhe donatorët
20 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (2.27) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për
intervistimin forenzik të viktimave.
DD-Shtylla I, Departamenti i Administratës Gjyqësore,
MSHP-ja Krijimi i dhomave të përshtatshme për intervistimin
e viktimave në gjykata dhe stacione policore 2005-2007 BKK
dhe donatorët
300 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Në vitin 2007, ISG e UNDP ka blerë
orendi dhe pajisje të tjera për dhomat e intervistimit
në gjashtë stacione rajonale të policisë.
• Gjykatat kanë dhoma të posaçme
për VT-të, mirëpo ato janë apo nuk janë
të përshtatshme për viktimat.
Aktiviteti (2.28) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Avokimi për rritjen e burimeve njerëzore dhe financiare
për Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve për
viktimat/dëshmitarët e trafikimit. Shtylla I, NJMD-ja,
Policia e UNMIK-ut – SHPK-ja, OJQ-të dhe ONQ-të
• Rritja e numrit të viktimave/dëshmitarëve
të mbrojtur
• Rritja e burimeve financiare 2005-2007 BKK,UNMIK dhe donatorët
500 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Sipas SHTQNJ-së, legjislacioni për
mbrojtjen e dëshmitarëve është ende në
hartim e sipër.
• SHTQNJ-ja nuk posedon të dhëna
mbi numrin e viktimave/dëshmitarëve të mbrojtur.
• Buxheti i Konsoliduar i Kosovës nuk
ofron fonde për mbrojtjen e dëshmitarëve.
Aktiviteti (2.29) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Zhvillimi i procedurave/mekanizmave për rialokimin në
vende të treta Shtylla I – NJMD-ja, ZKM-ja, Zyrat Ndërlidhëse,
OSBE-ja, IOM-i Numri i rasteve të realokuara 2005-2007 BKK
dhe donatorët
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Sipas IOM-it, asgjë nuk është
bërë në nivel shtetëror, për shkak se Kosova
nuk është shtet dhe nuk mund të lidhë marrëveshje
bilaterale. Prandaj, IOM-i është i angazhuar në realokimin
në vende të treta, në bashkëpunim me degët
e IOM-it në vende të ndryshme të botës.
Aktiviteti (2.30) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Përforcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të
autorizuar dhe akterëve të tjerë përmes ofrimit
të trajnimeve për mbrojtjen e viktimave në bazë
të dispozitave të kodit procedural NJMNV-DD-ja dhe partnerët
Numri i rasteve të zbatimit të dispozitave mbrojtëse
në kodin procedural Në vazhdim
2005 BKK
20 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Trajnimet e mbajtura për PSV-të
përmendura në Aktivitetin 2.2 kanë trajtuar edhe
çështjen e mbrojtjes së viktimave.
• Nuk ka statistika mbi rastet e invokimit
të këtyre dispozitave.
Aktiviteti (2.31) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Përfshirja e QPS-ve në rastet e fëmijëve viktima
që nga kontakti i parë, përmes ofrimit dhe përforcimit
të shërbimeve ekzistuese për punë sociale, 24
orë. MPMS-ja, QPS-të në nivel komunal dhe partnerët
Numri i fëmijëve viktima të ndihmuar nga Qendrat
për Punë Sociale Në vazhdim
2005-2007 BKK
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• MPMS-ja aktualisht ofron shërbime
sociale 24 orëshe në bazë të PSV-ve për
viktimat vendore dhe merret me viktimën që nga kontakti
i parë.
Objektivi: Shqyrtimi legjislativ
Aktiviteti (2.32) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Shqyrtimi i dispozitave ligjore për mbrojtjen e viktimave:
identitetin e viktimave si dhe imunitetin nga ndjekja ligjore. NJMNV-DD-ja,
Prokurorët kombëtar, Instituti Gjyqësor i Kosovës,
OSBE-ja, Zyra e Komisionerit të pavarur për Media •
Numri i viktimave të cilave u është ofruar periudha
e reflektimit dhe strehimit.
• Numri i viktimave të cilave u është ofruar
imuniteti nga ndjekja ligjore, përjashtimi i pranimit të
karakterit të viktimës në gjykatë.
• Numri i viktimave, identiteti i të cilave është
mbrojtur. Në vazhdim
2005-2007 BKK
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Kodi i Përkohshëm i Procedurës
Penale në Kosovë nuk është ndryshuar dhe plotësuar
që nga shpallja e tij me Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2003/26.
Sidoqoftë, sipas Udhëheqësit të Divizionit Legjislativ
në MD, ndryshimet dhe plotësimet në Kodin e Përkohshëm
të Procedurës Penale si dhe në Kodin e Përkohshëm
Penal janë përgatitur dhe janë në pritje të
dorëzimit nga Ministri i Drejtësisë në Qeveri.
