Faqja e Parë
Aktivitetet Momentale
 
Udhëheqja e
KLC-së

 

   
Trajnimet juridike

QJK-s ka eksperiencë të gjatë në dhënien e trajnimeve juridike për instuticione dhe/ose grupe individësh të ndryshëm në Kosovë. Aktivitetet më të rëndësishme janë si më poshtë:

Praktikat e klinikave juridike

Qendra Juridike e Kosovës (në tekstin e mëposhtëm QJK), në orvajtjet për mbështetjen e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës (në tekstin e mëposhtëm FJUP) dhe Fakultetit Juridik të Universitetit të Mitrovicës (në tekstin e mëposhtëm FJUM) ka organizuar dhe përcjellë projektin Puna praktike - juridike.

Projekti përqëndrohet në aplikimin e njohurive teorike - juridike duke i ofruar studentëve zhvillimin e aftësive praktike në përpilimin e propozimeve të ndryshme si psh, padive, aktgjykimeve, ankesave etj. Puna praktike juridike organizohet në tre kategori: në të drejtën penale, të drejtën civile dhe administrative. Ligjëratat mbahen në FLUP dhe FJUM. Gjatë punës praktike juridike, ekspertët organizojnë gjykime të improvizuara në Fakultetet Juridike.

Për këtë qëllim QJK-s planifikon që të përgatisë një gjykatore të improvizuar në FJUP. QJK-s planifikon të zgjerojë përvojën e fituar në organizimin e punës praktike juridike në FJUP duke zgjeruar sferat e punës praktike në klasë në punë praktike - juridike institucionale. Në këtë aspekt, QJK-s shpreson të bëjë një marrëveshje me institucionet siç janë Gjykatat, Prokuroria Publike, Oda e Avokatëve, dhe Burgjet që të pranojnë studentët e FJUP dhe FJUM për një periudhë kohore, në mënyrë që të kenë kontakt të drejtëpërdrejtë në ushtrimin e detyrave të këtyre institucioneve si dhe një qasje praktike në funksionimin e tyre.

Person kontakti: klodiana.puro@klc.ipko.org

Arsimimi i Vazhdueshëm Juridik për Shërbyesit Civilë

Projekti Arsimimi i Vazhdueshëm Juridik (AVJ) përfshin implementimin e trajnimit arsimues juridik për shërbyesit civilë në komunat e Kosovës, dhe ndihmën e komunave në formësimin dhe realizimin e agjendave të tyre për reformë legjislative të qeverisë vendore. Me qëllim të realizimit të një qeverisjeje të mirë, është esenciale të përforcohet një administratë lokale më e përgjegjshme, efektive dhe funksionale.

Projekti AVJ është dizenjuar për të siguruar një forum për diskutime dhe adresime, me shpresë për zgjidhjen e pyetjeve dhe vështirësive që janë paraqitur me aplikimin e Ligjit Administrativ të Kosovës.

Gjatë implementimit të ligjit administrativ, projekti Arsimimi i Vazhdueshëm Juridik ka për qëllim të përqëndrohet si në përmirësimin e njohurive teorike juridike të trajnuesve ashtu edhe në zhvillimin e aftësive praktike të tyre. Ekspertët që ligjërojnë Klinikat Praktike Juridike janë zgjedhur nga Qendra Juridike e Kosovës, dhe përfshijnë profesionistë Kosovarë ligjorë si, profesorë të fakultetit juridik, avokatë dhe nëpunës të lartë.

Qendra Juridike e Kosovës planifikon të bëj 96 sesione brenda dhjetë moduleve në tema ligjore si Organizimi i Administrimit Publik dhe Funksionet, Aktet dhe Proçedurat Administrative, Ligjin e Aplikueshëm mbi Shërbimet Civile në Kosovë, Rregulloren nr. 36/2001 dhe Rregulloren 2000/45 të UNMIK-ut mbi Vetëqeverisjen e Komunave në Kosovë.

Projekti tani është duke u implementuar me pjesëmarrje aktive të nëpunësve ligjorë nga 24 komuna, dhe me një bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kosovar për Administrim Publik (IKAP) dhe Departamentin e Demokratizimit të OSBE-së.

Personi kontaktues: naser.ashimi@klc.ipko.org

Trajnimi Juridik për Trupat Mbrojtëse të Kosovës

Trajnimi juridik i oficerëve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) pati si qëllim ofrimin e njohurive bazë oficerave ligjorë për të Drejtën Kushtetuese, të Drejtat e Njeriut, të Drejtën Humanitare si dhe parimet bazë të sistemit juridik.

Përmbajtija e sesioneve kishte tema të rëndësishme të ofruara me metoda interaktive të mësimdhënies. Ky trajnim u fokusua në ligjet e zbatueshme në Kosovë si dhe në të Drejtën Ndërkombëtare.

Ky projekt përfundoi në Verë të 2003.

Programi "Trajnimet Juridike" i QJK-s ka nevojë për mbështetjen tuaj. Ju lutemi t'i konsideroni donacionet për Qendrën Juridike të Kosovës!