SHPALLJE
PËR VEND TË LIRË PUNE
Menaxher
i Programit në Qendren Juridike të Kosovës
Qendra
Juridike e Kosovës (QJK), është një organizatë
e pavarur, jo qeveritare (OJQ) dhe joprofitabile. U themelua në
Qershor të vitit 2000 nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim
në Evropë Misioni në Kosovë (OSCE/OMIK), Departamenti
për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e së Drejtës.
QJK shërben si gurrë e pashtershme e përkushtuar
në zhvillimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e të
drejtave të njeriut. QJK është OJQ profesionale,
e udhëhequr nga vendorët dhe e pavarur, e cila përqafon
dhe promovon parimet demokratike, multikulturalizmin, standarde
të larta etike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të
drejtave të njeriut. QJK për nga themelimi është
neutrale, pa paragjykime dhe jo politike.
Raportimi
Menaxheri
i programit i raporton drejtëpërdrejtë Drejtorit
të QJK-së.
Detyrat
dhe Përgjegjësitë
Menaxheri
i programit është përgjegjës për mbikqyrjen
e së paku 2-3 programeve.
•
Përpilon dhe përgatit programe dhe projekt propozime;
• Përgatit buxhetin dhe raportet financiare;
• Mbikqyrë dhe përgatit raportet financiare mujore;
• Udhëheqë dhe mbikqyrë programet dhe projektet;
• Vlerëson programet dhe projektet;
• Përpilon raportet javore dhe oraret e aktiviteteve
për Koordinatorin e Programit;
• I raporton donatorëve;
• Kërkon fonde për projekte;
• Sipas nevojës përkthen dhe rregullon dokumente
të ndryshme;
• Siguron asistencë ligjore dhe ekspertizë;
• Përfaqëson QJK-në në takime të
ndryshme;
• Themelon dhe mirëmbanë kontakte me donator dhe
palë të tjera të kyçura në projekte;
• Kryen detyra të tjera sipas kërkesës.
Kualifikimet
•
Diplomë juridike;
• Minimum 5 vjet përvojë pune;
• Njohuri të menaxhimit financiar dhe projekteve;
• Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim
të shkresave edhe në gjuhën Angleze;
• Njohuri të gjuhës Angleze profesionale;
• Aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese;
• Përvojë me intervistime;
• Aftësi kompjuterike, posaqërisht në procesim
të fjalëve;
• Aftësi të forta organizative dhe vetëmotivuese;
• Aftësi për punë në ambient multietnik
dhe jopolitik;
• Njohuri të funksionimit të strukturave dhe institucioneve
ligjore dhe gjyqësore; dhe
• Aftësi për punë nën presion të
kohës.
Procedura
e aplikimit
Aplikantët
duhet të dorëzojnë në QJK këto dokumente:
1) Një CV të detajizuar
2) Një letër motivuese që shprehë interesimin
për këtë pozitë.
Personi kontaktues:
Znj.
Klodiana Puro, Qendra Juridike e Kosovës
Tringë Ismajli 6/4, 10000 Pristina,
Tel: 038 247-163,
E-mail: klodiana.puro@klc.ipko.org
QJK
do t’i kontaktoj vetem kandidatët që hyjnë
në zgjedhje të ngushtë.
Emërimi
në pozitë pritet shumë shpejtë.
Vetem
aplikacionet që dorëzohen në QJK para datës
20 Mars, 2007 do të merren në konsiderim.
|