Pas dorëzimit të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve
do të themelohet një grup ndërministror për
shqyrtimin dhe diskutimin e ndryshimeve nga MD-ja. Mirëpo,
ndryshimet dhe plotësimet e përgatitura për këto
dy kode, tash për tash nuk përfshijnë dispozita për
përmirësimin e mbrojtjes së viktimave.
• Siç është theksuar edhe
në Aktivitetin 2.1, 66 VT janë identifikuar nga SHTQNJ-ja
në vitin 2006. Nga këto viktima 55 kanë marrë
ndihmë nga strehimoret dhe agjencitë e tjera.
• Nuk ka të dhëna mbi numrin e
viktimave të cilave u është dhënë imuniteti
nga ndjekja ligjore, përjashtim i pranimit të karakterit
të viktimës në gjykatë dhe as numër për
viktimat, identiteti i të cilave është mbrojtur.
Aktiviteti (2.33) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Zbatimi i Urdhëresës Administrative 2005/03 për zbatimin
e Rregullores së UNMIK-ut 2001/04 për Ndalimin e Trafikimit
të Personave në Kosovë. DD-NJMNV-ja • Caktimi
i koordinatorit për asistimin e viktimave
• Themelimi i procedurave për asistencë dhe kompensim
2005-2006 BKK
20 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Për më shumë informata,
shikoni Aktivitetin 2.20.
Aktiviteti (2.34) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Shqyrtimi i masave mbrojtëse në Kodin Procedural për
të mundësuar qasje më të madhe viktimave në
masat mbrojtëse. DD-ja, ZKL-ja, ZKM-ZQM-ja dhe Zyra për
Shërbimet e Ndihmës Juridike dhe partnerët Ndryshimi
i dispozitave përkatëse për të lejuar mbrojtjen
në raste të dëmtimeve ose kërcënimeve më
pak serioze 2005-2006 Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Ndryshimet dhe plotësimet në
Kodin e Përkohshëm të Procedurës Penale tashmë
janë hartuar. Mirëpo, tash për tash, asnjëri
ndryshim dhe plotësim nuk ofron masa mbrojtëse për
VT-të. Këto ndryshime dhe plotësime mund të
përfshihen nga grupi punues. Për më shumë informata,
shikoni aktivitetin 2.32.
Aktiviteti (2.35) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Ndryshimi dhe plotësimi i dispozitave të Kodit Penal të
cilat ndërlidhen me kërcënimin e dëshmitarëve.
DD-ja, ZKL-ja, ZKM-ZQM-ja dhe Zyra për Shërbimet e Ndihmës
Juridike dhe partnerët Ndryshimi i dispozitave të Nenit
310 për të mundësuar zbatueshmërinë në
të gjitha llojet e krimit 2005-2006 Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Neni 310 i Kodit të Përkohshëm
Penal mundëson dënime (heqje lirie dhe gjoba) për
çdo person i cili kërcënon ose u ofron mito dëshmitarëve.
Megjithëkëtë, kjo dispozitë zbatohet vetëm
për kërcënimin ose dhënien e mitos dëshmitarëve
në rastet e krimit të organizuar. Kjo dispozitë mund
të zbatohet për rastet e trafikimit pasiqë supozohet
se krimi i organizuar është i përfshirë në
këtë praktikë.
• Ndryshimet dhe plotësimet për
Kodin e Përkohshëm Penal tashmë janë hartuar,
mirëpo ato nuk përfshijnë dispozita të cilat
e zgjerojnë fushëveprimin e Nenit 310 për të
gjitha krimet. Për më shumë informata shikoni Aktivitetin
2.32.
Aktiviteti (2.36) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Krijimi i kornizës ligjore për t’ua mundësuar
gjykatave ndalimin e publikimit të çfarëdo informatave
lidhur me identitetin e viktimave nga media. DD-ja, ZKL-ja, ZKM
– ZQM-ja, Zyra për Shërbimet e Ndihmës Juridike
dhe partnerët Ndryshimi i Kodit Procedural për të
mundësuar ndalimin në bazë të rastit 2005-2006
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Ende nuk janë dorëzuar ndryshime
dhe plotësime në Kodin e Përkohshëm të
Procedurës Penale për të pamundësuar publikimin
në media të informatave lidhur me identitetin e viktimave.
Sidoqoftë, disa nga nenet ekzistuese të kodit mund të
ofrojnë mbrojtje të identitetit të viktimave.
Objektivi: Struktura e koordinimit
Aktiviteti (2.37) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Themelimi i grupit punues ndërinstitucional për fëmijë.
ZKM-ZQM-ja, MPMS-ja dhe partnerët Grupi punues është
themeluar dhe funksionon 2005-2006 Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Grupi punues ndërinstitucional për
fëmijë është themeluar dhe funksionon nën
drejtimin e QPS-së dhe bashkëdrejtohet edhe nga UNICEF-i.
Grupi i ka përgatitur termat e referencës, mirëpo
nuk i ka filluar takimet e rregullta. Deri më tani ky grup
ka mbajtur tri mbledhje konsultative me ministri të ndryshme
dhe me ZQM-në. Ky grup është në riorganizim
e sipër.
