Faqja e Parë
Aktivitetet Momentale
 
Udhëheqja e
KLC-së

 

   
Analizat dhe hulumtimet juridike

QJK-s në kuadër të saj punëson juristë të specializuar nga fusha të ndryshme si: civile, penale, proçedurës penale, të drejtat e njeriut dhe për çështjen e pronësisë. QJK-s bën komente në lidhje me zbatueshmërinë e ligjeve dhe rregulloreve para dhe pas vitit 1989. Përveç kësaj, QJK-s harton komente dhe opinione mbi planifikimin e akteve legjislative dhe përputhshmërinë e tyre me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar.

Shkelja e të Drejtave të Njeriut në lidhje me Minoritetet në Kosovë

Në bashkëpunim me Programin Finlandez mbi mbështetjen e të Drejtave të Njeriut për Kosovën (Finnish OHCHR Human Rights Support Programme for Kosovo), QJK-s planifikon të ndërmarrë një projekt hulumtimi për të ekzaminuar situatën e komuniteteve minoritare në Kosovë, që të pasqyrojë në mënyrë të detajuar situatën e tanishme mbi të drejtat e njeriut. Rezultatet finale të këtij hulumtimi do të publikohen si një Monografi mbi të Drejtat e Njeriut, e cila do tu shpërndahet institucioneve akademike, studentëve, si dhe Organizatave Jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare.

Personi kontaktues: aleksandra.dimitrijevic@klc.ipko.org

Hulumtimi mbi Vrasjet në Kosovën e Pasluftës

Në mënyrë që të kemi më shumë njohuri rreth vrasjeve në Kosovë, QJK-s punësoi një staf profesional dhe studentë të Fakultetit Juridik të Prishtinës (hulumtuesit e rinj) për të ndërmarrë një studim mbi vrasjeve që kanë ndodhur në Kosovën e pasluftës. Të dhënat mbi vrasjet u mblodhën nga arkivat e pesë Gjykatave të Qarkut të Kosovës (Pejë, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë).

Hulumtuesit ekzaminuan çdo lëndë dhe u përpoqën të dallonin motivet e krimit, mënyrat sipas të cilave është kryer krimi, arsyet dhe pasojat e krimit si dhe stadin e zhvillimit të proçedurës dhe sanksionet e shqiptuara. Rezultatet e këtij hulumtimi do të prezantohen në të ardhmen në një broshurë për informim të gjerë publik.

Personi kontaktues: klodiana.pura@klc.ipko.org

Programi "Hulumtimet Juridike" i QJK-s ka nevojë për mbështetjen tuaj. Ju lutemi t'i konsideroni donacionet për Qendrën Juridike të Kosovës!