• Grupi Punues Ndërministror është
duke e riaktivizuar këtë nëngrup së bashku me
nëngrupet për parandalimin, mbrojtjen dhe ndjekjen ligjore.
Objektivi: Struktura koordinuese – shkëmbimi
i informacionit ndërmjet agjencive
Aktiviteti (2.38) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Fuqizimi i mekanizmave për shkëmbimin e informacionit
për hulumtim, analizë dhe politika. ZKM – ZQM-ja
dhe partnerët • Sasia e informacionit të shkëmbyer
• Përgatitja me rregull e statistikave
• Mbledhje të rregullta për shkëmbimin e informacionit
ndërmjet agjencive 2005-2006 BKK
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Grupi Punues Ndërministror i kryesuar
nga Drejtori i ZQM-së, takohet dhe shkëmben informata,
mirëpo jo rregullisht. Po ashtu, Sekretariati i ZQM-së
i mbledh informatat nga akterët dhe i publikon ato në
një botim gjashtëmujor për aktivitetet e kundër-trafikimit.
Objektivi: Struktura e koordinimit – Kthimi dhe përfshirja
sociale
Aktiviteti (2.39) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Rritja e bashkëpunimit me agjencitë e vendeve të
lindjes së viktimave për të mundësuar riintegrimin
e suksesshëm të viktimave, posaçërisht fëmijëve.
MPMS-ja, DD-ja dhe IOM-i • Numri i rasteve të suksesshme
të riintegrimit
• Reduktimi i rasteve të ritrafikimit
• Numri i takimeve të rregullta rajonale lidhur me riintegrimin
2005-2007 BKK dhe donatorët
30 000
STATUSI: Disa aktivitete
• IOM-i është përgjegjës
për riatdhesimin e viktimave të huaja të trafikimit
në vendet e tyre të prejardhjes, me informimin e QPS-së.
Megjithatë IOM-i nuk e përcjell zhvillimin e mëtejmë
të këtyre rasteve. Këtë përgjegjësi
e merr zyra e IOM-it ne vendin e prejardhjes së viktimës.
Baza e brendshme e të dhënave e IOM-it shfrytëzohet
për krijimin, azhurnimin dhe monitorimin e rasteve të
ndihmuara.
• IOM-i raporton se numri i VT-ve kosovare
të trafikuara jashtë vendit të cilat janë kthyer
në territorin e Kosovës dhe janë ndihmuar nga kjo
agjenci, ka rënë gjatë dy viteve të fundit.
• Për shkak të kufizimeve buxhetore,
MPMS-ja nuk është në gjendje që të fillojë
bashkëpunimin me agjencitë e përfshira në trafikimin
e qenieve njerëzore në vendet e prejardhjes së viktimave
të huaja të trafikimit. Vetëm me Shqipërinë
ekziston një nivel i caktuar i bashkëpunimit.
Shtylla III – Ndjekja Ligjore
Deri më 30 qershor
Objektivi: Monitorimi
Aktiviteti (3.1) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Monitorimi i afërt i gjykatësve dhe prokurorëve gjatë
shqyrtimit të rasteve të trafikimit. DD-ja dhe Departamenti
i Administratës Gjyqësore, MSHP-ja • Raportet vjetore
të cilat përmbajnë statistika mbi numrin e rasteve
të trafikimit.
• Raportet të cilat përcaktojnë numrin e ndjekjeve
ligjore dhe dënimin e trafikuesve. Raporti po ashtu duhet të
përfshijë shfajësimet dhe akuzat ndaj trafikuesve.
2005-2007 BKK dhe donatorët
15 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Tash për tash nuk ka as bazë
qendrore të të dhënave për statistikat e ndjekjeve
ligjore, dënimeve dhe shfajësimeve në rastet e trafikimit
në Kosovë dhe as raporte te Qeverisë ku paraqiten
këto lloje të informacionit. Megjithatë, të
dhëna të kësaj natyre mund të sigurohen nga
një burim tjetër, i cili i disponon.
• Zyra për Qeverisje të Mirë,
të Drejta të Njeriut, Mundësi të Barabarta dhe
Çështje Gjinore raporton që gjatë periudhës
1 tetor – 31 dhjetor, SHTQNJ-ja i ka raportuar Koordinatorit
për Anti-Trafikim për arrestimin e 10 trafikuesve, 501
objekte janë inspektuara, 13 nga të cilat janë mbyllur.
Para mbylljeve të bëra nga SHTQNJ-ja në 2005, 16
nga 673 objekte ishin kontrolluar. Në periudhën nga Janari
deri në Qershor 2006, SHPK/Njësia për Hetimin e Trafikimit
me Qenie Njerëzore (SHTQNJ) në bashkëpunim me Njësitet
Regjionale të Policisë për Mbështetje Operative
kanë hetuar 602 lokalitete, 14 prej të cilave janë
mbyllur.
• Raporti vjetor botëror i Departamentit Amerikan të
Shtetit për Trafikimin e Personave (TP) konkludon se dënimi
mesatar për trafikuesit në Kosovë është
nga një deri në tre vjet. Sidoqoftë, tre shtetas
të Shqipërisë janë dënuar me dhjetë
deri në dymbëdhjetë vjet burgim.
• Të dhënat e mbledhura nga Zyra
Amerikane në Prishtinë për Raportin TP tregojnë
se katërmbëdhjetë raste kosovare të trafikimit
janë mbyllur gjatë vitit 2006. Në këto raste
ka pasur 18 dënime. Pesëmbëdhjetë nga këta
persona janë dënuar me burgim, ndërsa në tri
rastet e tjera janë dhënë dënime të suspenduara.
Dënimet me burgim ishin nga katër deri në nëntë
vjet, mirëpo shumica janë dënuar një vit ose
më pak. Në vitin 2006, dy trafikues kanë mbajtur
gjashtë muaj nga dënimi njëvjeçar, kurse një
person ka mbajtur një vit nga dy vite sa ishte dënuar.
Përveç këtyre dënimeve, gjykata po ashtu ka
gjobitur tre trafikues: një me 600 € dhe dy me nga 100
€ .
• Raporti TP-s- i vitit 2006 thekson si vijon:
Dënimet e ulëta për trafikuesit mbeten pengesë
e konsiderueshme, për shkak të korrupsionit dhe dallimeve
kulturore mbi trafikimin, kontrabandën, detyrimin dhe lejimin.
Në bazë të raporteve, prokurorët nuk kërkojnë
dënimet më të mëdha të mundshme për
trafikuesit për shkak të keq perceptimeve, mungesës
së trajnimit si dhe marrëveshjeve me trafikuesit.
Objektivi: Trajnimi
Aktiviteti (3.2) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Trajnimi i gjykatësve dhe prokurorëve mbi ndikimin e trafikimit
në viktimat si dhe mbi shfrytëzimin e provave IGJK-ja,
DD-ja
• Dënime më adekuate
• Rritja e numrit të rasteve në të cilat gjykata
e merr parasysh ndikimin që ka pasur trafikimi në viktimën
• Minimum dy vjet përvojë në dinamikat dhe
strukturat e trafikimit si dhe viktimizimin
• Paraqitja e provave në gjykatë nga prokurorët
për të shpjeguar ndikimin e trafikimit në viktimën
• Marrja parasysh e studimeve të ekspertëve nga
ana e gjykatësit Pandërprerë
2005-2007 BKK dhe donatorët
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Gjatë vitit 2007, Iniciativa për
Sigurinë e Gruas e UNDP-së do të trajnojnë gjykatës
dhe prokurorë mbi mënyrat e zbatimit efektiv të ligjeve
të kundër-trafikimit si dhe do t’i informojë
ata mbi abuzimet të cilat bëhen ndaj VT-ve, abuzime këto
që mund të ndikojnë në aftësinë e
tyre për të dëshmuar në gjykatë. Do të
mbahen katër trajnime të cilat do të fillojnë
në qershor, kurse do të përfundojnë në
dhjetor.
• Shikoni edhe trajnimet e Institutit Gjyqësor
të Kosovës (Aktiviteti 3.3.)
• Nuk ka të dhëna statistikore.
Aktiviteti (3.3) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Trajnimi intensiv i prokurorëve të zgjedhur kombëtarë
nga prokurorë të specializuar IGJK-ja, Zyra e Prokurorit
Publik të Kosovës (ZPPK), DD-ja • Numri i prokurorëve
kombëtar të trajnuar
• Numri i ndjekjeve penale të kryera në mënyrë
efektive
Pandërprerë
2005-2007 BKK dhe donatorët
100 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Instituti Gjyqësor i Kosovës
(IGJK) mban trajnime dhe seminare në të gjitha fushat
ligjore (civile, penale dhe procedurale), si trajnime dhe seminare
mbi Standardet Evropiane dhe Ndërkombëtare të të
Drejtave të Njeriut. Në vitin 2005 IGJK-ja ka mbajtur
seminare për Luftimin e Krimit të Organizuar, Trafikimit
të Qenieve Njerëzore dhe Lëndëve Narkotike,
ku janë përfshirë edhe çështje të
emigrimit.
• Sipas Kalendarit dhe Programit për
Trajnim të Vazhdueshëm të IGJK-së, në vitin
2006 janë mbajtur dy trajnime lidhur me çështje
të trafikimit. I pari është përqendruar në
Mbrojtjen e viktimave të trafikimit në bazë të
standardeve ndërkombëtare si dhe në Kodin e Përkohshëm
të Procedurës Penale në Kosovë. I dyti është
përqendruar në krimin e organizuar (shikoni Aktivitetin
3.7). Të dyja këto trajnime kanë pasur për qëllim
informimin dhe aftësimin e gjykatësve penal dhe të
prokurorëve. Në këto trajnime kanë dhënë
kontribut të veçantë edhe gjykatësit dhe prokurorët
ndërkombëtar.
• Sipas Zyrës së Prokurorisë
Speciale, kjo zyrë ka mbajtur trajnime me gjykatës dhe
prokurorë gjatë vitit 2005 dhe 2006, mirëpo numri
i të trajnuarve në vitin 2005 është i panjohur.
Në vitin 2006 janë trajnuar 25 gjykatës (10 nga gjykatat
komunale dhe 15 nga gjykatat e qarkut) dhe 20 prokurorë (nëntë
komunal dhe 11 të qarkut) nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Gjakova,
Gjilani, Prizreni, dhe Kaçaniku. Trajnimet e mbajtura në
vitin 2006 janë përqendruar kryesisht në Kodin e
Përkohshëm të Procedurës Penale dhe në
kuadër të trajnimeve janë përfshirë edhe
çështjet e trafikimit.
• Është formuar një ekip i
prokurorëve specialë të cilën janë nën
monitorimin e prokurorëve ndërkombëtar. Njëri
nga këta prokurorë specializohet posaçërisht
në çështjet e trafikimit. Për më shumë
informata shikoni Aktivitetin 3.18.
Aktiviteti (3.4) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Organizimi i tryezës së rrumbullakët me gjykatës
dhe prokurorë për diskutimin e dhe analizimin e rasteve
të trafikimit
IGJK-ja, ZPPK-ja, DD-ja, Departamenti i Administratës Gjyqësore
• Dy tryeza të rrumbullakëta në vit në
të gjitha rajonet dhe me pjesëmarrjen e gjykatave të
qarkut dhe të atyre komunale
• Një tryezë e rrumbullakët në vit për
gjykatën supreme Pandërprerë
2005-2007 BKK
30 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Në vitin 2005 është mbajtur
një tryezë e rrumbullakët me pjesëmarrjen e
profesorëve nga fakulteti juridik, gjykatësve, prokurorëve
dhe ndihmësve mbrojtës nga gjykatat komunale, gjykatat
e qarkut dhe nga Gjykata Supreme. Diskutimi është përqendruar
rreth dispozitave problematike të Kodit të Përkohshëm
Penal (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2003/25), duke përfshirë
trafikimin. Megjithatë, në tryezën e rrumbullakët
nuk është diskutuar në veçanti kjo çështje.
Rekomandimet i janë dorëzuar Departamentit të Drejtësisë
të UNMIK-ut për përfshirjen e ndryshimeve. Divizioni
Legjislativ i MD-së thekson se të dyja këto kode
do të ndryshohen dhe do të plotësohen në Kuvend.
• Në vitin 2006 është mbajtur
një tryezë e rrumbullakët për diskutimin e çështjeve
të trafikimit. Nuk ka informata në lidhje me numrin e
pjesëmarrësve, agjendën e mbledhjes apo rezultatet
e arritura.
Aktiviteti (3.5) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Trajnimi i gjykatësve, prokurorëve dhe policisë lidhur
me teknikat e ndjeshme për intervistimin e personave të
trafikuar dhe fëmijëve.
IGJK-ja, MPMS-ja , DD-ja, ZKM-ja, ONQ-të • Përcaktimi
i teknikave efektive të intervistimit si dhe i teknikave për
mbledhjen e provave.
• Numri i gjykatësve, prokurorëve dhe policëve
të trajnuar në teknikat e ndjeshme të intervistimit.
• Zbatimi i një projekti provues për Trajnimin e
Trajnerëve (TeT) për intervistimin e fëmijëve.
• Përgatitja e moduleve të trajnimit për intervistimin
e fëmijëve 2005-2007 BKK dhe donatorët
50 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Trajnimet e IGJK-së të përmendura
në Aktivitetin 3.3 kanë përshirë edhe teknikat
për intervistimin e fëmijëve dhe viktimave të
trafikimit. Në këto trajnime kanë marrë pjesë
policë, prokurorë dhe gjykatës. Shikoni aktivitetet
2.11 dhe 2.12.
• Në kuadër të trajnimeve
të mbajtura gjatë vitit 2006 dhe 2007 lidhur me PSV-të
për viktimat vendore është përfshirë edhe
simulimi i situatave reale të intervistimit me policë
dhe pjesëmarrës të tjerë. Për më shumë
informata, shikoni Aktivitetin 2.2.
• Projekti i UNDP-së, ISG do të
trajnoj zyrtaret femra të SHTQNJ-së dhe të Sektorit
Hetues për Dhunë Familjare të SHPK-së. Këto
trajnime do t’u ndihmojnë këtyre zyrtareve gjatë
intervistimit të viktimave. Shpresohet se kjo do të ndihmojë
në punësimin e më shumë zyrtareve femra.
Aktiviteti (3.6) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Trajnimi i policisë për kryerjen e hetimeve në krimin
e organizuar dhe në operacionet e fshehta SHSHPK-ja, Drejtorati
i Krimit të Organizuar DKO (Shtylla I), SHPK-ja • Numri
i zyrtarëve të SHPK-së të trajnuar për
çdo vjet
• Identifikimi i trajnerëve për operacione të
fshehta Në vazhdim
2005-2007
UNMIK-u, SHSHPK-ja
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Gjatë vitit 2006, zyrtarë të
SHPK-së, duke përfshirë SHTQNJ-në, ishin pjesëmarrës
në një trajnim të organizuar nga Rrjeti i Trajnimit
për Krim të Organizuar (RRTKO). Ky ishte një trajnim
rajonal i mbajtur në tri seanca pesëditore në Kroaci,
në Mal të Zi dhe në Kosovë, që për
qëllimi kishte trajnimin e të gjithë zyrtarëve
në rajon të cilët angazhohen në çështjet
e trafikimit. Sponsorët e këtij trajnimi ishin Pakti i
Stabilitetit dhe OCTN-ja. Gjatë këtij trajnimi janë
prezantuar mënyra të reja praktike të punës
dhe është përgatitur një raport përfundimtar
mbi nevojat e ardhshme. Këto trajnime do të vazhdojnë
edhe gjatë vitit 2007.
• Zyrtarët e SHPK-së ftohen rregullisht
për të marrë pjesë në mbledhjet e punës/seminaret
e organizuara nga IGJK-ja duke përfshirë seancën
e vitit 2006 mbi krimin e organizuar (shikoni më poshtë).
• Në vitin 2007, ISG e UNDP-së
do të ofroj trajnime për zyrtarët e SHTQNJ-së
për mbledhjen e informacionit, kryerjen e operacioneve të
fshehta dhe për vëzhgimin.
Aktiviteti (3.7) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Trajnimi i policisë, gjykatësve dhe prokurorëve në
konfiskimin e pasurisë. Shtylla I, SHSHPK-ja, IGJK-ja, SHPK-ja,
prokurorët • Rastet e konfiskimit të pasurisë
së trafikuesve
• Përgatitja e materialit për trajnim mbi çështjet
e konfiskimit 2005-2007 IGJK-ja, Shtylla I
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Siç u përmend edhe në
Aktivitetin 3.3, IGJK-ja mban trajnime të vazhdueshme dhe seminare
mbi të gjitha fushat e ligjit në Kosovë. Në
vitin 2006 ka mbajtur dy trajnime të këtilla mbi çështjet
e trafikimit. Trajnimi është quajtur Fenomeni i trafikimit
të qenieve njerëzore dhe zhvillimi i krimeve të ndërlidhura.
Gjatë këtij programi janë shqyrtuar çështjet
praktike për luftimin e krimit të organizuar, ku përfshihet
edhe trafikimi, si dhe çështjet e hetimit, konfiskimit
dhe përfitimet materiale të cilat arrihen përmes
kryerjes së këtyre krimeve, pastaj çështje
që kanë të bëjnë me bashkëpunimin
ndërkombëtar, mbrojtjen e dëshmitarëve dhe çështjet
që kanë të bëjnë me personelin e gjykatave.
Pjesëmarrës ishin gjykatës dhe prokurorë nga
Kosova si dhe gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtar.
Ndër të pranishmit ishin katër gjykatës dhe
14 prokurorë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica, Peja
dhe Prizreni. Megjithatë, aktualisht nuk ka informata të
mëtejme mbi vlerën e pasurisë së konfiskuar.
• Gjatë vitit 2007 njësitë
e kundërtrafikimit të SHTQNJ-së do të vendosen
në një komandë të vetme dhe do të bëhet
organizimi i trajnimeve mbi çështjet financiare si dhe
organizimi i operacioneve të fshehta.
Objektivi: Ndërtimi institucional dhe zbatimi
Aktiviteti (3.8) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Zhvillimi i një baze të të dhënave për
regjistrimin e rasteve, me qasje nga gjykatat, policia dhe DD-ja.
DAGJ-MSHP-ja, Shtylla I • Zhvillimi i një sistemi uniform
për shënimet (arkivin) e gjykatave
• Rritja e nivelit të shkëmbimit të informacionit
ndërmjet policisë dhe gjykatave
• Rritja e numrit të rasteve në të cilat shqiptohen
dënime adekuate, duke e pasqyruar kështu seriozitetin
e krimit dhe historikun kriminal. 2005-2007 BKK dhe donatorët
500 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Me financimin e Agjencisë Evropiane
për Rindërtim dhe të Qeverisë së Finlandës,
Departamenti i Administratës Gjyqësore është
në përgatitje e sipër të Sistemit Informativ
për Menaxhimin e Rasteve (SIMR). Kjo bazë e të dhënave
i lidh gjykatat për kundërvajtje, gjykatat e qarkut dhe
ato komunale me Gjykatën Supreme dhe Zyrën e Prokurorit
Publik. Baza e të dhënave pritet të hyjë të
punë në qershor 2007. Mirëpo, as policia dhe as MD-ja
nuk janë pjesë e këtij sistemi.
• Tash për tash ekziston një propozim
për zhvillimin e një Sistemi Informativ për Menaxhimin
e Rasteve në kuadër të MD-së për personat
e arrestuar dhe ata të liruar me kusht. Ky propozim parasheh
krijimin dhe integrimin e bazave të të dhënave ku
mund të kenë qasje gjykatat, prokurorët, policia
dhe MD-ja. Sidoqoftë, ekziston nevoja për koordinimin
e krijimit të kësaj baze të të dhënave
ndërmjet gjykatave, prokurorëve, policisë dhe MD-së.
Aktiviteti (3.9) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Formimi i një ekipi kombëtar të prokurorëve
dhe policisë për lehtësimin e bashkëpunimit
ndërkombëtar, mbikëqyrjen dhe koordinimin e rasteve.
DD-ja, SHTQNJ-ja, Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës •
Mbajtja e takimeve të rregullta ndërmjet prokurorëve/policisë
së Kosovës me kolegët në vendet e rajonit për
diskutimin e rasteve të ndryshme.
• Përgatitja e strategjisë për krijimin e ekipit
kombëtar. 2005-2007 BKK
50 000
STATUSI: Disa aktivitete
• SHTQNJ-ja thekson se ka pasur disa takime
ndërmjet Drejtoratit për Krim të SHPK-së dhe
zyrtarëve shqiptarë për zbatimin e ligjit lidhur
me çështjet e trafikimit. Drejtorati është
organizatë policore e cila përbëhet nga zyrtarë
vendorë dhe ndërkombëtar të SHPK-së. Aktivitetet
e kundër-trafikimit janë pjesë e këtij Drejtorati.
• Policia Civile e UNMIK-ut është
takuar me përfaqësues të qeverisë së Serbisë.
• Megjithëse janë mbajtur disa
mbledhje, ato nuk janë mbajtur me rregull dhe në to nuk
janë përfshirë të gjitha vendet fqinje.
• Ekipi kombëtar i prokurorëve
dhe policisë nuk është krijuar.
Aktiviteti (3.10) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Disponueshmëria e “fondeve urgjente” për operacione
të fshehta Shtylla I-SHTQNJ-ja, Administrata e SHPK-së
Përcaktimi i procedurës për disponueshmërinë
e fondeve Në vazhdim
2005 Administrata e SHPK-së
12 000
STATUSI: Aktiviteti në vazhdim e sipër
• Sipas SHTQNJ-së, fondet urgjente për
operacionet e fshehta janë në dispozicion dhe shfrytëzohen
për nevoja hetimore. Sidoqoftë, burimi dhe shuma e këtyre
fondeve të SHPK-së mbeten konfidenciale.
Aktiviteti (3.11) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Ndryshimi i doracakut të politikave të policisë për
të lejuar promovimin brenda TPIU-së për të minimizuar
ndikimin e ndryshimeve Administrata e SHPK-së, Shtylla I Ndryshimi
i doracakut të politikave të policisë 2005-2006 Nuk
nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• Sipas SHTQNJ-së, doracaku i politikave
të policisë nuk është ndryshuar.
Aktiviteti (3.12) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Rekrutimi i më shumë zyrtarëve femra në SHTQNJ
SHPK-ja, SHTQNJ-ja Minimum një zyrtare femër për
çdo rajon të SHTQNJ-së Në vazhdim
2005-2007 Administrata e SHPK-së
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti i përfunduar
• Gjatë vitit 2005 pesë zyrtarë
të gjinisë femërore janë caktuar në SHTQNJ.
Në vitin 2006 ky numër është shtuar me një
zyrtare të re dhe numri i përgjithshëm tani është
shtatë. Një zyrtare është Shefe e Njësisë
për Asistimin e VT-ve, ndërsa gjashtë të tjera
janë caktuar në secilën qendër rajonale. Secila
qendër rajonale tashmë ka një zyrtare femër.
Planet për vitin 2007 përfshijnë punësimin e
tri deri në katër zyrtareve shtesë. Duhet të
theksohet se zyrtaret, të punësuar në këtë
njësi, paraprakisht janë transferuar ose kanë dhënë
dorëheqje. SHTQNJ-ja ka bërë ndërrimin e personelit.
Aktiviteti (3.13) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Burimet teknike në dispozicion të SHTQNJ-së
DOC-u, SHTQNJ-ja-SHPK-ja Furnizimi i secilës qendër rajonale
të SHTQNJ-së me pajisje të nevojshme për operacione
të fshehta 2005-2007 Administrata e SHPK-së, Donatorët
60 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Zyrat rajonale të SHTQNJ-së kanë
qasje në automjetet e shënuara të SHPK-së, mirëpo
duhet t’i ndajnë automjetet me njësitë e tjera
për shkak të mungesës së tyre. Selia e SHTQNJ-së
posedon dy automjete të pashënuara.
• Iniciativa e UNDP-së për sigurinë
e femrës ka siguruar automjete civile të pashënuara
për përdorim gjatë operacioneve të fshehta,
si dhe për transportimin e VT-ve në gjykatë. Ky projekt
ka siguruar edhe pajisje për operacione të fshehta, si:
dylbi, pajisje për pamje gjatë natës, video kamera,
dy radio dhe pajisje të tjera përkatëse.
Objektivi: Shqyrtimi Legjislativ
Aktiviteti (3.14) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare për transferimin
(ekstradimin) e trafikuesve DD-ja, ZKL-ja, ZSHNJ – ZKM-ja
Numri i marrëveshjeve të lidhura 2005-2007 BKK
30 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.15) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit të Procedurës Penale
për të lejuar paraqitjen e deklaratave të ndikimit
të viktimës në gjykatë DD-ja, ZKL-ja, ZSHNJ
– ZKM-ja • Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit të
Procedurës penale.
• Numri i viktimave të cilave u është lejuar
paraqitja e deklaratës së ndikimit në gjykatë.
• Dënimet e shqiptuara të cilat pasqyrojnë
ndikimin e veprës penale në viktimën. 2005-2006 Nuk
nevojiten burime shtesë
STATUSI: Disa aktivitete
• Që nga shpallja e tij me Rregulloren
e UNMIK-ut Nr. 2003/25, Kodi i Përkohshëm Penal i Kosovës
është ndryshuar vetëm një herë. Në
vitin 2004 është ndryshuar në bazë të Rregullores
së UNMIK-ut 2004/19 për të lejuar paraqitjen e deklaratës
së ndikimit nga viktima në gjykatë. Të dhënat
mbi numrin e deklaratave të paraqitura nuk janë në
dispozicion.
• Në bazë të divizionit legjislativ
të MD-së, Kodi i Përkohshëm Penal dhe Kodi i
Procedurës Penale do të ndryshohen dhe do të plotësohen.
Megjithatë, tash për tash, asnjëra nga ndryshimet
e propozuara nuk e rrisin nivelin e mbrojtjes për VT-të.
Mirëpo grupi punues i MD-së i cili do të formohet
për shqyrtimin e ndryshimeve dhe të plotësimeve mund
të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes së
këtyre ndryshimeve.
• Nuk ka të dhëna mbi ndikimin
e deklaratave të ndikimit në dënimet e shqiptuara
për veprat penale.
Objektivi: Struktura e Koordinimit
Aktiviteti (3.16) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Krijimi i një ekipi të gjykatësve të specializuar
për rastet e trafikimit DD-ja, KGJPK-ja, IGJK-ja, • Përcaktimi
i numrit të gjykatësve për secilin rajon për
trajnim, interes, kapacitet dhe përvojë.
• Rastet e zgjidhura përmes sistemit gjyqësor. 2005-2007
BKK
30 000
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.17) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Krijimi i paneleve gjyqësore për rastet e trafikimit,
duke i përfshirë gjykatësit vendorë dhe ata
ndërkombëtar DD-ja, Kryetarët e gjykatave të
qarkut Numri i ekipeve të përbashkëta të gjykatësve
vendor dhe të atyre ndërkombëtar 2005-2007 BKK
Nuk nevojiten burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
Aktiviteti (3.18) Akterët Treguesit e Performancës Periudha
Kohore Burimet
Themelimi i një ekipi prokurorësh të specializuar
DD-ja, ZPPK-ja, Prokurorët kombëtar Dy prokurorë
në secilin rajon për trajtimin e të gjitha rasteve
të trafikimit 2005-2006 BKK
30 000
STATUSI: Disa aktivitete
• Me ndihmën e ekspertëve ndërkombëtar,
ka filluar puna në themelimin e një njësie prej dhjetë
prokurorësh. Kjo njësi është themeluar në
vitin 2007 dhe hë për hë ka gjashtë prokurorë
special dhe një mentor ndërkombëtar. Njëri nga
gjashtë prokurorët special merret kryesisht me rastet
e trafikimit.
Aktiviteti (3.19) Akterët Treguesit e Performancës
Periudha Kohore Burimet
Vendosja e një pike të kontaktit ndërmjet SHTQNJ-së
dhe njësisë për pastrimin e parave SHPK-ja, SHTQNJ-ja,
Sektori për Hetime Financiare Numri i hetimeve paralele financiare
të kryera në pasurinë e trafikuesve 6 muaj Nuk nevojiten
burime shtesë
STATUSI: Aktiviteti në pritje
• SHTQNJ-ja dhe Njësia e SHPK-së
për pastrimin e parave janë pjesë e të njëjtit
drejtorat, mirëpo tash për tash nuk ekziston një
pikë kontakti për koordinimin e hetimeve në kuadër
të këtij drejtorati.
|